FOTOT: Takimi në fortesën mesjetare, Merkel viziton Macron në rezidencën e pushimeve

20 Gusht 2020, 21:40Bota TEMA
FOTOT: Takimi në fortesën mesjetare, Merkel viziton Macron në

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron u takuan pranë mureve mesjetare të një fortesë në brigjet e Mesdheut për të hartuar hapat e radhës të dyshes që po drejton Bashkimin Europian.

Në rrënojat e “Fort de Bregancon”, liderja gjermane u përshëndet nga larg nga presidenti francez dhe bashkëshortja e tij dhe nuk shtrënguan duart për shkak të pandemisë.

“Vendi më i mirë në botë”, dëgjohet teksa shprehet Merkel, e cila diskuton me Macron detajet e fortesës, që është njëkohësisht dhe rezidenca verore tradicionale e liderëve të Francës.

Më pas, ata vendosën maskat mbrojtëse për të nisur bisedën serioze. Libani, protestat anti-qeveritare në Bjellorusi, tensionet mes Greqisë e Turqisë, si dhe kriza e Covid-19 ishin ndër temat kryesore që u cekën nga dyshja franko-gjermane.

Merkel, duke marrë parasysh se qëndrimit të saj në pushtet po i vjen fundi, po kërkon që të çimentojë progresin në disa prej synimeve afatgjatë, larg nga drama e përditshme e zhvillimeve ndërkombëtare.

Sipas dy zyrtarëve të qeverisë së Berlinit, të cituar nga Reuters, në to përfshihet përcaktimi i marrëdhënies së ardhshme të Europës me Kinën, riorganizimin e Unionit pas largimit të Britanisë dhe fuqizimi i rolit të Europës si fuqi ushtarake dhe ekonomike.

Në korrik, Merkel dhe Macron punuan së bashku për të bindur vendet anëtare në aprovimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë koronavirus. E gjithë vëmendje mbetet tek ajo që mund të bëjë kjo dyshe përpara se të bëhet zgjidhet një emër i ri në drejtim të Gjermanisë dhe përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës në vitin 2022.

4 komente në “FOTOT: Takimi në fortesën mesjetare, Merkel viziton Macron në rezidencën e pushimeve”

  1. spaku pordhacaku says:

    Po priti Evropa nga macroni, vaj me det….???

  2. Old is gold says:

    Angelique mon amour! Kuje moaj zatqene, se mi thave syte!!!

  3. Muter xhelozja says:

    Fotoja e dyte. Zonja Makron turfullon: Na i prishi pushimet kjo matufja gjermane. Ktij temit tash po ja ndreqi qefin ma vone.

  4. truk says:

    do të vendosin për fitoren e PSG-së
    sepse nuk ka ndohur bllof në finale ?!!
    do të thyhet rregulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje