Nuk keni ide ç'të bëni këtë fundjavë? Merrni miqtë e familjarët dhe bëni "barbeque" te Liqeni

23 Gusht 2020, 13:03Lifestyle TEMA
Nuk keni ide ç'të bëni këtë fundjavë?

A e dini se në Parkun e Madh të Liqenit është një zonë barbeque, ku mund të kaloni një fundjavë të bukur me një peizazh fantastik?

Hapësira rekreative e ndërtuar buzë liqenit dhe e rrethuar me gjelbërim ka të gjithë elementët e nevojshëm si: skara, tavolina, stola, kosha, për një piknik në natyrë!

Kështu që këtë fundjavë, merrni miqtë dhe familjarët e shkoni te Parku i Madh i Liqenit. Ndërkohë që fëmijët luajnë e argëtohen te këndet e lojërave, të rriturit mund të bëjnë barbeque dhe të shijojnë disa orë qetësie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje