Antonio Conte nuk po kalon një moment aspak të mirë, sepse pas humbjes në finalen e Europa leagues kundër Sevillas ka vë në në dyshim edhe të ardhmen e tij në pankinën e Interit, ndërsa së fundi ka rënë pre edhe e një mashtrimi që i kushton rreth 30 milionë euro.
Për të hedhur dritë mbi këtë, janë dy vendime të gjykatës tregtare angleze, një ra e muajit korrik dhe tjetra e muajit gusht, që sqarojnë sesi Conte dhe 7 të tjerë, përfshi edhe shoqërinë Superb Sport Limited, ranë pre e një mashtrimi.
Massimo Bichocchio është financuesi italian, që zotëron kompani të ndryshme investimi dhe ka mashtruar Conten e të tjerë, nëpërmjet kompanisë Kidman.
Sipas marrëveshjes, Bichocchio u merrte para Contes dhe të tjerëve, për t’i përfshirë në një skemë investimi frytdhënëse, ku do të merrnin pas shumë më tepër brenda 30 qershorit 2020.
Megjithatë paratë nuk u kthyen dhe për më tepër, Conte dhe 7 të tjerët e përfshirë në mashtrim, kanë kuptuar që edhe adresat e kompanisë ishin false. Në skemë ishin përfshirë edhe dokumente të falsifikuara të bankës së njohur angleze HSBC, ku vetë Bichocchio ka punuar më herët, por kjo e fundit mohoi çdo lloj lidhjeje me kompaninë Kidman.
Duke qenë se Bichocchio nuk e shleu detyrimin ndaj personave të mashtruar, gjykata angleze ka dhënë urdhër sekuestrimi për pasuritë e tij, përfshi vilën llogaritë bankare dhe vilën në të cilën Conte ka jetuar në Londër kur drejtonte Chelsean.
Ja kjo eshte nje firme piramidale, qe ka qepur aq bukur letrat, sa ja ka hedhur dhe profesionisteve, pasi Conte me shoke kane ekonomistat e tyre qe administrojne gjendjen financiare te tyre.
Pra dhe kata jane mashtruar nga nje firme piramidale, qe godet me precizion, qe do te thote nuk mashtron ne mase nje popull te tere, por persona te vecante.
Pra per ata qe nuk e dine ose bejne sikur nuk e dine (pjesa me e madhe nuk e dine), firmat piramidale jane si kamaleone, kane dhe marin format nga me te ndryshmet.
Ne rastin e Contes e kompani ata punojne disa vite per tu shfaqur si bankiere ose bashkepunetor bankash ose aktivitet financiar privat me fitime te medha, pastaj hedhin rrjetat per peshqit e seleksionuar ose per peshqit ne mase, pa dallim, duke i perfshire pothuajse te tere ne ato zona ku hedhin rrjetat.
Ata nuk ja kane mare te 30 milionet Contes menjehere, por gradualisht psh heren e pare e kane bindur (mbushur mendjen) te investoi 500 mije euro dhe pas 6 muajsh i kane paraqitur kartelen e fitimit psh 50 mije euro.
Sheh Conte ne llogari bankare te cilen ka bere depozitimin se vertete, llogaria e tij bankare u rrit me 50 mije euro. Tani ka gjendje 550 mije euro.
Preferon ti terheqesh te tera apo preferon te investosh akoma te tjera?
Po i terheq thote Conte, pastaj duke pare e duke bere.
Ekonomisti i tij kryen veprimet dhe cdo gje rezulton ne regull. Ai terheq 550 mije euro nga ajo llogari bankare qe ka depozituar dhe i rikalon ne llogarine e tij personale.
Komunikon dhe meca shoke te tij qe e di se dhe ata kane investuar si ai ne ate firme investuese, te cilet i thone; njeri i thote une terhoqa vetem fitimin dhe ma dhane menjehere, tjetri i thote une e lash dhe per 6 muaj te tjera dhe sipas llogaritjes rezultoj ne fund te vitit me kete gjendje totale, investova 1 milion euro dhe kam 1 milion e 100 mije euro.
E keta jane me dhjetra e qindra qe kane investuar keshtu, te pusi pa fund, por kujtojne se eshte me fund.
Ca ben Conte?
Porosit te tijet te investojne 1 milon euro, pret dhe 6 muaj te tjera, terheq vetem fitimin 100 mije euro dhe pas psh nje muaji porosit te tijet te shtojne dhe 500 mije euro te ajo depozite = 1.500.000 euro.
E keshtu ngecin si mizat ne mastiçin me sheqer.
Kur e kuptoje se pusi eshte pa fund, dhe ja perpine investimin e tyre?
Kur sejcili prej atyre qe kane investuar ne ate firme, kane investuar thase me euro.
Ai, mbledhesi i depozitave (investimeve) te tyre, nga i qene, automatikisht behet i paqene, sikur nuk ka kezistuar, e pastaj zbulohen ne zinxhir gjitha maskaralleqet.
Pasi mashtrojne ne psh zonen e iks shteteve, zhduken dhe shfaqen me emra te tjere, me forma te tjera, me teknika te tjera ne iks shtete te tjera, e keshtu vazhdon.
Pasi ata jane si ujqerit qe i versulen deleve, kapin ato dele qe mund te kapin. Ke nuk e kapin dot, nuk eshte problem per to. Pasi ata shkojne menjere te stani tjeter, ku jane delet e tjera. Ata nuk humbin kohe kurre ti kapin te tera delet e nje stani, pasi nuk kane kohe. Ata kapin delet me ngordhalaqe te cdo stani, me teknike nga njeri stan ne tjetrin.
Sepse keto lloj delesh kane nje te keqe te madhe; shkojne te gjitha njera pas tjetres.
Kjo eshte ceshtja.
Fiks fare Budallenj tafmaqare ka gjithandej E ke pershkruar ne menyre perfekte
Po se mos i rra qylykes u lodh conte qe i beri ato lek
Conte me fal! Hahahaha….