Partizani pritet që këtë vit të inagurojë kompleksin e ri modern. Punimet kanë disa vite që kanë nisur, por për një kohë të gjatë ngecën.
Tashmë, stadiumi në pjesën më të madhe ka përfunduar dhe pritet vetëm vënia e tapetit, stolave dhe ndriçimit.
Në vendin ku priten të ndërtohen dy fushat e stërvitjes, nuk kanë nisur ende punimet, por shpresohet shumë që deri në fundin e muajit shtator të ketë përfunduar të paktën një fushë.
Më poshtë mund të ndiqni disa pamje te fundit nga stadiumi dhe kompleksi.