PD, përmes Bardh Spahiut, ka replikuar me ministren Ogerta Manastirliu, lidhur me një raport të OBSH të cituar nga presidenti Ilir Meta lidhur me numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri, në raport me popullsinë.
“Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!”, thuhet në reagimin e PD.
Më herët Manastirliu tha se presidenti iu referua një raporti të 2016 për të sulmuar qeverinë. Manastirliu thotë se ky problem në të kaluarën erdhi si pasojë e një vendim aburd të qeverisë Berisha-Meta në 2009-2013, ku u bllokuan specialimet e mjekëve të rinj.
Reagimi i plotë i PD:
Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!
Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?
Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?
Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!
Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?
Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?
Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!
Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët!
Nuk besoj se B.Spahija eshte ne gjendje te replikoj me kedo.Thjesht se ai eshte nje budalla deri diku i arsimuar e pa ma te voglin inteligjence njerezore.Fatkeqesia me e madhe e SHKODRES e gjendja krejtesisht e mjerushme ne te gjitha anet e saj,ka te bej me perfaqesuesit e saj ne parlamentin shqiptar e pa pjeter ne drejtimin e Bashkis se Shkodres ne 30 vitet e fundit nga ana partiakeve PD -ist.Ne te gjithe historin parlamentare shqiptare (sot e kto 20 vitet e fundit) perfaqesuesit e Shkodres ne parlamentin shqiptar jane thjeshte me te paaftit e me pak te arsimuare(kan diploma made in “kristal” apo te ngjashme me te-me nje fjale diploma fallco) e patjeter me pak intelektualet e ketij parlamenti.Genjeshtar,mashtruesa,manipuluesa si ato,thjeshte shakllabane si ato.Mjere Shkodra e fatkeqesi e saj per kto parlamentar e jo me te flasesh per PD ku kto hora e shakllabane jane edhe pjestar te keshillave drejtuese te PD.Si mendoni miq: a mund te kete mundesi qe ne PD ka element kaq te paafte qe mund ta perfaqesojne Shkodren apo popullin shqiptar ne parlament? Un mendoi se jo e kjo eshte fatkeqesi kombetare.
Keq vertete se me sa duket nuk po u bie gje ne xhepat tuaja more hajdute ordinere dhe te certifikuar, me ne krye kryehajdutin likja, e sala me kompani. Ndersa sa i perket ketij mender mjekut (ne fakt nuk eshte i tille, por as politikan nuk eshte se nuk behet politike me vdekjen), ai e di mire se faji eshtei i pd dhe kryesisht i tij sepse ka bllokuar pergatitjen e mjekeve te rijn per sistemin, kur dihet mire se mjek nuk behesh per 3 apo 7 vjet, por minimalisht duhet nje 10 vjecar qe te kete mundesi qe nje i ri te pergatitet per te filluar nga puna ne shendetesi, apo jo o gjitholog, djali i nje krimineli dhe vete si i ati kriminel ordiner.
PD do jete fajtore per cdo gje qe ndodh edhe 20 vjet me pas duke nisur qe tani o trangull.Gropa qe keni bere ne kete vend eshte kaq e thelle sa nuk thuhet.Ju prishet njeriun!Duhet kohe te kthehemi ne normalitet.