Lubonja kundër Ramës negociator për krizën në Bjellorusi: Ja si duhet t'i drejtohet Lukashenko për ta nxjerrë jashtë loje

24 Gusht 2020, 18:59Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur mbi faktin se Edi Rama mund të jetë negociator në Bjellorusi mes palëve politike si kreu i OSBE-së, u shpreh se kryeministri shqiptar nuk është njeriu i duhur për të negociuar.

Lubonja u shpreh se nëse Rama do të negocionte, me siguri që pala e Aleksandër Lukashenkos do i thoshte që “ti ke vjedhur zgjedhjet në Shqipëri, e do negociosh për cështje të tillë”.

“Ajo që kemi vënë re për Bjellorusinë është se blloku që drejtohet nga Rusia, akuzon Perëndimin se po hyn në punët e Bjellorusisë, për arsye gjeo-politike, për të zgjeruar zonën e tyre të influencës.

Nga ana tjetër, nuk mohohet se Perëndimi nuk ka të njëjtin standard kur bëhet fjalë për shtete me prerje autoritare që janë në krahun e vet si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia apo sic janë Bjellorusia që është me Rusinë apo sic ishte Ukraina.

Për t’u kthyer tek Edi Rama, mendoj se nuk është përfaqësuesi më i mirë për të folur atje për vjedhje votash. Ata mund t’i thonë se ke bërë zgjedhje me mafien në Shqipëri, ti ke bërë zgjedhje pa opozitë, ti do vish të na tregosh ne zgjedhjet.

Rama është negociaor i brishtë , nëse Perëndimi do e zgjidhte si të tillë. Është problem që te negociojë prsh Vucic, Gjukanovici apo Rama.

Rama do të bëjë rolin e vet, që të flasë për demokracinë atje, edhe pse brenda vendit të vet ka prirje autoritariste. Nëse Rama do zgjidhte dicka, do të ishte dicka e mirë. OSBE vetë mban qëndrime të buta ndaj regjimeve autokrate”, tha Lubonja.

Në lidhje me situatën politike aktuale në Shqipëri, Lubonja theksoi se gjendemi në krizë të thellë, e se vendi po rrëshket gjithnjë e më shumë, edhe nga mungesa e shtetit.

Klasa politike e jona ka hyrë në politikë më shumë për interesa të veta ekonomike, për të mbajtur apo shtuar pasurinë etj. Ndërsa, klasa politike ruan pasurinë që ka, vendi po rrëshket në krim, shumë vrasje, krime shoh. Nga opozita presim shumë, por nuk e dimë sa do ia dalë.

Pashë deklaratë nga Rudina Hajdari që tha do krijojmë parti me ajkën e njerëzve. Nga ana tjetër, sa i përket opozitës jashtë-parlamentare duket se beson shumë se Ramës i kanë ikur nga duart shumë gjëra dhe nuk di sa mund ta motivosh kur mendon se ke fitore të sigurt.

Unë mendoj se duhet të ketë më shumë motivim. Opozita vetëm premton e nuk dimë nëse do ketë projekte reale. Duhet parë si mund të shkatërrosh këtë ekonomi kriminale dhe të zëvendësosh këtë me ekonomi të shëndoshë e nuk shikoj dritë. Duhet të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Jemi në krizë sic kemi qenë, madje kjo është krizë edhe më e thellë, por më e qetë”, u shpreh Lubonja.

I pyetur më tej për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Lubonja deklaroi se ka dëgjuar një teori, sipas së cilës, Donald Trump i zhvillon bisedimet Kosovë – Serbi në Uashington, në fushatë elektorale, që të fitojë vota nga lobi serb në Ohajo.

Sipas tij, nëse kjo teori rezulton e vërtetë, mund të ishte një lajm i keq për shqiptarët.

“Mesa pashë unë, janë shtyrë në datë 4 shtator bisedimet mes Kosovës e Serbisë në SHBA. Mendohet se bisedimet lidhen me zgjedhjet, do të thotë se ka interesa Donald Trump për këtë lloj takimi përpara zgjedhjeve sepse kjo i sjell përfitime.

Më duket e cuditshme që në Amerikë të tërheqë lobin serb, por gjithë ajo Amerikë e paska lobi serb kaq rëndësi. Janë disa shtete ku luhet në fushatë, sepse ka shtete ku ka luftë të fortë politike.

Në Ohajo sa duket kishte rëndësi lobi serb. Nëse është kështu, do ishte problem për shqiptarët. Nëse është bërë për lobin serb, i bie që Serbia mund të marrë avantazhe.

Gjithmonë i kthehemi tezës të ndryshimit të kufijve. Lobi serb mund të marrë fitime dhe ndaj duhet të shqetësohemi. Mua kjo më duket hipotezë, por e besueshme”, përfundoi Lubonja.

 

12 komente në “Lubonja kundër Ramës negociator për krizën në Bjellorusi: Ja si duhet t’i drejtohet Lukashenko për ta nxjerrë jashtë loje”

  1. Lubonja, dështak i lindur.?? says:

    Lubonja, plase nga marazi o derëzi .
    Luftën me Ramën e ke të humbur, sepse ai ka lindur fitues,kurse ti dështak

  2. Qefliu says:

    Mos ja vini re Lubonjës.Burgu e ka lënë me të meta mendore.

    1. vang says:

      PLAS TI LUBONJA PLAS NGA MARAZI.U BERE QESHARAK TASHME.SKE PIKE SERIOZITETI.

  3. Lulushi says:

    Qumeshti kur zhizhitet , ne fund te kusise le nje shtrese pak te trashe dhe eshte si e zeze. Nga anet tona ne kesaj shtrese te djegur e quajme KRROME. Ndaj them se krroma e djegur nuk mund t’e duket me e mire se AJKA E QUMSHTIT. Per ajken e qumshtit ka kenduar dhe populli. Mirese erdhe tek une // o moj,ajke e qumshtit / Ose : Te ndricon kjo gusha ,pordi ajke equmdhtit.
    Per ta ofenduar nje njeri ne dukje pisanjos ,si nga pamja e jashteme dhe shpirti i zi i themi : qenke krrome…….. Edhe ti,o Lubonje je nje krrome !

  4. h says:

    Ky loqja,hedh fishekzjarrë leksike që të mahnisi të varfërit e bathores.

  5. sokrat says:

    Sipas Lubonjes, Shqiperia nuk duhet te merrte Presidencen e OSBE dhe per pasoje as Rama nuk duhet te pranonte detyren e Kryetarit! Ke te cojme Berishen, Lulin, Monen apo ndonje tjeter? Ky lloj analisti vetem shan vendin e tij dhe e nxin cdo gje. Deri tani nuk mbaj mend nje koment pozitiv per cfaredo gjeje qe eshte bere ne Shqiperi. Perse na duhet ky analist dhe analizat dashakeqe te tij? Ky nuk duhet degjuar dhe duhet injoruar!

  6. petrit says:

    Antishqiptar, llafazan, egoist, djallezore,- I zhyer , i wyer per HY fatos, ja ca je ti. Vjen nga italia dhe i jep ” leksione” budallenjeve ne shqiperi. sa turp per ty, sa turp per mediat qe te japin hapesire ty, njeri pa vlere.

  7. Shabani says:

    Rofsh o mero djali na solle ne humor sot …..me siper gjon markagjoni turi sholla….tani ky kroma ….

  8. 19 says:

    Mos ja vini re se eshte gjynaf e ka dhe nga burgu dhe nga vapa dhe nga qe si ngrefet fare dhe eshte ne siklet .lereni ne hall te vet.

  9. Life is game says:

    Ketij mund ti themi edhe Zdroms!
    Kyt Lubonjen dhe AB, Rama po i bene me kancer! Nga marazi, semundja me e rende psikologjike e humanoidit!

  10. Dash Pacja says:

    Tosi,
    me listat e hapura Rama pa dashur te ka dhene nje shanc te madh. Prandaj mos e humb! Hidh kandidaturen per deputet i pavarur dhe me pas shpalos vlerat e tua absolute dhe universale duke habitur menc tere intelektualet, politikanet dhe filozofet e te gjithe kohrave.

  11. Fahriu i Xhemiles says:

    Na e late prap Ramen ne pushtet,ju plehra te tipit YLBER,po ctaksirate kemi ne te ndegjojme ty se Rama nuk te pullos,po kaq te marre je beri,sa keni humb orientimin ne kohe dhe hapsire,se zaten ty te nxorri jasht loje rregjimi i tyt eti,po ky i gjati te beri byrek fare,po pse keshtu do rrezoni Ramen ju,hajde hajdar ,hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje