LSI kishte Vasilin e Tavon ministra Shëndetësie, Meta "tronditet" nga raporti i OBSH për mjekët: Problem shumë serioz, duhen sa më shpejt politika largpamëse

24 Gusht 2020, 10:14Politika TEMA

Presidenti i vendit Ilir Meta ka theksuar se në këtë kohë pandemie duhet politika më largpamëse. Sipas tij jo vetëm për të frenuar largimin e mjekëve, por edhe për të motivuar personelin shëndetësor në vend.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.

Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor. “, shprehet Presidenti.

Reagimi i plotë:

Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor. OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj.

Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme.

Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.

Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor. 

Ky reagim i Metës vjen pasi, OBSH-ja e rendit Shqipërinë mes vendeve me numrim më të ulët të mjekëve. Per hir te se vertetes LSI, partia e Metes, ka pasur ministra Shendetesie me mandat te plote ne dy qeverisje Petrit Vasilin dhe Vangjel Tavon. Ndaj te habit fakti se kujt i ankohet Meta pert shendetesine.

3 komente në “LSI kishte Vasilin e Tavon ministra Shëndetësie, Meta “tronditet” nga raporti i OBSH për mjekët: Problem shumë serioz, duhen sa më shpejt politika largpamëse”

  1. Peshtirosje says:

    I ndrite shpirti DRITAN PRIFTIT.

  2. Nos Pal Gjiku says:

    Minister Shendetsie si Z. Nard Noka nuk i vjen ma vendit te shQIponjave. Eh qofte per ate kohe….

  3. elidon says:

    ue si kane ndryshuar keta, atehere likja si derr, titi si kallam tani likja si flete cigare titi si derr i eger, vetem hunda 3 kile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje