Dëshmia e nënkolonelit të Sigurimit Mark Dodani: Ja e vërteta e vrasjes së ‘5 Heronjve të Vigut’, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja

24 Gusht 2020, 08:39Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shumëpërfolur të 22 gushtit të vitit 1944, kur pesë djem të rinj, Ndoc Dedë Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestarë të çetës partizane “Pukë-Mirditë”, teksa ishin duke shkuar për në rrethin e Mirditës, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodrës për të përhapur idetë komuniste dhe për të rekrutuar djem të rinj të asaj krahine për në rradhët partizane, mbetën të rrethuar nga xhandarët e Komunës së Kalivaçit. Dëshmia e rrallë e Mark Dodanit, ish-oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendëshme me gradën nënkolonel në organet e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëluftëtar i tyre në çetën “Pukë-Mirditë”, lidhur me atë ngjarje të bujshme ku mbetën të vrarë “5 Heronjtë e Vigut”, që nga shtëpia ku ata kaluan natën dhe u morrën në besë prej tyre, si u rrethuan ata nga xhandarët e Pjetër Llesh Gjegjanit dhe kush ishte njeriu që dyshohet se i spiunoi ata, përse “Pjetër Mustakuqi”, nuk pranonte që të hiqte pritën edhe pasi aty shkoi paria e pleqësisë së Vigut, si e argumentonte ai Kanunin se pesë të rrethuarit nuk mund të merreshin në besë, vrasja e pesë pjestarëve të atij njësiti partizan dhe marrja e trupave të pajetë nga familjet e tyre, e deri tek hakmarrja e regjimit komunist në vitin 1948 ndaj të akuzuarëve si përgjegjës për atë ngjarje, duke vrarë 20 pjestarë të “bandës së Pjetër Mustakuqit

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga dje)

Shoku Mark, është thënë se atyre ju ka çuar ujë një grua e moshuar?

Po kjo gjë është e vërtetë, duke parë se pesë shokët e njësitit kishin afro tetë orë të rrethuar dhe prej vapës së madhe ishin të djegur nga etja, aty pranë bashkë me fshatërët që ishin mbledhur për të parë se ç’po ndodhte, ishte dhe një grua e moshuar, e quajtur Drane Jaku, e cila ishte nëna e partizanit Gjon Jak Cera, të çetës “Pukë-Mirditë” nga fshati Gomsiqe. Nënë Dranja mori një kotruve me ujë dhe u fut brenda rrethimit të pritës, pa marrë parasysh presionet e njerzve të Pjetër Lleshit që u përpoqën ta pengonin atë për të mos shkuar tek ata. Dranja i’u përgjigj njerzve të pritës, se ata i kishte miq shtëpie dhe shokë të djalit, e nuk e ndaloi hapin edhe pse njerzit e Pjetër Lleshit e kërcënëuan. Ajo vajti tek pesë shokët e njësitit që ishin rrethuar dhe ju dha ujë. Në atë kohe që nënë Dranja shkoi tek ata, duhet të kishte kaluar ora katër e pasdites. Ajo ju tha atyre: Ju lumtë që nuk po dorzoheni, por ruajuni se do t’ ju vrasin. Në çastin kur Dranja do të largohej, ata i thanë se po të kishte mundësi t’ju kryente një detyrë, duke ju dërguar një letër për çetën “Pukë-Mirditë” ku ishte dhe djali i saj Gjoni, ose për në Shkodër. Pasi Dranja i siguroi se e merrte përsipër atë gjë, ata e shkruan shpejt e shpejt letrën që tashmë është e njohur nga të gjithë dhe pasi ajo e futi në gji, u largua duke dalë nga rrethimi për në shtëpinë e saj.

Çfar ndodhi me pesë të rrethuarit pas largimit të asaj gruas që ju dha ujë?

Pas largimit të nënë Dranes, kur ora po shkonte rreth katrës apo pesës së pasdites, njerzit e Pjetër Lleshit që kishin organizuar pritën nga pozicionet që kishin zënë, ju bënë thirrje edhe njëherë pesë partizanëve të njësitit, që të dorzoheshin, ose për ndryshe ata do t’i vrisnin. Pas këtij paralajmërimi që ju bënë njerzit e Pjetër Lleshit, të pesë partizanët e rrethuar, duke mos besuar për asnjë çast se do vriteshin, ju përgjigjën atyre se nuk do dorzoheshin, pasi ishin në besë të shtëpisë së Gjin Lleshit.

Cili ishte reagimi i Pjetër lleshit dhe njerzëve të tij pas kësaj përgjigjie që morën nga të rrethuarit?

Menjëherë pas këtyre fjalëve kanë nisur bataretë e pushkëve.

Kush e nisi pushkën në fillim, pesë partizanët e rrethuar, apo njerzit e Pjetër Lleshit?

Kjo gjë nuk dihet e saktë, jo vetëm nga unë, por besoj dhe nga ata që kanë qenë atë ditë në vendngjarje, pasi në atë pyll vështirë, se mund të merrej vesh se nga vinin plumbat.

Sa ka zgjatur beteja me armë në mes tyre, sepse është thënë se aty është bërë luftë e madhe?

Sapo kanë nisur pushkët e para, të pesë partizanët e rrethuar, kanë qëlluar në drejtim të njerëzve të Pjetër Lleshit, me të gjitha armët që kishin nga pozicionet që kishin zënë. Përpjekja me armë ndërmjet tyre nuk ka zgjatur më shumë se gjysëm ore, për arsye se vendi ku ndodheshin pesë partizanët e rrethuar, ishte krejt i zhveshur dhe ata nuk kishin mundësi për t’u mbrojtur. Ai vend quhet Papardhoku i Buzabardhit të Vig-Kaster, në breg të lumit të Vomës. Për këtë arsye dhe përpjekja me armë nuk zgjati shumë, pasi njerzit e Pjetër Lleshit që kishin organizuar pritën, ishin shumë dhe e njihnin me pëllëmbë vendin.

Kush është vrarë i pari nga ata të pestë?

Nuk dihet me saktësi se kush është vrarë i pari nga ata, por thuhet se Naim Gjylbegu bashkë me Ndoc Dedë Markun, kanë sulmuar të parët në drejtim të njerzve të pritës për të çarë rrethimin dhe ata të dy kanë ngelur të vrarë në fillim. Por kjo gjë është me të dëgjuar, sepse nuk dihet e vërteta se kush u vra më shpejt, e kush më vonë.

 Çfar ndodhi pas vrasjes së tyre?

Menjëherë pas vrasjes së tyre, njerzit e Pjetër Lleshit u afruan tek ata dhe ju muarën armët, çantat me çfarë kishin dhe u larguan, duke urdhëruar që ata të mos i varroste njeri, por t’i linin aty, t’i hanin qentë pa varrosur.

Po gjatë gjithë asaj kohe prej tetë orësh që ata të pestë qëndruan të rrethuar, ku ndodhej çeta “Pukë-Mirditë”. A kishte dijeni ajo se ata ishin të rrethuar dhe përse nuk u erdhi në ndihmë?

Çeta “Pukë-Mirditë” e cila në atë kohë komandohej nga Kozma Stefi, ku bënin pjesë dhe shokët e deleguar të Qarkorit të Shkodrës, si Frano Jakova, Emin Reshiti (Emini) si dhe disa partizanë vendas tepër të njohur, si Mat Doda i Gomsiqes, Pren Llesh Çuni i Kalivaçit etj., ditën e 21 gushtit 1944, kur ka ndodhur rrethimi i pesë shokëve, është ndodhur në fshatin Buzhalë, që bie në mes Mnelës, Vigut e Korthpulës, ku ishin në pritje të pesë shokëve. Aty ka qenë një pjesë e çetës, pasi çeta vepronte e copëzuar. Ky vend ndodhet rreth një orë e gjysëm larg nga Buzabardhi, në një distancë që dëgjohen krismat e armëve.

A janë dëgjuar krismat e armëve nga partizanët e çetës atë pasdite kur ndodhi vrasja e tyre?

Po, të gjithë partizanët që janë ndodhur në atë vend, i kanë dëgjuar krismat e armëve, por ato nuk e dinin se nga vinin ato armë dhe çfarë po ngjiste në Buzabardh. Po atë mbrëmje, pasi pushuan bataretë e pushkëve, nga komanda e çetës u aktivizua një fshatar vendali, i quajtur Nikoll Preng Rrasa, nga fshati Bushal, që ishte mik i ngushtë i Mat Dodës, që të verifikonte se çfarë kishin qenë ato pushkë. Pas kësaj, çeta ka qëndruar në pritje gjithë natën për të marrë vesh se ç’kishte ngjarë, sepse ata ishin në pritje të shumë shokëve që do të shkonin të bashkoheshin me çetën, sipas detyrave që kishin marrë nga Qarkori i Shkodrës.

Kur e mësoi çeta lajmin e vrasjes së pesë shokëve?

Të nesërmen, në mëngjezin e 22 gushtit 1944, në vendin ku qëndronte çeta, shkoi djali i Mat Dodës, i cili kishte marrë letrën (që shkruan pesë shokët para vrasjes) nga gjyshja e tij nënë Mrika, së cilës ja kishte dhënë në dorë Drane Jaku, për t’ ja dorzuar Mat Dodës ose të birit të saj Gjon Jakut. Letra ju dorzua në dorë komandantit të çetës, Kozma Stefit, i cili e lexoi atë para të gjithë shokëve që ndodheshin aty, duke njoftuar dhe vrasjen e tyre. Bashkë me atë letër erdhi dhe lajmi tjetër se në Gomsiqe, ishin rrethuar dhe pesë shokë të tjerë partizanë të çetës të cilët i shoqëronte shkodrani Gjon Jak Rasha.

Çfar vendimi mori çeta e drejtuar nga Kozma Stefi, pasi mësoi lajmin e vrasjes së pesë shokëve?

Menjëherë pasi u mësua ajo gjë, komanda e çetës nxorri disa detyra. Detyra e parë ishte që të çohej letra e pesë shokëve në Qarkorin e Shkodrës dhe për këtë u ngarkua partizani Rasim Reshiti (Emini). Së dyti, duhej të sulmohej e të digjej posta e xhandarmërisë së Kalivaçit, me gjithë Pjetër Lleshin dhe duheshin shpëtuar patjetër pesë shokët që ishin të rrethuar në Gomsiqe, të cilët u shpëtuan.

Çfar u bë me pesë trupat e pajetë që ngelën të vrarë në Buzabardh?

Të nesërmen vrasjes së tyre, në mëngjezin e 23 apo 24 gushtit, disa fshatarë që po digjin tjegulla në breg të lumit të Vomës, pasi e kishin parë ngjarjen dhe e dinin se pesë kufomat gjendeshin aty, janë afruar dhe janë kujdesur që ato të mos i hanin egërsirat.

Kur e mësuan familjarët e pesë partizanëve lajmin e vrasjes së tyre dhe a erdhën ata në vendngjarje për t’i marrë trupat e tyre?

Ngjarja e vrasjes së pesë shokëve tanë në Vig, bëri jehonë të madhe në të gjithë Veriun dhe natyrisht atë gjë e mësuan dhe familjet e pesë partizanëve komunistë që mbetën të vrarë atje. Dy tre ditë pas ngjarjes, i pari nga familjarët e tyre, ka ardhur në vendngjarje, daja i Hydajet Lezhës, i cili e tërhoqi trupin e nipit të tij dhe e varrosi në Lezhë.

Po pas tij, kush ka ardhur?

Pas tij kanë ardhur disa djem të familjes dhe fisit të Ndoc Ded Markut nga Miloti, të gjithë të armatosur. Këta, në baz të Kanunit, në fillim i çuan fjalë Komandës së Postës së Xhandarmërisë së Kalivaçit dhe Pjetër Lleshit, duke i thënë që: të mos ngacmohemi gjatë tërheqjes së trupit të vëllait tonë, Ndoc Dedës. Pas kësaj ata e muarën trupin e tij dhe e çuan në Milot, pa pasur probleme me njerzit e Pjetër Lleshit.

Po me trupat e Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit dhe Ahmet Haxhisë, çfarë u bë. A erdhi njeri për t’ i marrë kufomat e tyre?

Trupat e atyre të treve, ngelën aty të varrosur provizorisht, nën kujdesin e Dan Velisë dhe të familjes Dodani. Familja jonë i mori nën kujdesje varret e tyre, për arsye se xhaxhai i Naim Gjylbegut nga Shkodra, Rakip Gjylbegu, së bashku me Tefik Bekteshin, (dhëndrin e Naim Gjylbegut) shkuan në Vaun e Dejës tek Fadil Hoxha, me pseudonimin “Sedita” dhe i kërkuan atij që t’i ndihmonte, duke u gjetur njerëz që të kujdeseshin për varrin e nippit, Naimit e të dy shokëve të tij.

A i ndihmoi Fadil Hoxha?

Fadil Hoxha së bashku me Rakipin e Tefik Bekteshin, shkuan në Mjedë tek Dan Velija që ishte Kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar (ilegal) dhe i kërkuan atij ndihmë e mbështetje. Ai i rekomandoi tek familja Dodani, meqënse unë isha partizan i çetës “Pukë-Mirditë”. Pas kësaj, Dan Velija me Rakipin e Tefikun, erdhën në shtëpinë e babait tim, Lleshit, në Naraç dhe i kërkuan ndihmë e mbështetje për kujdesjen e tre varreve që ishin në Buzabardh. Babai im, Lleshi u’a mori përsipër kërkesën e tyre, pas vendimit të vllazërisë, ku vendimin e aporovoi Cub Dodani, babai i Ndrecës. Pas këtij vendimi, babai im, Lleshi, me kushërinjtë, Ndrecën e Cub Dodanin, së bashku me Rakip Gjylbegun e Tefik Bekteshin, shkuan në vendin e vrasjes në Buzabardh dhe aty siguruan e bënë mbulimin me dhe të tre kufomave, duke i siguruar provizorisht ata, me mendimin për t’i marrë sa më shpejt.

Përse kërkuan mbështetjen e familjes Dodani, familja e Naim Gjylbegut?

Rakip Gjylbegu, xhaxhai i Naimit, kërkoi mbështetjen e familjes sonë, Dodani, edhe për arsyen se xhaxhai jonë, Gjon Dodani, ishte komandant i forcave xhandare në Krepin e Naraç-Mnelës dhe duhej shfrytëzuar emri e autoriteti i tij, si mik i bajraqeve të Mirditës, e veçanërisht i Gjonmarkajve. Ata që kërkuan mbështetjen tonë e dinin karakterin e Gjon Dodanit, se ai nuk do e shkelte kurrë Kanunin që të priste në besë shtëpinë e vet (Lleshin e Ndrecën).

Me që përmendët Gjonmarkajt, a kanë lidhje ata me vrasjen e “5 Heronjëve të Vigut”, siç është thënë vazhdimisht gjatë viteve të regjimit komunist?

Unë nuk di hollësira që Gjonmarkajt të ishin urdhërdhënës në vrasjen e “5 Heronjve të Vigut”, por duke qenë se Pjetër Lleshi dhe mercenarët e tij, zbatonin urdhërat e Gjonmarkajve e krerëve të tjerë të Mirditës dhe duke ditur se ata ishin antikomunist të tërbuar, e gjithashtu të lidhur me okupatorin nazist gjerman, kjo gjë u është atribuar atyre. Por unë nuk e di që Gjonmarkajt të jenë implikuar ne vrasjen e “5 Heronjve të Vigut”, them se atë gjë e ka bërë Pjetër Lleshi në kokë të vet, ndoshta pa i pyetur fare Gjonmarkajt.

Sipas kanunit, kujt i ngeli “në derë” gjaku i “5 Heronjve të Vigut” dhe a u muar hak për vrasjen e tyre?

 Për të gjetur fajtorët kryesorë të vrasjes së pesë shokëve tanë që ranë dëshmorë në Vig, u caktuan disa shokë, midis të cilëve edhe unë si vendali që isha. Gjaku i atyre të pestëve, së pari i ngeli Pjetër Lleshit të Gjegjanit dhe personit që i kallxoi ata, i cili ishte Dodë Marka Gjoka. Këtë gjë unë e kam mësuar nga Kol Preng Lleshi, që ishte kushëri i dajës sim, Ndrec Marka Gjoka, si dhe prej Preng Marka Leprit, të Kaftallit e Preng Marka Gjinit, dëshmitë e të cilëve, bënin fajtor për vrasjen e pesë shokëve tanë, Dod Marka Gjokën e Rrasit.

Po familja që i kishte marrë ata në besë, pra aty ku ata kishin fjetur natën e fundit, a kërkoi të merrte hak për vrasjen e tyre?

Që nga dita e vrasjes së tyre, më 22 gusht 1944 e në vazhdim, duke e ditur se ata të pestë ishin në besën e familjes së Preng Gjin Lleshit, mbahet mënd se Prenga me të vëllanë, sipas Kanunit, kërkonte patjetër që të merrte hakun e tyre. Këtë gjë e kërkonin dhe partizanët e çetës “Pukë-Mirditë” që qarkullonin dendur në atë krahinë. Disa ditë më vonë, Prend Llesh Çuni, vrau një nga mercenarët e Pjetër Lleshit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë miqëve të tij. Në hakmarrje të tyre, mori pjesë dhe Pashko Curri, Pashko Shyti, Pal Gjoni etj., të cilët organizuan luftën tek ura e Brahnjezës në Fush-Arrëz, për eleminimin e atyre që kishin gisht në vrasjen e “5 Heronjve”. Po kështu sipas disa dëshmive, për vrasjen e pesë shokëve tanë, u akuzuan dhe një nga familjet më në zë të Kalivaçit, ajo e Përgjonëve. Për këtë, kur erdhën Brigada e VII-të partizane e komanduara nga Musa Daci, i dogji shtëpinë Përgjonëve. Mirpo implikimi i Përgjonëve në atë vrasje nuk ishte i vërtetë. Ata ishin viktimë e intrigave të ndryshme dhe ajo gjë u korigjua më vonë me ndërhyrjen time tek Musa Daci, i cili lëshoi deklaratë me shkrim se Përgjonët nuk kishin gisht në atë ngjarje.

Vetëm me vrasjen e atij mercenarit të Pjetër Lleshit, ngeli hakmarrja ndaj “5 heronjve të Vigut”, apo ajo vazhdoi më tej?

 Vrasja e atij mercenarit prej Prend Llesh Çunit ishte vetëm fillimi. Nga tetori ose nëntori i vitit 1948, një mirditor nga Kaçinari i quajtur Z.D. me pseudonimin “Gjimnazi”, së bashku dhe nën drejtimin e Bardhok Bibës (“Hero i Popullit”) dhe Sulejman Manokut, Shefit të Sigurimit të Mirditës, zbuloi dhe organizoi rrethimin e forcave të rezistencës antikomuniste të Pjetër Lleshit të Gjegjanit e Ludovig Saraçit, ish-qarkomandantit të Xhandarmërisë së Shkodrës. Në atë rrethim, përveç kapobandës Pjetër Lleshi që në filmin “Operacioni Zjarri” unë si autor i skenarit, e kam quajtur “Pjetër Mustakuqi”, ngelën të vrarë dhe 20 pjestarë të tjerë të bandës së tij, duke u kurorëzuar kështu një hakmarrje e shumëfishtë për “5 Heronjtë e Vigut”.

Po trupat e Ndoc Mazit, Naim Gjylbegut e Ahmet Haxhisë, kur u morën nga Buzabardhi për t’i çuar në Shkodër?

Disa muaj pas çlirimit, në prillin e vitit 1945, një grup familjarësh ku ishin dhe tre nënat e dëshmorëve, së bashku dhe me disa shokë bashkluftëtarë të tyre, shkuan në Vig të Mirditës dhe i çvarrosën ata, për t’ i dërguar në Shkodër në Varrezat e Dëshmorëve. Si në Vig ashtu dhe në Shkodër, ku u organizua një ceremoni e madhe për varrimin e tyre, fjalët e rastit i mbajti shoku Nuri Llazani, i deleguari i Qarkorit Komunist të Shkodrës në çetën “Pukë-Mirditë” dhe njëkohësisht shoku e bashkëluftëtari i tyre më i ngushtë. Nëse më lejohet në fund të kësaj interviste, në kujtim të atyre “5 Heronjve” që nuk u dorzuan edhe duke e ditur që do vriteshin, desha që të kujtoj katër vargje, që janë kënduar gjithmonë me çifteli, ku thuhet: “Mbi majë kresë këndoi bilbili / mbi pesë varre mbetur në lëndinë / Lulëzoi kreshtës trëndafili / të pestë vulosën pavdeksinë”.

43 komente në “Dëshmia e nënkolonelit të Sigurimit Mark Dodani: Ja e vërteta e vrasjes së ‘5 Heronjve të Vigut’, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua dhe hakmarrja”

  1. Shkodra Loce says:

    Lavdi e përjetshme për këta trima!

  2. CURRI says:

    Ky Mark Dodani qe tani po i han shpirti mut, nzorri baben e vet, dhe vellain ne prit, dhe u vrane, tani a shikoni ju ç’far komunisti i felliqur ka qen ky, dhe a duhet te besohet nje muti si ky. Komunizmi nuk pranon Kanunin, pse duhet te merreshin ne “bese” ata muta kur masakroj MIRDITEN komunistat nuk paten bese, posht komunizmi bolshevik.

    1. Plugu says:

      Curri! Ti qe po fut shpirtin ne nje gjynah kaq te madh,duke mohuar gjakun e derdhur per atdheun,te vaft shpirti ne kazanet e seres,te zent gjynahu nga kembet dhe mos e pafsh nje dite te bardhe.O shpirt kazem.

    2. Edi says:

      O curr muuuuti je koke e kembe ju tradhtare te kombit

      Mbeturine

      1. Enveri i Juaj says:

        Ju budallejt e indoktrinum prej enverit, nuk i dini mir fakted se keni ndigju vete nji kumon.
        Ata djemt e shkret kan ken viktima t’manipulimit dhe me t’vertet kan besu ne prrallat kumuniste. Per ket arsye nuk asht dasht me i prek e jo ma me i pre n’bes. Besa i takon mikut e ata kishin fitu ate. Ata kan ken djem shum t’mir edhe trima edhe te nderum por u bane vegel e t’mallkumit. E qi enveri me shok prune t’mallkumin n’token Shqiptare besoj askush nuk mundet me e vu n’dyshim ma. I mallkumi nuk ka bes edhe fut n’midis e mashtron t’pafajshmin. Por megjthse ata ishin djem t’mir diten qi u vrane, prap kishin me ba shum krime me vepren e tyne ma von. Ashtu si edhe i takoi me ba edhe shum te tjerve.
        Enveri preu n’bes shokt e lufts etj, etj. E sa per luft, partizant kan vetem luftu kunder Shqiptarve per me vu dictaturen e sllave n’tok ton.
        O trimat e enverit, po patriotin Prek Cali, qe shpetoi Shqipnin prej jugosllavit pse e vrane n’pabesi komunistat? Pse e prene n’bes kur besen ja kishin dhan po ata vet? E Preka nuk e nxorri bash nji plum kunder djajve t’kuq, se tha se s’gjun n’Shqiptar. Po kur u futen ka jugosllavi per me i ra n’pabesi Trimave t’malsis? Po kur trathtune Kosoven per me ndejt n’pushtet? Po pse per 50 vjet i deken unit t’tan malsit e veriut, pa perjashtim? Po eshtnat e Gjergj Fishts pse i hodhen n’lum? E sa, sa te tjera o pisa t’enverit, se fal jush o bane poshtersina n’at vend t’shejt t’Shqipnis. Po nejse ma mir po e la me kaq!

  3. Prerja ne bese says:

    Per ceshtjen e 5 herojve te Vigut lexoni me kujdes artikullin e djeshem me titull:
    Si u rethuan, kush i spiunoi dhe perse u vrane, 5 herojte e Vigut.
    Dhe ne nentitullin; Cfare kane biseduar ata te peste me Dod Marka Gjoken dhe deri ku i ka shoqeruar ai, …..
    …………………………………………………………………………………………………
    Mbas rrethimit të parë, duke kaluar koha, rrethimi forcohej akoma më tepër nga njerzit e Pjetër Lleshit, deri sa u bë një rrethim i plotë i gjithë vendit ku ndodhej njësit i pesë partizanëve. Mbasi u krye rrethimi i plotë, thuhet se Pjetër Lleshi me anë të disa njerëzve të tij, u dërgoi fjalë që ata të pestë të dorzonin armët dhe vetëm pas kësaj ishin të lirë të largoheshin.
    Pra
    Pjeter Leshi i paska derguar fjale me ane te njerzve te tij qe te dorezojne armet dhe jane te lire te ikin te pa armatosur.
    Ti keshe te rethuar, dhe ti japesh besen se i le te lire pasi te dorezojne armet, eshte dicka jashtezakonisht burrerore dhe shume e rralle.
    Por ja qe, Veriu i kish keto lloj kanunesh, per kete Pjeter Leshi ngriti ne kembe nje mori njerezish si e si ta bente zgjidhjen sa me njerezore te ceshtjes.
    Pa te dale dikush tjeter e te na thote, se cdo ti bente atyre qe nuk i honepste dhe i kish te rethuar.
    Me duket se deri ketu sa ka shkruar artikulli, Pjeter Leshi per te mos lejuar te levizin njerez te armatosur ne zonat perreth, sipas funksionit qe ka pasur ka pasur te drejte.
    Ku shkonin ata keshtu te armatosur, dhe pasi i pikasen i rethuan dhe i thane, dorezoni armatimet dhe pastaj ikni ku te doni se jeni te lire.
    Pse nuk i thriten mendjes, po kushtezuan mbijetesen e tyre, me fjale e lojra fjalesh, jemi ne bese te atij , jemi ne bese te ketij, na kane dhene buke, na kane dhene uje, ishin burrat, nuk ishin grate,….kur cfar kishin ne krah, armatim per perleshje.
    Me gjithe ate armatim ne krahe, po me habit reagimi i tyre. E kush te le te kalosh nga njera zone ne tjetren, nga njeri fshat ne tjetrin, diten per diell pa pyetur per forca rendi vetem duke thene jam ne bese ashtu, jam ne bese keshtu, jo po andej, jo po kendej.
    Ore keta njerez te armatosur, e te armatosur konsiderueshem, cfar paskan dashur me shume?
    Ja i kane pikasur, i kane rethuar dhe pastaj i kane thene, dorezoni armet dhe jeni te lire te shkoni ku te doni.
    Jam kurioz te dije se si perfundoi xhandari qe kerkoi ti ndihmoi, pas clirimit te Shqiperise.
    Ai, familja e tij dhe tere farefisi i tij, cfar fundi pati.
    Te na thote dikush se pas clirimit kur forcat e ndjekjes rethonin ata qe ishin kunder pushtetit te atehershem, ka ndodhur qe ti rethojne e ti thone, dorezoni armet dhe jeni te lire te ikni ku te doni.
    Ka ndodhur ndonjehre mo?
    Keta e paskan kerkuar vete ate qe i ndodhi, pasi dhe pasi u pikasen u rethuan, jane treguar te papergjegjshem, komplet te papergjegjshem per jeten e tyre.
    Ky Pjeter Lleshi i paska dale borxhit, sa nuk ka me ku te veje.
    Ore ketyre 5 herojve te vigut ju paska dukur vetja se jane me vegla muzikore me vehte, kitare, fizarmonike, loder, klarinete dhe daire.
    E cfar? Shkojne e bejne fajtor Pjeter Lleshin?
    Ata jane gjynahqar te mendjes se tyre. Nuk arij kurre te gjej shkak tjeter.
    Do ish me mire te mos i kishim ditur keto gjera, per 5 herojte e Vigut.

    1. Shenjestra says:

      Prerja ne bese! Je shume larg te vertetes o i mjer,je me kilometra larg asja qe ka ndodhur me pese heronjet e vigut.Sa shkurt i bje ti qe, ata te dorezonin armet dhe do liheshin te lire. I jep te drejte nje krimineli qe vrau pese djem te rinj,Turp te keshe nga surrati yt.Ti bene logarit sot,por mendo per kohen e atehereshem qe ti as nuk di se si ishte gjendja morale dhe politike.Ata jane heronj dhe do te ngelen heronj ne shekuj,ne te gjithe zemrat e shqipetareve perparimtar dhe do te urrejn njerez te keqinj si puna jote.

      1. !! says:

        Me gjith keqardhjen dhe rrespektin per ato 5 djem te rinj, qe ne fakt mund te quhen plotesisht viktima dhe tru shperlar te ideologjise komuniste, ata kurrsesi nuk mund te quhen heronj. Ata nuk u vrane nga pushtuesi, por nga shteti, sepse ishin te armatosur dhe insistuan qe te mos çarmatoseshin. Sot ata do ishin quajtur terrorista. ( nese ke ndermend ti pergjigjesh komentit tim, mos e devijo mendimin, sepse nuk thashe qe qeveria e atehershme ishte e mire apo e keqe, por funksjonale ).
        Per sa i perket te vertetes, as un as ti nuk e dime. Historia e asaj ngjarje i referohet vetem Mark Dodanit, pra nje komunisti qe kurrsesi nuk mund ta interpretonte ndryshe. Ne ate ngjarje kan qene prezent me dhjetra deshmitare e qe historia nuk i referohet asnjerit, por i referohet Mark Dodanit i cili nuk ka qene fare aty.

    2. Hako says:

      Mendoj qe cdo ngjarje e pare ne kenveshtrime te ndryshme i jep vlere.Ky kendveshtrim me duket mjaft i arsyeshem.Gjithsesi protagonistet e ngjarjes jane te gjithe te vdekur, dhe ne nuk na mbetet vetem te diskutojme mbi “faktet” e servirura nga fituesit e luftes.

  4. Genti says:

    O Curr i karit.Mark Dodani u rreshtua ne krahun e drejte te historise.Kurse ata kriminela qe mbron ti ishin vegla te pushtuesit.Ata nuk luftonin pushtuesin po vrisnin njerezit qe i dolen zot vendit.

  5. Pato says:

    Popull dele, gjithe Evropa kerkon shembuj te tille me qiri per te treguar luften anti-fashiste kurse shqiptaret i denigrojne. Shpresoj qe nje dite te rivendoset historia ne vende dhe keta djem te marrin nderin qe ju takon.

  6. Prerja ne bese says:

    Nenkoloneli i sigurimit Mark Dodani, ka bere nje pohim te tille me gojen e tij:
    Mbasi u krye rrethimi i plotë, thuhet se Pjetër Lleshi me anë të disa njerëzve të tij, u dërgoi fjalë që ata të pestë të dorzonin armët dhe vetëm pas kësaj ishin të lirë të largoheshin.
    E ky i thote vehtes nenkolonel i sigurimit???
    Pasi ka thene kete shprehje nga fillimi i artikullit, cfar ben, me poshte ben fajtor Pjeter Leshin e kompani, flet se i moren hakun, se i paska prere ne bese Pjeter Lleshi me shoke e lloj lloj turli budallaleqes, qe nuk mbarojne kurre.
    Ky i thote vehtes nenkolonel i sigurimit, ky paska qene nenkolonel i bagetive. Mer bari’ dhishe e beje nenkolonel, qe te eleminoje farefisin e tij dhe tere mehallen po qe nevoja per grada leshi.
    Ky njeri po me duket sikur nuk paska qene ne gjendje nga ana mendore, qe u ka shprehur keshtu ne intervisten e tij, duke bere fajtor Pjeter Leshin padrejtesisht.
    E duke i nxjerre bojen 5 herojve te Vigut, qe i ngaterruan kembet e tyre me duart e mendjen e tyre.
    Ketu burre dhe hero po del Pjeter LLeshi e 5 herojte po dalin komplet te pa pergjeshem, peng i mendjelehtesise se tyre.
    Sa historira te tilla ka e mjera Shqiperi, ku herojte jane bere tradhetar dhe te tjeret jane bere heroj!?
    Eshte e gjitha per tu shkruar germe per germe nga e para historia e Shqiperise.
    Pasi historine duhet ta bejne neutralet e jo fituesit, ose zoteruesit e pushtetit, apo vetem ato qe kishin te drjte te flisnin. E cte thonin ata do te merej si qorri e vertete.
    Ja keshtu e bene, e quajten gjithe veriun e Shqiperise armik, dhe e masakruan pastaj.
    Merni ore budallenj te certifikuar, Titon e Jugosllavise, qe zbatoi nje sistemin pjeserisjht shtet e pjesirisht privat dhe la levizjen e lire te qytetareve te tij te shkon ku te donin neper bote dhe sidomos nuk i perndoqi se jane nacionaliste, se jane zogiste e perrala me mbret.
    Kurse te ne cfar ndodhi?
    Para se te merej pushteti, oburra te gjithe bashke pa dallim feje, pa dallim krahine, pa dallim ideje.
    Sapo mori pushtetin, e dalloi fene, dalloi krahinat, dalloi dhe idete e ju versus bashkombesve te vet per 50 vjet pa ndalur.
    Jo po je nacionalist, jo po je zogist, jo po je lesh , jo po je pambuk.
    Historia e dhembshur e Shqiperise.

  7. Koli says:

    Ti flet kot a derdimen.Partizanet e kishin marre pothuajse pushtetin dhe 3 muaj dhe clirohej vendi.Keta vrasesit ishin ne sherbim te gjermaneve ne ate kohe pasi me pare kishin qene sherbetore te fashisteve italiane.Ata donin ti vrisnin dhe pike.Keto gjera qe thua ti i shpiken si justifikim nga frika e hakmarrjes partizane.

    1. Tit Xhani says:

      Or Marka Lleshi, pse e qujn Mirdita, se dites i dihet aty…po nates???? Besalijte e leshit…Pa le me ken cuc, ….E din vet ti ae at pune….

  8. CURRI says:

    O Genti e vertet eshte se un jam Curr kari qe te qi nanen, motren dhe gjith familjen mbar, po per cilin rreshtim te drejt fol ti, a nuk mori fund ai mut sistemi qe ti kolektivizoj te gjitha motrat taja, dhe fitoj rreshtimi i krahut tjeter me me vizjon perendimor, ne pidh te neneve ju qofte gjith rraces tuaj te felliqur.

  9. Plugu says:

    Curri! Ti qe po fut shpirtin ne nje gjynah kaq te madh,duke mohuar gjakun e derdhur per atdheun,te vaft shpirti ne kazanet e seres,te zent gjynahu nga kembet dhe mos e pafsh nje dite te bardhe.O shpirt kazem.

  10. Evi says:

    Lavdi atyre qe dhane gjakun per kete vend. Poshte reaksioni dhe plehrat e politikes qe hedhin balte mbi luften clirimtare.

  11. Preja ne bese says:

    Shihni se sa eshte debatuar per ceshtjen e beses e se si Pjeter leshi, ka kerkuar ti lere te lire ato qe u vrane ne Vig.
    Kurse nje punonjes i sigurimit qe ka punuar ne zonat e veriut pas vitit 1945 thoshte se me ane te menyres se marjes ne bese, ne beme kerdine ne zonat e veriut.
    Shkonim nga nje zone ne tjetren, duke u mbeshtetur tek disa dhe duke i dhene besen kerkonim takim me njerezit me influence te zones ose me ata qe donim ti kapnim, i jepnim besen te vinin ne takim duke futur ndermjetes ndonje qe e njihnin, dhe sapo mbrinte e prisnim ne bese. Keshtu ose i arrestonim ose i vrisnim.
    Kerdine kemi bere me kete lloj menyre

  12. Shenjestra says:

    Te dalesh kundra,dhe te flasesh kundra ketyre pese heronjeve,pese trimave,pese djemeve te rinje qe dhane jeten per atdheun,do te thote qe ne vend te zemres te kesh nje gur,ne tru te kesh tallash druri dhe te kesh nje shpirt te kalbur,katran.

    1. !! says:

      More djale, ti nuk njeh arsyetim tjeter !! Ti thua : ” te dalesh kundra, dhe te flasesh kundra ketyre pese heronjeve …….. ” Pra ty nuk te bie nderment se kush eshte e verteta, por vetem mos me dale kunder ketyre njerezve !!
      Mos u merrni shume me Prengat e lleshat e Markagonat, apo me komentuesin e mesiperm. Nuk na ka faj kurrkush qe Shqiperia eshte sot ne kete gjendje. Fajtore jane ato komunista qe ju i thurni lavde, qe ne vitet 90, kur humben pushtetin, e lan kete shtet, vendin ma fukara ne Evrope.
      Jena ba morracaket e Evropes, e JU qorra akoma mbroni kriminelet.

  13. Kruja says:

    Degjo ti Curri INJORANT. Populli nuk ra ne ‘dashuri’ me komunizmin por u donte lirine nga pushtuesit dhe ate lufte e organizuan komunistet sepse, per fat te keq, ballistet, zogistet dhe pjeterkuqet e gjonmarkagjonet ju bashkuan pushtuesit per te luftuar komnuistet POR ‘HARRUAN’ se po luftonin kunder Popullit qe donte clirimin e vendit.

    Ti, ne rast lufte, do te luftoje kunder shqiptareve qe do ti dilnin zot vendit DHE, si tradhetaret e L2B do te gjeje vdekjen nga hakmarrja e Popullit. Une, i pari, do te ndiqja deri ne vrimen e miut per te te dhene plumbin qe meritojne tradhetaret dhe kriminelet si ai kerma Pjeter “Mustaqekuqi”.

    Ptu, rrace e felliqur e tradhetise!

    1. Enveri i Juaj says:

      Ti sja paske iden historis. Shko lexo e mso, se me t’vertet ke shum nevoj. Ti bash me truthamt e tjer qi hala besojn “Shtigje Lufte”.
      O si skam nji grusht t’fort…..

      1. Kruja says:

        Por c’fare lidhje ka Enveri qe fshiheni pas tij dhe komunizmit?! Enveri dhe PKSH nuk i bene thirrje popullit ne emrin e tyre por ne emer te Frontit Nacional-Clirimtar. Kjo ishte nje taktike qe u eci atyre sepse ata e kishin kuptuar qe populli donte clirimin por nuk mund te bashkoheshin te gjithe ata shqiptare nen siglen e PKSh-se.

        Pra Populli, shumica dermuese e partizaneve, nuk e kishte idene se c’fare ishte komunizmi sepse skishin lidhje me te. Vertet kjo u shfrytezua nga Enver Hoxha por kjo nuk i ben jo-fajtore ‘Nacionalistet’. Ata siguruan qeverine dhe pushtetin nen pushtimin italo-nazist – kjo u interesonte ‘Nacionalisteve’, krereve te tyre, prandaj u krijua edhe qeveria kuislinge. Kush i detyroi keta ‘Nacionaliste’ te krijonin qeverine kuislinge?! Sigurisht ata e kuptonin rrezikun qe u vinte nga PKSH prandaj siguruan pushtetin nen hijen e nazizmit. KETU GABUAN Rrende! Ata u motivuan per pushtetin e tyre te kastes se vet. Per ta clirimi i Shqiperise nuk kishte asnje rrendesi per aq kohe se kishin te siguruar pushtetin.

        Prandaj ju Pinjollet e ‘nacionalisteve’ mos u fshihni pas Komunizmit por Dilni me Kurajo perpara Popullit, Deklaroni Gabimin Historik, dhe hapini rruge pajtimit Kombetar. Por ju nuk doni keshtu. Ju doni qe te shkruhet historia mbrapsht, ju Heronj dhe Ata qe dhane jeten per clirimin e Shqiperise te quhen ‘komuniste’.

        JENI TE HUMBUR, Populli ju kupton, nuk fshiheni dot pas Komunizmit per te justifikuar bashkepunimin me nazistet sepse ne L2B Amerika, Anglia, dhe BRSS ishin aleate. Po ju ku ishit?! Ju ishit aleate te fashizmit dhe nazizmit. Amerika dhe Anglia bene aleance me BRSS, pra me nje shtet komunist, por vetem per kohen e luftes. KETE GJE DUHET TE KISHIN BERE EDHE ‘nacionalistet’.

        PRANONI FAJIN, dhe hapet rruga e pajtimit.

  14. fshatari kooperativist says:

    Keshtu ndodh me bandite, ose vriten, ose po shpetuan gjalle marrin pushtetin.

  15. Prerja ne bese says:

    Shenjestra,
    Menyra se si nuk pranon faktet, duket sikur me ate shenjester gjuan per laraska.
    Nenkoloneli i sigurimit Mark Dodani, te ka pohuar me gojen e tij te cilen intervistuesi e ka hedhur me shkrim ne artikull se Pjeter Lleshi i ka thene 5 te rethuarve qe ishin te armatosur, e jo me vegla muzikore ne krah qe:
    Te dorezojne armet, dhe jane te lire te shkojne ku te duan.
    Kete ne prezence te dhjetra personave te rendesishem qe vazhdonin te mblidheshin aty, te cilet ai i kishte thritur per te zgjidhur ceshtjen.
    Ky Mark Dodani, ca ka qene nenkolonel apo bari’ dhishe qe ta ka pohuar me gojen e tij nje gje te tille, e ti ben fajtor Pjeter Lleshin?
    Ata 5 te rethurit si do te luftonin per Atdhe me trute ne hava?
    Jemi ne bese ta atij e shko ne Vig, jemi ne bese te ketij e shko ne Fushe Arrez, jemi ne bese te asaj e shko ne Lezhe e terrci e verrci. E si? Te armatosur per shtate pale qejfe siur shkonin ne dasem.
    Ku i keni mendte te koka apo te kembet?
    E perseris do ish me mire, te mos i kishim ditur keto gjera se si u treguan kaq mendjelehte 5 herojte e Vigut.
    Siduket paskan qene nga ata qe kane hedhur, a i kane dhene nga nje maliher ne krahe, pa ja shkrehur ndonje here dhe kane kujtuar se kane vegla muzikore ne krah.
    E ca, nuk pyesim per kerkend ne, komplet te armatosur, se jemi ne bese.
    Bese qe do e prisnin zi e me zi, sapo te mernin pushtetin.
    Per vehte e donin besen, e as nuk i pelqente qe ne saje te asj bese ti linin te lire, por pa armet me vehte, e kur moren pushtetin, e prene ne bese tere veriun.
    I bene te tere reaksionar, se vete ishin revolu-cionar.

  16. Fredi says:

    Ata ishin 5 djem te rinj qe kishin ideale.Po ata bajraktaret cfare idealesh kishin pervec se bashkepuntor te armiqve dhe donin te ruanin pozitat e tyre diminuese kundrejt fshatareve te thjeshte qe i perdornin si skllever per tu punuar tokat dhe ruajtur bagetite.Njerezit i dine keto gjera se pak kohe ka kaluar qe atehere.

  17. PATRIOTI says:

    OR TEJ OR SHURRI MALOQERISE SHPELLARE:FAKTET QE JEP DODANI TE DHEMBIN E TE DJEGIN FORT BRE LOKU.JU BASTARDET EGERSIRA SHPELLASH E KENI NE GEN CUBLLIKUN E PRERJEN NE BESE.SPIUNA E SHERBETORE TE SERBIT NE JETE TE JETEVE KENI PER TE NGELUR.ANTISHQIPTARE ANTI QYTETERIM ANTI SHTET ANTI NJEREZ JU VRATE VAJZAT TUAJA MARTA E PRENGA TARAZHI VETEM SE DESHEN SHKOLLEN SHKRIMIN E LEXIMIN.JU BASTARDE E PJELLA TE SE KEQES EDHE NE HENE TJU DERGOSH KENI ME E DHI PLANETIN.KU SHKELNI JU SHKEL E KEQJA ME KEQ SE KANCERI.

  18. Toto Z10 says:

    te gjith ju komentues qe shani dhe hidhni balt mbi 5 herons e visit mendoni vetem per nje cast e I beni pyetjen vetes ca keni bere ju per kete vend?……keta te 5 luftonin okupatorin e dhan jeten per liri…..ishin idealists dhe tek te njezat…..do e benit ju kete?….do e jepni jeten per shqiprin?….sigurisht jo se dhe pinholes e juaj se ben po u bashkuan me okupatoret dhe historia ju ka dhen vendin e merituar

    1. CURRI says:

      Po cilin okupator o zoteri, aty nuk kishte okupator, aty kishte autokton shqiptar, antikomuniste, dhe keto keto shkuan atje te mbillnin faren Sllave, me Popoviqa e Mugosha, po a nuk u pa per 50vjet çfar muti ishin ato.

  19. Ali Pasha says:

    Genjeshtar…
    Njehere thot se ato nuk u dorzuan se besonin qe nuk do ti vriteshin
    Pastaj thot se ato e dinin qe do te vriteshin…
    Sigurims muti, rracë rusi..rracë e keqe …

  20. Gipa says:

    Ah bravo bre sigurims dhe komunist we nuk keni lan as familjet e farefis pa vra tani lavdoheni se keni ba lufte vllavrasese dhe luften e diktatorit qe keni vra dhe torturue e quni mburrje. Skeni faj qe ata familje gjate komunizmit ju cfar nuk i keni ba keni pshtue dhe ata nuk jan hakmarre por ju komunisteve asht dashte me ju mbajte ne burgje dhe kurre mos pa diell me sy he toka ju lshofte he komuniste te flliqun.

  21. WHAT A FUCK says:

    1 pyetje e thjeshte, cfare donin 5 persona te armatosur ne VIG ? te luftonin me ke ? aty nuk kishte as gjermane as italiane por vetem shqipatre…
    edhe atehere kishte struktura qe mbronin jeten dhe pasurine e ppopullit?
    Pjeter Lleshi ne cilesine e komandantit i kerkoi qe te dorezonin armet dhe te largoheshin nga kishin ardhur? sipas sigurimsit Dodani, nuk dihet se kush shkrepi edhe pushken e pare, pra pervecse nuk dorezuan armet edhe mund te kene qelluar te paret…
    po te ishin ne bese do ishin ne shtepine e atij qe i ka dhene besen dhe jo ne mes te lugines…ai qe jep bese, jep bese vetem brenda shtepise se tij dhe jo ne gjithe zonen …
    sot, beje prove edhe mos ul armen kur te kerkon polici amerikan dhe shiko si perfundon…
    per kohen, ato ishin policet e zones pavaresisht si titulloheshin…per mendimin tim njerezit e armatosur dhe qe nuk dorezojne armet, kur kekohen nga autoritetet jane terroriste…shume tolerant qenkan treguar autoritetet e kohes…mos kujtoni se partizanet nuk kane grabitur dhe plackitur fshatare, madje kane marre me force edhe bir nenash per tu bashkuar ne aktet e tyre terroriste…komunizmi e tregoi fetyren e vertete…
    vrau, preu, burgosi njerez te pafajshem vetem me fjale spiunesh dhe pa prova dhe fakte konkrete qe kane punuar kunder Shqiperise…

  22. CURRI says:

    Po Krutan pederasti, luften e krijuan ato moqaloket e prroskave, a nuk kishin direktiva dhe hemisar Serbe, oficera Anglez, e çdo lloj qelbsine Ruse, se ato na donin te miren. Po ky Patrioti i moqalit Grek te futet edhe njeher ne pidhin e nenes se tij se do riciklohet te bashkohet me Krutanin se do bejne bashk nje mut te madh, dhe do qelbin dynjan me eren komunite, por ju o krimba te tokes keni marr fund, ne jua pshurrem vorrin i idhudhit tuaj, edhe sorren e zeze Nexhmije kurven, e percollen si buqe shkoni e vendosni lule te varri.

    1. Kruja says:

      Po ti flet si idiot dhe nuk t’a kam une fajin.

      Po clidhje kam une me Enver Hoxhen?!

      Une e kam me ‘nacionalistet’ qe nuk u bene aleance edhe me Frontin Nacional Clirimtar (qe dihet pas tij qendronin komunistet, por populli qe u bashkua me ta u fut ne lufte per te luftuar okupatorin dhe komunistet e shfrytezuan per mobilizim, dolen me parrullen e Frontit, vere re me vemendje – Front – dhe jo Balli sepse Balli do te thote Ajke, Priviligj, Elite, dhe populli nuk eshte budalla, nuk ngjiti Balli Kombetar sepse tingellonte ne popull si Elita Kombetare qe nuk kishte lidhje me interesat e popullit qe ne te kaluaren e afert kishte vuajtur nga elita e tyre)

      Pra, beri aleance Anglo-Amerika me BRSS, po ashtu duhej bere aleance nga Balli dhe Legaliteti me Frontin Nacional Clirimtar sepse vetem ashtu mund te ndihmonin pas lufte me mire Anglo-Amerikanet per ndarjen e pushtetit te pas luftes. Anglo-Amerikanet nuk gjeten Partner te forte tek Balli dhe Legaliteti ne Shqiperi qe pastaj pas lufte te pretendonin pushtet.

      A KUPTON o gje e Trashe?! Te them gje e Trashe, sepse me kete mendje mund te tradhetosh Shqiperine sic bene edhe baballaret tuaj ‘nacionaliste’. Po ti nuk kupton por fshihesh pas komunisteve edhe pas 100 vjetesh. E me c’fare kurrajo do te luftonit ju ne lufte kur ju, ne kohe paqe, nuk kini kurrajo te pranoni nje Faj Historik. Ardhja e Komunizmit ne Shqiperi ishte pasoje e Dobesise dhe Bashkepunimit te ‘nacionalisteve’ me okupatorin dhe shkeputja nga Populli.

      NUK JU KA FAJ ENVERI DHE AS KOMUNISTET.

      Fajin e ka PA-AFTESIA JUAJ per te zgjedhur rrugen me te mire qofte ajo edhe e veshtire.

      ARISTOTELI THOTE: Gjithmone zgjidh rrugen me te mire te mundeshme edhe pse mund te jete shume e veshtire, por me kalimin e kohes Ju Mesoheni me Te dhe ajo behet e lehte.

      Por ti nuk KUPTON ose je I LIG nga shpirti. Ose njera Ose tjetra. Prandaj nuk ka Pajtim dhe Mirekuptim mes shqiptareve edhe sot e kesaj dite.

  23. 17 nentori says:

    E keqja me e madhe eshte se Enveri nuk i pastroi keta bastarde deri ne brezin e 10. Mbeten Gjomarkajt dhe Mark Market qe shpetuan koken duke u bere spiune te sigurimit te shtetit si kane bere me çdo regjim.

  24. malesori says:

    Sikur te kishte qene e gjithe Shqiperia si Mirdita fara e qelbur e komunizmit nuk do eksistonte ne Shqiperi

    1. Enveri i Juaj says:

      T’lumt dora o malesori!!!!!!

    2. Lani says:

      Do i ishim bashkuar Serbise se historikisht serbet e kishin Mirditen si shtepine e tyre.Mire qe erdhen komunistet dhe me djalin e Mirdites Bardhok Biben u hapen syte njerezve dhe ju kujtuan se jane shqiptare se bajraktaret me Rusine e Carit dhe Serbine e kishin muhabetin.Dhe komunizmin bajraktaret nuk e donin se jua permbysi Carin ne Rusi.

  25. SHQIPE-ETNIKE says:

    Respekte per ata Djeme Trima Heronjte e Vigut,qe u Flijuan per nje Shqiperi te Lire ,Respekte edhe per BESEN e “Tradhetuar” nga Shqipetare te Shitur…
    1-Respekte per Brezin e Make Dodanit qe Luftoj kunder Agjenturave te Huaja dhe me Kryesore UDB-se Jugosllave…
    Heronjte nuk Vdesin ATA MBETEN GJITHMONE TE PASHUARA..lol

  26. I AM says:

    Mund te na thote kush se sa beteja bene keta 5 herojte e fikut dhe shoket e tyre ne Shqiperine Veriut nga viti 1941 deri me 29 Nentor 1944 kunder okupatorit?
    Dhe se gjermanet iken sepse humben luften ne Rusi dhe nga zbarkimi aleateve ne Normadi, apo e perzune partizanet?
    Sa beteja kane bere partizanet gjithsej ne Shqiperi nga Nentori 1941 deri me 28 Nentor 1944?
    Mund te na e thote kush?
    Apo u lodhen duke pritur ne hije te fiqve sa te ikte gjermani e te mernin pushtetin?
    Nje gje dihet dhe kete e deshmojne perfaqsuesit angleze ne Shqiperi, se kur po ikte gjermani ndermjet Elbsanit e Tiranes partizanet ja shkrepen disa here.
    Dhe Tiranen e cliruan me 17 Nentor, pasi bene 3 dite e 3 nete luftime me nje ushtar te vetem qe e kishin lene gjermanet atje kur iken nga Tirana me 14 Nentor..
    Pse nuk e cliruan Tiranen psh me 12 nentor 1944, para se ta largoheshin vete gjermanet nga Tirana?
    Sa pushke kishin partizanet dhe kush dinte te qellonte prej tyre?
    Te ish per keta, si keta 5 herojt e Vigut qe verdalliseishin sa andej kendej, Shqiperia do clirohej ne vitin 2050 e me vone ose hiç fare.
    Te vetmn gje qe mesuan me shpejtesi ish, tradhetimi i Mareveshjes se Mukjes, si te mernin pushtetin komplet per vehet dhe te masakronin vellezerit e tyre ne mase.

    1. Kruja says:

      Te gjitha do ti marr te mireqena ashtu sic i thua ti.
      Tani nje pyetje:
      Po te kishin luftuar ‘nacionalistet’ kunder gjermaneve, qofte edhe te pamvarur nga Nacional-Clirimtarja, a do t’a kishin me te lehte apo me te veshtire Anglo-Amerikanet per vendosjen e nje qeverie pro amerikane pas luftes ne Shqiperi?
      Kush mban pergjegjesi per kete? Perse ‘nacionalistet’ dolen aq te dobet? Mos e ka fajin armiku i tyre komunist qe ata humben?!!! Po sigurisht armiku nuk te ndihmon por te lufton. Po ti c’fare bere per Shqiperine?
      Perse ne Greqi situata ishte ne favor te forcave anti-komuniste? A luftuan ‘nacionalistet’ greke kunder gjermanit apo bashkepunuan me gjermanin si keta ‘nacionlistet’ tane? Perse ne Greqi u vendos nje qeveri pro-amerikane? Kush u perlesh pas L2B dhe kush fitoi nga lufta civile ne Greqi?
      Po ne Shqiperine e pas luftes a kishte ushteri kunder ushterise komuniste te Tiranes? Perse nuk kishte nje ushteri te tille? Ku u zduken ‘nacionalistet’ pas luftes? Perse nuk krijuan nje ushteri kunder gjermaneve sic bene komunistet? Perse ‘nacionalistet’ nuk perfituan nga ndihma Anglo-Amerikane? Kush i pengoi, komunistet?! Gjenerali anglez Devis ne Shqiperi dokumenton se u afrua me ‘nacionalistet’ por ata nuk kishin mbeshtetje popullore sepse populli nuk i ndiqte pasi kish vuajtur prej tyre, po ashtu populli nuk i ndiqte sepse ata luftonin perkrah gjermanit ose ose rrinin ‘asnjeanes’.

      C’fare ishte Mukja? Perse pas Mukjes ‘nacionalistet’ nuk krijuan ushterine e tyre te pamvarur per te luftuar gjermanet? Mukja i ndaloj?????!!!!!

  27. loni says:

    o I AM shko e pyet teteme se ajo e di me mire.

    1. Enveri i Juaj says:

      Ioni, ndoshta gjyshja jote dhe motrat a saj e din me mire, seee ato te luftes i kishim apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje