Kulti i Abas Aliut dhe ploja e bagëtive në malin e Tomorrit

23 Gusht 2020, 17:34Politika TEMA

Nga Mustafa Nano*

Në çdo gusht, bektashinjtë ngjiten deri në lartësinë e 2416 metrave, për të kaluar një a dy net atje, me shpresën se do t’i bien në sy me përkushtimin e tyre Abas Aliut, shenjtit të bektashinjve dhe heroit të Qerbelasë, eshtrat e të cilit, a një pjesë eshtrash, a thjesht pak dhé nga varri i tij (apo asgjë?) prehen në një tyrbe në majën e këtij mali.

Si është e vërteta? Versioni zyrtar historik, që është gjithsesi në kufijtë e legjendës, thotë se Abas Aliu, djali që kalifi i famshëm Ali e pati me gruan e dytë (pasi i vdiq e para, Fatimja, që ish e bija e Muhametit), i hipi kalit, çau rrethimin e mbështetësve të kalifit Jezid, dhe shkoi të mbushë ujë në një burim, pranë Eufratit, ngaqë të vetët, sidomos gratë e fëmijët, mes të cilëve dhe një mbesë me emrin Sakina që ai e donte shumë, po vuanin prej etjes.

Teksa kthehej me bucelën (kacekun) plot, ndonëse etja e përvëloi, ai nuk piu asnjë gllënjkë, pasi i dukej e padrejtë e burracake të pinte ujë para Sakinës. Ushtarët e Jezidit i qëlluan prapa shpine dhe i morën një krah; në kohën që hodhi bucelën me ujë në krahun tjetër, i qëlluan sërish, duke ia dëmtuar dhe atë krah; në momentin e fundit ai e kapi bucelën me dhëmbë, derisa një shigjetë e parafundit ra mbi vetë enën dhe uji iu derdh i gjithi në tokë; kjo gjë i shkaktoi dhembje në shpirt, pasi misioni i dështoi dhe fëmijët e rrethuar ishin duke u tharë nga etja, por një shigjetë e fundit nuk i la kohë të jetonte me atë vuajtje; ajo e goditi në sy dhe ia përshkoi kryet tejetej, e pas kësaj Abas Aliu ra nga kali, dhe u plandos në tokë, ku dha shpirt. Është viti 680 pas Krishtit, dhe viti 61 sipas Hixhrës.

Siç thashë, legjendës nuk i rrihet pa futur hundët edhe në këtë rrëfim historik, por dihet në fund të fundit që varri i tij është hapur atje ku ai ka rënë, në Qerbelá, dhe të bëhet e zorshme të marrësh me mend arsyet pse vallë eshtrat e tij kanë përfunduar në majë të Tomorit.

Ka qenë Sami Frashëri, në veprën e tij enciklopedike ‘Kamus al-alam’, që i është mbajtur si pa të keq tezës se varri i Abas Aliut është në Tomor. Por nuk ka dhënë asnjë provë historike, kuptohet.

Pavarësisht kësaj, legjendën e kanë mbajtur gjallë të tjerët. Në një artikull të vetin, duke iu referuar Margaret Hasluck-ut, që ka qenë në majë të Tomorit në vitin 1930, Jorgo Bulo thotë se bektashinjtë shqiptarë bëjnë një lidhje tjetër, aspak legjendare, mes Abas Aliut e malit të Tomorit: “Një dervish me emrin Haxhi Babai, duke parë pelegrinët që ngjiteshin në Tomor çdo mes gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbelá, mori një dorë dhé nga varri i vërtetë i Abas Aliut, e solli në majë të malit, dhe vendin ku e hodhi e konsakroi si varrin e dytë të shenjtorit”. Bektashinjtë nuk ua kanë vënë veshin shumë atyre që e mbrojnë këtë version që, në thelb, e zbeh disi simbolikën e pelegrinazhit të tyre.

Është një gjë të shkosh e të falesh para eshtrave të një shenjtori dhe është krejt një gjë tjetër të shkosh e të falesh para një grushti me dhé të marrë nga varri i tij, që është me mijëra kilometra larg, diku afër Bagdadit, buzë Eufratit.

Autori e udhëtari osman i shekullit XVII, Evliya Çelebi ka qenë në Berat, nga ku Tomori duket me sy të lirë, por nuk e përmend këtë të fundit si vend të shenjtë për bektashinjtë. Ai ishte një vëzhgues i mirë dhe symprehtë e mendja ta thotë se, nëse Tomori do të ish vërtet një vend i shenjtë për bektashinjtë, beratasit do t’ia kishin thënë.

Për më tepër, ai flet edhe për malin e Tomorit, “dy orë larg nga jugu i Beratit, ku rriten bimë medicinale shumë të kërkuara nga mjekë të Latinistanit e të Perëndimit, e ku ia vlen të shkosh për piknik e për gjah”. Ai flet edhe për bektashinjtë shqiptarë. Por nuk thotë asgjë që të lidhë bektashinjtë me malin e Tomorit.

Në po të njëjtën mënyrë, historiani britanik William Martin Leake, që ka shkelur atyre anëve shumë më vonë, në fillim të shekullit XIX, nuk e cek këtë cilësi legjendare a hyjnore të Tomorit të shenjtë. Dhe e bukura është se, në ndryshim nga Çelebiu, Martin Leake ka qenë vetë në Tomor, në majë fare, teksa bënte rrugën nga Korça në Berat.

Në të vërtetë, ai flet për një “pelegrinazh” që bëhej në muajin gusht (edhe në qershor e korrik), por fjala është për “pelegrinazhin” e barinjve të Myzeqesë (Mizakia-s) që çonin bagëtitë e tyre për të kaluar verën në kullotat e paana verore të Tomorit. Dhe e vetmja lidhje e këtij mali me fenë në kujtimet e britanikut të pasionuar pas lashtësisë, mund të gjendet te një proestos (murg a prift) i Tomorit, me mbiemrin Papa, që kish ca kohë që kish vdekur. Ai e përmend ngaqë, i detyruar prej shiut që binte me rrëshekë, i bujti në shtëpi, ku tanimë banonin të tjerë.

Çuditërisht, as Henry Fanshawe Tozer nuk i vinte rrotull idesë se Tomori ishte qendër pelegrinazhi për bektashinjtë. Ai nuk ka qenë në Tomor, por ka folur për Tomorin. Më saktë, i kanë folur për të. I kanë folur beratasit. Dhe për ta dalluar si një mal të veçantë, i kanë përmendur veç faktin që në majën e tij ka përjetësisht borë, dhe që atë borë ata e përdornin në vend të akullit për nevojat e tyre në tryezën e ngrënies.

Si është e mundur që as Çelebiu në shekullin XVII, as Martin Leake-u në fillim të shekullit XIX e as Fanshawe Tozer-i në fund të të njëjtit shekull, nuk kanë folur për festën e bektashinjve? Kjo është një pyetje që s’ka përgjigje hë për hë, por gjasat janë që bektashinjtë “ta kenë bërë Tomorin të tyrin” në shekullin XX.

Ndërsa pelegrinazhi në atë majë mali, kështu thuhet, është një ritual i lashtë. William Martin Leake na thotë se Tomori, që në botime të moçme përmendet me emrin pothuaj homofonik, Tomaros, është “Fron i Perëndive” dhe vendndodhje e tempullit të Dodonës. Naim Frashëri e ka vargëzuar këtë pretendim: “Thotë Herodoti/Që një herë moti/Kish në Tomor/Shtëpinë Zoti”. Sami Frashëri, e shumë të tjerë pas tij, kanë treguar se ua ka pasur qejfi të besojnë që mali Tomaros, që përshkruhet nga autorë të lashtë, ka qenë në të vërtetë mali i Tomorit.

“Tomori është Dodona, vendi ku ndodhej tempulli i pellazgëve,” thotë Samiu, por nga ana tjetër ka shumë të tjerë, ndoshta të shumtit, që mendojnë se Tomaros-i i vërtetë, për të cilin flitet, është një mal në afërsi të Janinës, dhe Dodona, tok me hijeroren e vet, aq të përmendur nga autorët antikë, janë aty pranë. Prifti boshnjak, Lovro Mihaçeviç, që ka shkruar me dashurinë më të madhe për Shqipërinë, na bën me dije se ka qenë në Dodonë, në Dodonën afër Janinës, dhe në librin me shënime udhëtimi me titullin “Nëpër Shqipëri” flet për gërmadhat e teatrit të Dodonës së vjetër e të manastirit të njohur të orakullit. “Pas Olimpit, Dodona vjen e para në historinë e vjetër greke,” thotë ai. Dhe as që i shkon në mendje të flasë për ndonjë Dodonë tjetër.

Baba Tomori është në të vërtetë një perëndi ilirike. Albanologu Maximilian Lambertz, i cituar nga Robert Elsie, rrëfen legjendën që ekziston për Baba Tomorin, dhe thotë, mes të tjerash se ai, Tomori pra, në rolin e një personazhi mitologjik, kish rënë në dashuri me më të bukurën e dheut, të cilën e mbante gjatë natës e, me të zbardhur dita, ia besonte erës që t’ia çonte motrës së saj, më të bukurës së deteve;

Baba Tomori kish marrë në mbrojtje edhe Beratin, e për këtë u hëngër egërsisht me “baba” Shpiragun, duke dhënë e duke marrë plagë të shumta, që nuk janë gjë tjetër veçse lugjet e lugajat e sotme që zbresin rrëpirave të tyre; ndërsa lotët e më të bukurës së dheut, teksa ndiqte e pafuqishme në atë duel, bënë lumin e Osumit. Një fabul të ngjashme e rrëfen dhe Eqrem bej Vlora që, teksa bën një shpjegim e interpretim të besimeve popullore në Toskëri, flet për Tomorin e Shpiragun si për dy diva. “Tomori godiste me shpatë, [ndërsa] Shpiragu ia sëllonte me çomangë, e për dënim Perëndia i ngurtësoi si dy male përballë sho-shoqit. Grykat e humnerat nuk janë gjë tjetër, veç plagët e marra,” ia bën Eqrem Vlora në shënimet e tij me titull “Nga Berati në Tomor e kthim”.

Ekziston edhe një traditë gojore që bën fjalë për një kishë të Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për pelegrinazhin e besimtarëve ortodoksë më 15 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit, që është e kremtja në nderim të ditës kur Zonjës së Bekuar i është hapur dera për në parajsë. Por kjo histori që e ngarkon vendin e kultit të tyre me simbolika të ndryshme nuk është se u prish punë bektashinjve. Përkundrazi, nuk mund të ketë një vend kulti më të përshtatshëm për ta, që janë pjesë e një sekti ku përzihen “rrëfime, legjenda, besëtytni, praktika magjike, teknika të ekstazës dhe qasje manikeiste” (sipas Abdulkadir Haas-it), “kulte pagane, greke, kristiane, zoroastriane, mazdaike, judaike, me gjasë edhe budiste” (sipas John Kingsley Birge-it), “elementë antikë, paraturkikë, paraislamikë e islamikë” (sipas Ahmet Jashar Oçakut), dhe – kur vjen puna në Shqipëri – “një si temperament shqiptar, që i ka dhënë Bektashizmit një formë të tillë, në të cilën në plan të parë del organizimi social, sjellja, idetë liberale, si vëllazëria mes njerëzve, e jo ana fetaro-besëtyte apo dogmat formale të fesë” (sipas Margaret Hasluck-ut).

Ka shumë autorë që i mbahen tezës se Bektashizmi ndihmoi shumë në përhapjen e Islamit në mes të popullsive të krishtera, por më e saktë do ish të thuhej se Bektashizmi ishte shumë larg Islamit ortodoks (bektashinjtë nuk e kanë për gjë të pinë alkool, nuk pranojnë mbulimin e grave, i lejojnë këto të fundit të jenë kudo në shoqërinë e burrave, refuzojnë prerë poligaminë, nuk kthehen nga Qabeja, teksa luten etj.), dhe ish kjo arsyeja që u bëhej shumë i afërt të krishterëve, me të cilët kanë gjetur pika të përbashkëta. Bektashinjtë duket se kanë marrë (në mos, kemi të bëjmë me një përkim interesant) nga Dhiata e Re konceptin e Trinisë që për synitë është i urrejtshëm. Veçse në vend të Zotit, Birit e Shpirtit të Shenjtë kanë Zotin, Muhametin dhe Aliun.

Buka e vera, që për të krishterët janë trupi e gjaku i Jezu Krishtit gjatë kungimit (është një sakrament i themeluar nga vetë Krishti gjatë Darkës së Fundit me apostujt), u ofrohen, tok me djathin, edhe rishtarëve bektashinj gjatë ritualit të pranimit në Urdhër. Dishepujt bektashinj, ashtu si besimtarët e krishterë, rrëfehen për mëkatet e tyre, por këtë e bëjnë para shehut (sipas Halil Inalçikut). Lozhat e bektashinjve kanë pasur diçka të ngjashme me manastiret e krishtera.

Dervishët, ashtu si priftërinjtë katolikë, e kanë shndërruar në detyrim beqarinë. Shenjti bektashi, Sari Salltiku, sipas legjendës, shihej shpesh nëpër manastire të krishtera, ndërsa Balim Sulltani, për veprën e kryer, ngjante shumë me Shën Palin; pa këta të dy, Krishterimi e Bektashizmi do të ishin krejt ndryshe. Për më tepër, Balim Sulltani kishte për nënë një të krishterë.

Ndërsa Naim Frashëri e prezanton Bektashizmin si një besim të epshëm. Nga ajo që thotë ai në ‘Mësime’, Bektashizmi të sillet si një doktrinë-sustë a doktrinë-fizarmonikë, e në ndonjë rast si një doktrinë all in one. Thelbi etik e parimet doktrinore që Naimi i ka zbuluar te Bektashizmi vihen re në fraza të llojit “Hëngre vetë një kafshitë? Kafshitën tjetër falja atij që s’ka të hajë”; ose “Mos lër mëmë pa foshnjë e foshnjë pa mëmë”; ose “kur ju lind një vashë, të mos ju vijë ligsht, [ngaqë] një është si djali, si vasha, si burri, si gruaja”; ose “të vegjëlit nuk arrësehen (arsimohen, edukohen) duke i rrahur e i sharë, por me të mirë, me të butë, me urtësi”; ose “për atë që punon, skamje s’ka, pasi punën e ka bekuar Perëndija”; ose “s’ka në jetë më të lig njeri se sa tradhëtori i kombit e i mëmëdheut”; ose “kush i jep të varfërit, i jep hua Perëndisë”; ose “atë që s’do që ty ta bëjnë të tjerët, mos ua bëj dhe ti atyre”; ose “ata që besojnë Zotn’ e vërtetë, pavdekësinë e shpirtit, dhe bëjnë mirësi, Zoti i madh i do, po myslimanë qofshin, po të krishterë, po izraelinj…”; ose “ju myslimanë, mos flisni me të krishterët e me izraelinjtë përveçse me më të bukurën e fjalës”; ose “[o burra], në doni të mos mërgohi nga e drejta, merrni vetëm një grua, se Zoti s’i dha njeriut dy zemra”. Duket sikur ka bërë tok veçoritë e mira e anët e fisme të të gjitha doktrinave e qytetërimeve.

Në “Fletoren e Bektashinjve” (Fletore e bektashinjet), ai përsërit e nënvizon të njëjtat parime të Bektashizmit, gjë që të bën të mendosh se ai ka për qëllim jo t’ua shpjegojë Bektashizmin shqiptarëve, por t’ua përshtatë e t’ua sjellë sipas midesë. Sigurisht, ai flet aty për “Zotnë e madh e të vërtetë, për Muhamet Alinë, për Hatixhenë, për Fatimenë, për Hasan e për Hysen, për dymbëdhjetë imamët”, por pastaj zë e merret në mënyrën e tij me thelbin praktik të “besës së bektashinjvet”: “Si burri, si gruaja, një janë e s’kanë të ndarë”; ose “vetëm një e keqe e madhe [mund ta përligjë] ndarjen e burrit nga gruaja”; ose “gruaja nuk fshihet e nuk mbulohet, veçse me mbulesë të turpit e të nderit”; ose “bektashinjtë duan si shpirtin e tyre dhe të tjerë myslimanë e të krishterë, dhe të gjithë njerëzinë, por më shumë duan mëmëdhenë”; ose “bektashiu gruan e shokut e ka motër, plakën e mjerë e ka mëmë, të varfërin e ka vëlla, gjithë njerëzinë e ka mik”; ose “bektashinjtë qajnë vetëm me lotë, nuk qajnë me kujë e me ulërimë kurrë” etj., etj.

*Marrë nga libri “Pax Albanica”

22 komente në “Kulti i Abas Aliut dhe ploja e bagëtive në malin e Tomorrit”

    1. aaaa says:

      Me origjine jam nga Skrapari,por nuk mbaje mend ndonjehere qe familja ime apo farefisi te kete kryer nonji rit apo gjest te ashtuquajtur bektashi. Me aq sa kam dijeni bektashizmi ishte nje stad i perkohshem fetar i moderuar,paqesore dhe me karakter patriot, cili e promovua me se shumti edhe nga nje pjese e konsiderueshme e Rilindjes Kombetare per ti ndryshuar disi reputacionin anadollak dhe muhamedan te pjeses muslimane te popullit shqiptar dhe per ta cuar ate ne indentitetin Arberore te disa shekujve te meparshem .Me sa di ne kohen e komunizmit u miratua edhe nje projktligj per ndryshimin gradual te emrave,mbiemrave dhe toponimeve me prejardhje kryesisht arabe anadollake dhe sllave,me emra te rinje qe rrjedhin nga gjuha shqipe,Por kjo nuk u realizua.Me sa duket Fuqite e Medha per interesa te paracaktuara e duan Shqiperine nje vend mmusliman ne mes te Europes.Per sa i perket kurbaneve ne Kulmak gjithmon kane qene abuzime dhe bisnese te njerzve qe kane dash dhe duan te perfitojne materialisht dhe jam i bindur qe 80 % e njerzeve shkojme me se shumti per piknik,me henger dhe me pi, dhe nuk e rruajn shume per Abaz Aliun.

    2. vang says:

      Nga ana historike bektashizmi qe ishte nje shqizme ( nje si shkeputjenga trungu) i myslimanizmit eshte me i vonet dhe ngjet pak me PROTESTANTIZMIN,qe perfaqsonte borgjezine tregtare qe po lindete ne lufte ,proteste ndaj feudalizmit,por qe permblidhte edhe ate shtrese qe ishte me e perparuara ne shoqeri. Gjithmone sektet kane interesa ekonomike e politike te kunderta me ate te fese sunduese por e veshin me pretekste,me interpretime te reja,ndryshime emrash e datash.Bektashizmi u perhap shume ne ushtrine e Sulltanit dhe aty filloi nje shqetesim biles filluan te ndiqeshin perhapsit e saj Ky mund te kete qene nje faktor qe rilindasit u lidhen me bektashizmin.Nga ana tjeter bektashinjte ishin me te kohes dhe pa shume dogma.Sa per malin e TOMORRIT asgje se lidh as me varr dhe as me dheun e varrit te Aliut.Kreret e tyre gjeten TOMORRIN si vend pelligrinazhi te krishtere dhe dalngadale ndryshimet behen me kalimin e kohes. Asnje deshmi nga ata qe permend z. Nano nuk do te ishte e vertete qe aty te qe varrosur Aliu apo te kish dhe nga varri i tij.. po ta kishte pohuar ndonje nga ata…

  1. Raul says:

    O Muc Nano je mendje smart, je afer Frrok Cupit qe me thene te drejten eshte 1 sh ne analiza. Por dhe ti Muco je shume i pranureshem dhe origjinal, te admiroj, kur del tek provokacija te ndjek gjysma e shqiperise. Kjo ishte analiza me e sakte per bektagjinjte e te vetshpallurit kryegjysh boteror, oficerit delengji te Burrelit batakciut mond bektagjiu qe me thirrjet e tij per kete manifestim barbar, primitiv, te pavlere ka infektuar rreth 7000 vete me covid 19 pra rreth gjysmen e atyre fakireve qe moren pjese ne kete cmenduri te nbushjes se Tomorrit me lekura, zorre, kocka qe qelben per 3 muaj dynjane.

  2. 19 says:

    Nano je i madh ta narin vesh kta kafshet qe ter vitin vjedhin e vrasin kte popull .dhe nje dite ikin si debila ne mal qe tu falen te keqiat (mekatet).popull injorant dembel aq mir ja ke shojeguar sa ska .jan shkule si delet e i ngjiten malit kot .te baba mondi nje hajdut ordiner kapter ushtrie .o zot ca idjotizmi nuk i ndezin qirinj prinderve te vet ne vareza po shkojne e ven ne mal kot fare .

  3. Vete vallja tipike bektashjane qe rotullohen pa nderprere verteton qellimin e ture te vetem , ate te ngrenit nga te gjitha krahet, nga islamizmi , katolicizmi , ortodoksizmi, qylaxhinj dhe batakxhinj. says:

    Nje komb qe nuk di nga vine dhe kush eshte nuk mund te dije ku shkon dhe cfare kerkon .Lesh me tresh , vetem Ferdinand Samarxhi e ka shpieguar sakte Tomorin pellagjik ne dokumentarin e tvsh por sduhet perlyer me islamizmat e shekullit te fundit.. Aq qesharake dhe te pa bese jemi bere me keto fete , eshte njesoi sikur je ulur ne nje tavoline dhe nje eshte me milanin tjerte me juventusin e tjetri me realin. Pirdh o shqipo pirdh . LAVDI ATYRE POPUJVE TE BALLKANIT ( jo shqiperia e mjere ) QE PASTRUAN SHPIRTIN E TYRE MBAS RENIES SE PERANDORISE OSMANE.

  4. Nafia says:

    Shqiptaret jane delirant dhe euforik,po ca lesh mali shenjt,sajesa,jo baba Aliu,po Ali baba,pordhi kali ne dere te hanit,rrofte sebepi per hosanara.

  5. Artan says:

    Faleminderit Nano per sqarimet mbi kete kult fetar.

  6. Gjeto says:

    O Mero, po mesoja ketij kolegut se “ploje” ka kuptim vetem per njerezit. Nuk ka “ploje” per bagetine.

  7. Çepani says:

    Po nga korona të mbron baba Aliu sikurse na e shpalli nga Maja e Tomorrit Mona Baxhella kur po zgjidhte ushkurët para baba Mondit për t’u rrëfyer.

  8. albani says:

    Mustafa, je ngulur kete here dhe ke shkruar mire. E shkruara kesisoj mbetet.

  9. turi says:

    Tani as mish as peshk sna i le ne fund
    Ke [frik] se je ateist po qe mban cik me shum na te krishteret o muci. Je tipik provincial qe do te pershtatesh ne qytet me rroba me ngjyra,ashu si i jep ngjyra dhe menxyra ti,gjithmon debateve te tua
    Ke komplekse te medha qe je fshatare o qyq
    Sa e paske vuajtur qe gjithmon te kam then shiko kete KATUNARIN

  10. Ateos says:

    KRIM që sakrifikohen mijëra gjallesa në këtë pelegrinazh budallenjsh.
    O Zot sa budallenj dhe kriminel i ke bërë njerëzit. Sikur ta zhdukje këtë farë për ta krijuar nga e para.

  11. Vezhguesi says:

    Po leri njerezit rehat O Muçi te besojne ne ate qe duan dhe te harrojne ato qe i ben te vuajne! Se ti del kunder gjithçkaje dhe te gjitheve vetem ti i di gjerat siç jane.

  12. qytetari says:

    Ndryshe nga shumica e kopese se ´´gazetareve´´shqiptare,qe vec lehin pas ndersyerjes,qe i ben pronari,apo truri i deformuar i tyre,qe duan qe boten ta rrotullojne rreth tyre,Nano ketu ben perjashtim,ku ne respekt te profesionit te tij,por dhe me tej,ka hulumtuar me durim histori,autoresh serioz dhe ka bere nje hap te lavderueshem se pari te permende kopene tone injorante,qe i pelqen te fluturoje me presh ne bythe,qe ka po ate tru rafsh,qe para peseqind vjetesh..

    1. Huri says:

      O shqiptar, kokën ploçë meQosh`e….

  13. drini says:

    Te gjitha fete jane perralla te bukura per disa njerez dhe pavlere per te tjere.Por Por Mustafai e ka shkruar bukur kete esse. Jam i sigurte se shqiptaret bektashinje nuk dine asgje fare per bektashizmin, sikurse nuk dine per sunite

  14. Molla e dijes says:

    O Muçi! Që ti ha bukë duke bërë servilin e Ramës kjo gjë dihet. Por që humb kohë me kotësirat dhe idiotsirat e fesë, këtë nuk e kuptoj! Ore, Jezusi është apo nuk është biri i Zotit? Kjo është çështja! E vërteta është vetëm një. Kush gënjen? Të krishterët apo myslimanët? Të paktën njëra palë mashtron publikisht edhe sikur të supozojmë se ka Zot. Ç’do të thotë harmoni fetare kur të paktën një palë është gënjeshtare dhe mashtron publikisht mbi birin e Zotit? Kemi të bëjmë me një blasfemi, një ofendim ndaj Zotit! Një mëkat të pafalshëm. Çfarë bëni ju gazetarët? Raportoni therrjet e qëngjave në malin e Tomorit? Një barbarizëm! Nxirrni lajmin se Mona nuk beson që ekziston virusi kurse K.Mehmetaj gjasme shqetësohet për masat anti-covid? Ore, e kuptoni që nuk keni asnjë lidhje me gazetarinë? Jeni thjesht ca publikues lajmesh të thëna nga politikanë i injorantë apo fetarë gënjeshtarë. Dini vetëm t’i serviloseni pushtetit që të mbani ato karriket e punës qesharake që bëni, e të përfitoni ndonjë favor apo para. E pastaj dilni na shisni pordhë dhe mend në banaqet tuaja TV si gjithologë!

  15. Feja Bektashie ,Beson ne TEQE
    TEQE’JA ,NUK ESHTE VEND PER TU FALUR MEKATEVE OSE BESIMEVE QE KE !!!
    NE TURQI TEQE’TE DERI NE VITET 1960 KANE QENE
    VENDE OSE CAJTORE (TEA ROOM) PER TE KONSUMUAR HASHISH !! ( CANNABIS ATE QE LEJOJ SALE BERISHA NE LAZARAT )
    TURQIT ,AFGANET ,SIRIA IRAQ E IRAN ,KANE KONSUMUAR
    HASHISH ,NE SHEKUJ , PRANDAJ JANE AKOMA NE KOMA !
    KURSE BEKTASHINJET TANE TE NDRITUR JAN NJE HAP PERPARA!!! NUK E KALOJNE KOHEN DUKE PIRE CAJ ,
    POR I RRASIN ATY MISH QENGJI E RAKI !
    KANE NJE RIT FETARE SHUME TE ZHVILLUAR ,PO TE ISHTE KY RIT ME I MADHI E ME ME FORCE NE BOTE ,DO KISHTE ME SHUME FESTA RAKI E MISH !!! TE PAKTEN KETA E SHIJOJNE
    JO SI MYSLYMAT !! CAJ E KAFE ,HALLVE E HOXHALLARE
    URREJTJE PER FETE E TJERA E PRAPAGANDE FETARE !!
    GEZUAR FESTAT …RAKI E MISH PAQI GJITHMONE .

  16. 0sumi says:

    A o Enver Hoxha ku je……ti i bete te gjithe njrtezit njerez ,ua dhjeve te gjitha kultet mashtruese te feve we budallallepsen njerezimin.
    Unr jrtova 42 vjete ne Corivode dhe kurre nuk me shkoi mendja te ngjitesha ne Tomorr tek gjoja varri i Abazit te Aliut,qe paska fluturuar i hipur ne kal dhe qenka zhuar ne maje te Tomorrit.
    …Keto jane pordhe me figon.
    Tani eshte bere mode qe oburro te shkojme nje nate ne Tomorr ( Kulmak), te blejme nje wingj dhe te “bejme gjak”,kurban qe te ne ndihmoj Abazi i Aliut.
    E tani na urojne njeri tjetrin :”te ndimofte” e kane fjalen per Abazin e Aliut.U ndihmofte o delet e perendise……
    Therni kurbane dhe.behuni tape me raki..

  17. shoku says:

    Nje shkrim i sakte ,per ne atesistet . Jam dakort edhe me nje komentues qe thote se pjesa me madhe shkojne per piknik. Gjithashtu eshte edhe nje feste per te grumbulluar shume para. Une shtroj pyetjen. perse nuk eshte caktuar data e 28 korrikut ,ku sipas kenges qe kendohet dervish Ilazi shkoi e ngriti teqene, por si dite eshte 22 gushti, por shkojne edhe me pare 20,21,22 e me pas. Kenga thote: “Me 28 korrik // ne Tomorr flaka po ndrin // Dervish Ilazi v et// me vrap i ngriti Teqene // Pse te’mos jete kjo date perkujtimore ,kur shenja qe e bene Tomorrin te shenjte eshte 28 Korriku ? Lexova nga nje komentues qe thoshte se ne vitet e sistemit socialist u ndaluan emrat fetar. Po kjo eshte e vertet dhe funksionoi e jo se u harrua. Madje dhe shume persona me deshiren e tyte i nderruan emrat. Respekte per shkrimin Mustafa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje