Meta bën "autogol" me "Arturo Ui" dhe "Fermën e Kafshëve": Dallkaukë e kriminelë, ngjiten në pushtet duke shantazhuar. Një elitë "derrash" papritmas merr kontrollin

23 Gusht 2020, 13:26Politika TEMA

Në Ditën Europiane të kujtimit të viktimave të Nazizmit e Stalinizmit, presidenti Ilir Meta, ka dhënë një mesazh, përmes të cilit thotë se vendi ynë për afro 4 dekada u kthye në Korenë e Veriut të Europës, por historia rrezikon të përsëritet nëse shqiptarët harrojnë çmimin e dhimbshëm që paguajtën për liri e demokraci.

Ndërkaq ai shton se sipas tij, një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.

“Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.

Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor.

Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.

Për mbi 4 dekada ne u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës, ndaj kemi sot përgjegjësinë për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë.

“Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orwell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.

Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.

Apo ashtu si në Fermën e Orwellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.

Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera”, thotë Meta.

10 komente në “Meta bën “autogol” me “Arturo Ui” dhe “Fermën e Kafshëve”: Dallkaukë e kriminelë, ngjiten në pushtet duke shantazhuar. Një elitë “derrash” papritmas merr kontrollin”

    1. ca ca says:

      Gazetari apo gazetarja qe e percjell komentin e artikullit ne fillim sigurish te shkruar nga dikush tjeter ,te kete kujdes se ne shqip nuk themi per veten e trete shumes …paguajten por themi paguan.KETO jane gabime qe i bejne vetem injorantet qe skane lexuar as edhe nje perralle.

  1. Molla Omari says:

    ka mberdhif. nuk ka dal nfonje figure nga skrapari dhe aq me shume nje liliput te udheheq shwiptaret. per roje, bodigarde dhe police, plot

  2. Sa e peshtire kur shikon lepiresit e bytheve qe ngrihen ne kembe per nje felliqesire says:

    ….a mund te martohet nje grua me nje lango si keta ? …shikoni se bejne si kurva.

  3. Martin says:

    Aha ky sa po vjen e po reshket.. o mister 7% me bllok ne dore.. dale dale se do ta gjesh Arturo Uin ne Rec..o boss i trustit te gurroreve ne skrpapar..

  4. Latif Qyramidhja says:

    Ky derri Meta ku bene pjese tek servilet, dallkauket, kriminelet apo te trija se bashku…. te gjitha te keqiat i ka dhe eshte dhe hajdut votash e pronash..!!!!!!!!!

  5. Prind says:

    Ai qe ja ka shkruar paska tallur menderen me Meten, ja paska ngec bukur. Ilir Meta vete eshte pergjegjes per bllokimin e zhvillimit te vendit ne keto 30 vjet dhe gjithe sa ka lexuar me lart , misherohen me se miri ne personazhin e tij.
    Enderron ta shtyje gjate Ilir Meta me ” tjeter ben e tjeter thua, qe te me prishesh mendjen mua” ??!!!!
    I pandeh budallenj shqiptaret ky kopuk???!!!!

  6. qytetari says:

    Ky ndyraq,katundar skrapali,qe mbart te gjithe veset e mbrapeshta njerzore,harron qe ka qene ne prehrin e hoxhes komunist si pioner i enverit dhe babait oficer ne shkollen e bashkuar,´´harron´´ dhe vjedhjet dhe vrasjet,shpifjet e panumerta te bandes se tij,duket qe vec te tjerave,po kalon dhe nje faze kollapsi budallallaku(pasi nuk ka tru njerzor,qe ta quash te cmendur).
    Por mjerimi i pamate dhe vetvrases,eshte harresa dhe mos reagimi jone me shume se absurd.
    Vend MUTI.

  7. USA says:

    Arturo ui eshte saliu vete iliri kryederr dosa mona.

  8. Raul says:

    A e mbani mend mitingun delirant tek pallati Asllan Rusi ku lideri merte poza ne mes te salles taman si Fyrheri ne mitingun e famshem te Nurembergut dhe lristat erotiko naziskine ulerinin me thirje histerike lesheli force e pare, lesheli force e pare. Imagjinojeni o njerez cfare do i ndodhte ketij vendi te dilte larg qofte leshilikes force e pare. I perjetshem qofte kujtimi i Nafije dybekut te leshitlikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje