Ashtu sikurse pjesa më e madhe e Koresë së Veriut, edhe jeta personale e udhëheqësit të saj, Kim Jong Un është gjithashtu një sekret më vete. Jeta e tij ka qenë gjithmonë objekt spekulimi dhe kurioziteti në arenën ndërkombëtare. Megjithëse, informacionet për vendin e izoluar janë të pakta, ashtu sikurse edhe jeta e përditshme e liderit Suprem, disa gjëra janë zbuluar.
Jeta e Kim Jong Un mes pasurisë është një botë tjetër nga ajo e njerëzve që sundon. Koreja e Veriut arriti në 28.6 në Indeksin Global të Urisë në vitin 2016, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit raporton se 70 përqind e 25.1 milion banorëve janë “në rrezik urie” dhe se kequshqyerja është në nivele të larta, shkruan abcnews.al.
Në 2012, vitin që ai mori detyrën, shpenzimet vjetore për mallra luksoze u rritën nga 300 milion në 645.8 milion dollarë. Ai zotëron një sërë rezidencash, njëra prej të cilave ka një kinema me një mijë vende, ku diktatori sheh filma si “Godzilla”. Lideri koreano-verior njihet gjithashtu edhe si një dashamirës i pijeve, i cili ka importuar rreth 1 milion dollarë të pijeve alkoolike të shtrenjta në vitin 2016.
Ish-kuzhinieri privat i babait të tij rrëfen se Kim Jong Un preferon t’i vihen në dispozicion gjithmonë disa shishe verë dhe lloje të ndryshme djathrash. Diktatori korean vazhdon të ndjekë politikat e babait të tij, kryesisht “juche”, që përcakton izolimin e Koresë së Veriut dhe zgjerimin e programit të armëve balistike dhe ushtarake të vendit.
Kim Jong Un është i martuar me Ri Sol-ju, një ish-nxitëse tifozësh. Për shkak të daljeve të pakta të bashkëshortes së tij në publik, besohet se çifti ka të paktën dy fëmijë. Sipas partisë, Kim Jong Un mësoi të drejtonte makinën në moshën tre vjeç. Marka e tij e preferuar e makinave thuhet se është Mercedes.
Ajo gjithashtu ka në pronësi një jaht luksoz 30 metra të gjatë, me një vlerë që arrin shifrën e 6 milion dollarëve. Ish-atleti i NBA-së, Dennis Rodman, mik i Kim Jong Un, thotë se diktatori preferon të qëndrojë shpesh në një ishull privat të ngjashëm me “Hawaii ose Ibiza”. Për të inkurajuar turizmin e huaj, Kim Jong Un ka urdhëruar ndërtimin e kompleksit të skive Masikryong, i cili kushtoi 35 milion.
NBC raporton se kompleksi aktualisht është kryesisht i papërdorur dhe mbahet i hapur nga ekipet e punëtorëve me gra dhe fëmijë. Siç kanë raportuar mediat e huaja, shumica e pasurisë së tij vjen nga aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës dhe i armëve. /abcnews.al/
Kur nuk ke ç’i bene gomarit i bje samarit.Te gjitha sa u than ne kete shkrim te stisur, jane shpifje dhe propagande per te ulur realitetin e Kores se veriut. Populli i Kores se veriut mund te jet i lumtur se nuk ka krime,korrupsion,grindje e sherre si ndodh ne parlamentin e shqiperise qe godasin me veze,mjell e çizme,ata nuk jane kafshe si deputetet e pd-ke te shqiperise.Atje ka vetem nje zot shtepie,kurse te neve eshte shtepi me 120 pleq dhe nuk di kush te komandoj i pari.
Shqiperia vendi yt ishte N Korea e Evropes – nuk kishte buke per te ngrene, vendi ishte komplet i shkaterruar rreth 1.5 milion njerez (gjysma e popullsise) iken nga syte kembet sapo ju dha mundesia, nuk lejohej asnje kontakt me me jashte, qe te mos vazhdoj me te tjerat dhe propaganda komuniste e kohes thoshte qe ne ishim vendi me lumtur dhe zilia e botes. – edhe keto genjeshtera jane ?
Ti mund te jesh i ri dhe ndoshata nuk i ke jetuar – po sidoqofte, te pakten historine e vendit tend duhet ta dish perpara se te sulmosh te tjeret.
Shenjestra-nuk e di se cfare moshe ke zotrote, por une e kam jetuar ne rinine time kohen qe sot po jetojne koreano-verioret. Edhe ne ishim shume te lumtur dikur kur ngriheshim qe ne 2 te nates qe te zinim rradhen per nje shishe qumesht dhe 5 kokrra veze. Kur mbaroje qumeshti dhe ne nuk arrinim qe te merrnim shishen tone, kenaqeshim me blerjen e domateve te prishura dhe spinaqit qe e kishim me shumice.
E dime ne se sa te lumtur ishim kur degjonim se si prijesi yne i dashur jetonte ne mes te lluksit ne Bllokun e rrethuar me ushtare. VEtem gomeret e kalibrit tend lavderojne komunizmin per dy aresye:
Ne se kane qene pjese e nomeklatures, kane bere jete relativisht me te mire se sa te tjeret, ose kane lindur mbas 90-tes dhe s’e kane haberin se cfare kane hequr prinderit e tyre per ti rritur.
Ti ore Ben beni ke lindur ne kohen e Ramizit e lulezove ne kohen e Saliut ndaja dhe ngateron djathin me hirren!Ne kohen e Enverit popullit i ishte bere e qarte se:Ke te siguruar Shtepine,punen,ujin,dritat rendin publik dhe te thoshte :Mos ha mut se te fus brenda;ndera ne kohen qe ti ke lindur e ne kohen e Saliut qe ke jetuar ishte:shtepine,punen,dritat,rendin publik nuk i ke te siguruara dhe ha mut sa te duash!Ndaj edhe ti ha mot sot!
Tregoni për hajdutët tuaj si berisha dhe meta që erdhën me sandalle plastike dhe kanë vjedhur gjysmën e shqipërisë. Apo jepni këto lajme të ngushëlloni popullin se ka edhe më keq. Më keq se ne , nuk ekziston. Një malok dhe një fshatar të robërojnë një popull dhe të dalin çdo ditë nëpër gazeta si të ndershëm është e keqja absolute. Bashkë me ramën që bën batuta dhe hedh romuzet e leshit.
Koreja e veriut eshte shteti me i pavarur ne bote. Kurse ne Shqiperi “bejne ligjin” amerikanet , gjermanet , turqit , greket , B.E , O.S.B.E , N.A.T.O , dreqi me te birte.
Une kam qene prezent, kur ky Kimi ka ngrene njerez te gjalle,korean te varfer, i hengri dhe kockat ua hidhte qenit.Njehere tjeter , perdhunoje nje koreane te bukur ne sy te fshatit, pastaj nxori koburen dhe bammmm, e vrau.Gjynah qe Kimi nuk ka nje cike demokraci si e jona, ku rrojme te qete dhe te lumtur, sidemos nga ata qe na qeverisin si puna e Kimit.Lavdi Demokracise.
Une isha prezet kure te perhunoi ty familjarishte
Me te poshter se Sali Berisha nuk ka asnje Kim ne bote. Ato qe ka bere Berisha mbi shqiptaret Jane pafundesisht kriminale. Por edhe ndaj Metes, Kimi eshte ku e ku me njerezor.
ju premtojme Pushime Gratis per gjithe KO.VER ne Shqipni ,
per 30-vjet ne kembim te Dy Bumjeve Atomike ? Bucko amon
te dum fort ,
bohena vllazen fjal Burri ?✔