Dhërmiu, fytyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare

22 Gusht 2020, 19:35Politika TEMA

Nga Flora Xhemani Baba

Nëse doni të kuptoni se si funksionon shoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerin e politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet me radhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.

Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës, parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë, ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitës ambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarë sallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.

Dhoma që kushtojnë 300 € por mund të flesh edhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi por ka edhe pehlivanë që me shpresën se nuk do shikosh faturën, ta hedhin me ndonjë njëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve por ka edhe pjeshka që nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës.

Por ajo që ulërin më shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo; në rrugë, në plazh, pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh, para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu, në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku u bëjnë shoqëri peshqve.

Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.

Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.

29 komente në “Dhërmiu, fytyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare”

  1. Besa says:

    Shko mi katnare, ku di ti ca eshte Dhermiu, ke kalu ndonje dite andej nga Drimadhesi! Dhermiu eshte perle me te gjitha

    1. Besimi says:

      Te dogji Besa?:)

    2. pa vlere says:

      Ha ha
      Ai kometi Beses ishte shume per te qeshur.
      (dhe per te qare..)

    3. Miti says:

      Katunarja e vertete je ti, qe ke pare vetem Dhermiun dhe te duket mrekullia vete. Dhermiu eshte nje vend qe ne te njejtin nivel per nga bukuria natyrore e gjen rendom ne Mesdhe. Per sa i perket pjeses qe varet nga njeriu eshte turizem tallava.

      1. Besa says:

        Shoku Miti, e kam bredhur gijthe Mesdheun dhe kam bredhur vende qe ti as ne enderr s´ke pare, kam bere plazh ne jug te Frances Cannes dhe Nice, Spanje e Kroaci, Greqine qe di ti bej aq bukur reklamat e vendit te vet dhe me perjashtim te jugut te Italise nuk kam pare gjire qe te krahasohen per nga bukuria me ato te Dhermiut dhe perreth. Sigurisht plazhet ku mund te frekuentohen ende nga njerez po vijne duke u tkurruk per shkak te mesymjes prej te tilleve si ty qe deri dje keni kullotur bagetine, dhe demet mjedisore nuk i kane shkaktuar vendalinjte dhe dashamiresit e Dhermiut, por njerez te ardhur si puna juaj qe s´kishit pare plazh me sy dhe u turret te betonizoni dhe te zhvasni sa te mundni nga ai vend

    4. Trump says:

      Besa nuk e paska ngrene akoma sufllaqen

  2. Pranvera says:

    FIKS FARE prandaj bota me ne QESH E ULERIN.

    1. Bato says:

      Ah moj cupe, ja kur shkruan dikush shqip!!! Te ka kenaqsi shpirti. Kjo eshte shqipja qe, kur perdoret bukur e me vend te thyen brinjet!! Arrshi i qafes, kam qeshur me lot!!

  3. Predatori says:

    Fatkeqësisht bashkëjetesa jonë me plehrat do të jetë akoma e gjatë. Deri sa të duam dhe të respektojmë të gjithë mjedisin dhe pronën e përbashkët do të duhen dekada.

  4. Gazetari says:

    Dhermiu i bukur Perl eshte skemi cthemi.Por nuk shkojn te huajt pse vall.Pergjigjen e pare e ka shkrujt ne artikull.Pergjigjja e dyte sepse pordhet e shqiptarve e kalojn imagjinaten e nje Polaku, Norvegjezi, Gjermanit, Francezit, etj. Kush e ka ven re Targat e huaja dhe Rulot i gjen ne te gjith bregun (jugor) Por jo ne dhermi.Dhe karagjozlliku me i madh i shqiptarve eshte, Duam te shkojm ne nje vend qe ka gjalleri zhurm muzik shale byth etj.Dhe kur vijn nga plazhi qe te vazhdoj pordha kishte shum zhurm muzik njeres, i kishim afer shpis se aty rrijm gjithon qe bejm plazh.Ndersa habia e madhe esht qe sivjet Shkova ne Borsh i cili nuk ka ndryshim deti “nuk frekuentohet nga bossat sepse ska pube luks shal etj. Dhe aty gjeta dhom 30 mij nata E perfshire Tenda 2m me 2m qe te rrije thjesht ne nje hije pa lek kjo e fu dit.Zarzavatet i merja tek bacja vet i mblidhja rrushin e kepusja vet fikun e vilja vet.Cdo gje me shije dhe lire mbi te gjitha.Dhe mbi te gjitha e vetmja zhurme aty ishte vala e detit. Relax qetesi shpirterore qe e kerkon cdo njeri 1 her ne vit.Por qe harron edhe ben pordh nr Dhermi.Jal.Himar.

  5. Nje analize elegante says:

    Bravo Flora. Pastaj e shkruar nga nje femer te ben te biesh ne dashuri me ty Flora. Bravo per shpullen qe u ke dhene atyre psikopateve te shkreterve shqiptar.
    Kjo ndodh se popdhi shqiptar eshte klinikisht per psikiatri, kuptohet jo te gjithe po nja 95% e tyre.
    Te perqafoj ?

  6. Goni says:

    Ne foto shoh nje stampid, njerez te pa ndergjegjshem qe shkelim mbi njeri tjetrin.
    Qenie te pa lidhura me natyren, entitete gjysem te cmendura qe kane rene ne dashuri me vehten e tyre.
    Askush ne univers nuk ka fuqine te materializoje nje mallkim mbi kokat tona pervecse veprimet tona.
    80% e aktivitetit te shqipetareve eshte negativ dhe mallkim I tij do te na ndjeke akoma per gjenerata.

  7. cuni says:

    Shkrim i goditur. Nje bravo e madhe

  8. Black Jack says:

    Domethone Pordhe e modhe dhe breke te grisura . Right ????this is Albania???!!

  9. ?????? says:

    Skandale shqiperia eshte cop cop o vllezer

  10. Geri says:

    Sa po e ruajnë traditën shqiptare!

  11. Julian laci says:

    Pershendetje Besa Qytetare me origjine Katundare Une kam qene ne dhermut ( Dhermi), Drimadhese, Borsh, velipoje, lezhe, patok,durres, sarande, vlore, te gjithe bregdetin e bukur te shqiperise.

  12. Gim says:

    Po shtoj dhe myshqet jeshile ne guret e bardhe, qe jane pasoje e mungeses se kanalizimeve dhe bejne qe fekalet te filtrojne ne det.

  13. Ce says:

    Po haremin veror erotiko naziskin te Jales nen administrimin e Nafije dybekut ku vajzat lriste te zhveshura pothuaj lakuriq gjithe shkume me shalet mbi qafen e hamshoreve me tatuazhe te frikeshme ne hardallosje te plote ne shkuma party. Kjo eshte rinia qe pergadit leshelija, ekstim, erotizem, naziskizem, shkuma party, thyerje dere te fakulteteve, bllokim rrugesh, hedhje boje ne koke rektorit.

  14. Zani says:

    Ky eshte realiteti, jo ai qe reklamonte Rama para nje muaji, une e pashe vete nga afer skandal, Dhermiu ishte jeto sikur te jete dita e fundit e jetes.

  15. ED TIRONCI says:

    kom bo plazh ne trekendeshin dhermi drimadhas livadh..ne keto 15 vitet e fundit.cdo vere.hiq ket te sivjetshmen qe na e dhiu kinezi.jetoj ne itali dhe mbas 15 vjetesh frekuentim shqiperie zgjodha nje plazh modest ne lignano afer udines.jetoj ne udine.lignano eshte plazh pothuajse 100 vjecar.megjithe kufizimet e covidit ishte plot.mu duk vetja ne durres.cadra pa fund.po pastertia e ambientit rreth plazhit me beri te mendoj qe si ka mundesi qe me ate det qe i ka fale zoti jugut..pastertia te jete ne nivelin 0.do thush ti ke shku per 15 vjet pranej mos na caj derrasat.sic duket kur shko gjithmone per ate det myll syte per gjonat e tjera.megjithese duhet ta pranoj qe vjet qe isha ne livadh…ishte ndryshe ne krahasim me dhermiun dhe drimadhasin.hoteli ishte super…dhe pashe edhe pasterti ne plazh.ndoshta ngaqe frekuentohet me pak se dhermiu e drimadhasi.pastaj dhe ndotja akustike ishte ne nivelin 0.ne dhermi po ta kishe hotelin afer havanes…e kaloje 10 ditshin e plazhit me sy hap..ne cdo ore te dites.cmimet…ne drimadhas per nje peshk te eger..qe ketu ne itali e pagu te 30-40 euroshi…na kerkun 120 euro…me ate det qe kane…do ishin bo si bahamas po te kishin i cik tru.

  16. Qin Qinani says:

    Plehra hale n Dhermi ?!
    Pse habiteni.
    Vet fjala Dhermi esht emertim i vjeter pellazg qe shpjegohet nga shqipja Dhi-Mir. Pra dhjesni rondshëm atje.
    Vend ku dhihet.
    Sipas Herodotit aty ka dhjer Odiseu kur kalonte nga Troja per Itak.
    STRABONI thot se kur Pompeun e zuri barku nga ushqimi i prishur,ndaloi anijen ne bregdetin Jon dhe me not doli n plazhin e Dhermiut ku i futi nji t dhime aq t fuqishme saqe oshtimat e pordhve t tij degjoheshin der n Pulia Itali.n breg perball.
    Dallgt e detit u ngriten cunam.
    Dhe tash e ksaj dite shqiptart vazhdojn traditat e lashta…

  17. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Nuk thon kot “kurv e vjeter e zengjin i ri “mos te raft per hise ! Kjo “kurva” Dhermi dhe “zengjinet” reckaman qe u ben zengjin te ri , ju duket se kan per hise mrekullin e Jonit dhe ter Mesdheut ! Harbuteria qe nga sjellja e deri te cmimet tregon kta zengjin xhungle egersin dhe paaftesin ti pershtaten kohes dhe terheqjes se turisteve, sa do vi dita qe te kthehen aty ku ishin e do jet shum von per tu ndrequr punet ! Injorant , pordhac,derra qe te han sot ,pa menduar per neser e me cfar shkruan Besa ,kjo ftyr kanibalesh mjedisor qe vetem dajaku enverist te lidhur me zjnxhiret e luftes klasave, ju a dhjet tangarllikun e tju mesoj qytetarin e mirsjelljen ,me to zori, se me demokraci ju duhet 100 vjet akoma ,se me kte shtet te degjeneruar kte degjenerim do presesh ! Ka koh qe lexoj kto “perla ” cdo vit ,e po aty po te njejtat e historia vazhdon ! …….

  18. Eda Tironcja says:

    Edhe une mendoj si Besa, kjo Flora do kete qene ndonje dite nga Drimadhesi dhe te Lollipopi dhe mendon qe ka pare Dhermiun. Plazhet dhe deti i Dhermiut jane te pakrahasueshem, duhet ta shetisesh mire ate vend. Dhe duhet te dish nga deti qe te kuptosh bukurine e detit te Dhermiut dhe te besh diferencen. Edhe une kam 30 vjet qe shkoj, eshte vend shume i bukur, por jane njerezit qe kane filluar te vijne keto vitet e fundit dhe qe menderosin cdo gje kudo ku shkojne. Dhe mos shani vendin tuaj o njerez se nuk na e ka fajin qe jemi pisanjoser

  19. populli says:

    Bravo Flora, një analizë realiste ke bërë, por e di atë shprehjen: ja thashë moj ja thashë, po kujt ja thashë. Kjo vërehet jo vetëm tek shqiptarët e Shqipërisë, por dhe emigrantëve, të cilët sillen ndryshe këtu dhe ndryshe në vëndet ku jetojnë. Edhe Gazetari ka bërë një koment, në të cilin kush ka sy të shikojë dhe t’i thërrasë ndërgjegjes, që dhe në këto perla të vëndit tonë mund të pushosh, duke lënë mënjanë luksin dhe tangërllikun që shumë i përdorin për ato të shkreta foto për në instagram dhe duke promovuar çdo gjë shqiptare.

  20. Besa says:

    Shoku Miti, e kam bredhur gijthe Mesdheun dhe kam bredhur vende qe ti as ne enderr s´ke pare, kam bere plazh ne jug te Frances Cannes dhe Nice, Spanje e Kroaci, Greqine qe di ti bej aq bukur reklamat e vendit te vet dhe me perjashtim te jugut te Italise nuk kam pare gjire qe te krahasohen per nga bukuria me ato te Dhermiut dhe perreth. Sigurisht plazhet ku mund te frekuentohen ende nga njerez po vijne duke u tkurruk per shkak te mesymjes prej te tilleve si ty qe deri dje keni kullotur bagetine, dhe demet mjedisore nuk i kane shkaktuar vendalinjte dhe dashamiresit e Dhermiut, por njerez te ardhur si puna juaj qe s´kishit pare plazh me sy dhe u turret te betonizoni dhe te zhvasni sa te mundni nga ai vend

  21. Tomi says:

    Bashkejetesa e shqiptareve me plehrat eshte dicka normal, nuk eshte vetem ne Dhermi, gjithe shqiperia keshtu eshte, sepse kafsheria nuk ndrohet. Nga momenti qe ne Dhermi kan investuar te gjithe qe nuk jan nga Dhermi, kjo situate nuk ndryshon
    Shqiptari edhe ne gjermani qe jeton prap me kafsh eshte ber

  22. Albani says:

    @Sinjora..apo Qiria … BESA

    kam nje bindje qe ti je nje femer e varfer ne teresi…je me e varfer me teper ne ekonomi sesa kudo tjeter dhe kjo te ka erresuar mendjen dhe verbuar syte….prandaj do te tregohesh ndryshe nga se je ….madje me teper mendoj qe je nje femer aspak terheqese…

    gjithsesi te urroj pushime te bukura ne dhermi…por kujdes…tangerllekun dhe plehrat qe hedh ne ujin e detit do ti gjesh nje gjellen e shtepise ne katundin tend ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje