Kreu i FRPD: Të rinjtë janë të zhgënjyer, me Bashën kryeministër do i kushtohet vëmendja më e madhe

22 Gusht 2020, 15:39Politika TEMA

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi në një takim të sotëm me të rinjtë ka thënë se Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë do i kushtojë vëmendjen më të madhe të rinjve, arsimit, studentëve, profesionistëve të rinj.

Këlliçi thotë se PD dhe FRPD do të hartojnë një plan konkret për të rikthyer shpresën tek studentët dhe të rinjtë.

Ai akuzon Ramën se ka lënë rininë në harresë të plotë ndërkohë që duhet të ishte çështje prioritare.

Statusi i plotë i Këlliçit: 

Maturantët dhe studentët sot janë të zhgënjyer e të braktisur nga qeveria. Rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit.

Me Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale. Së bashku me strukturën tonë të studentëve, GRUD, dhe atë të gjimnazeve, ne do të bëjmë të mundur një koordinim dhe një plan konkret për t’i rikthyer shpresën studentëve, të rinjve dhe për të frenuar emigrimin masiv të trurit.
#DekadaERinisë #DitëMëTëMira

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje