DETAJET/ “Je kaq e bukur. Hajde pimë një kafe…” Policia i heq burrit të martuar fiksimin për 19-vjeçaren

22 Gusht 2020, 12:37Politika TEMA

Duket se tani ka ikur koha kur dikush të ndjek pas me makinë e i bie borisë. Ka ikur koha kur dikush të ndërpret rrugën se do të të thotë sa të pëlqen, se sa e bukur je apo sa do donte të pinte një kafe me ty. Aq me tepër kur këto veprime i kryen një i martuar dhe muza e tij është një adoleshente.

Një 19-vjeçare nga kryeqyteti i kërkoi policisë që t’i heqë fiksimin një 38-vjeçari, i cili veç të tjerave rezultoi që ishte i martuar. Nga veprimet e mëpasshme që ndoqën agjentët panë që ai prej javësh po i shfaqte adoleshentes ndjenjat e tij në mënyrat më romantike.

Madje ai nuk është lodhur as nga indiferenca e vajzës por e ka kuptuar si “lojra”. Pasi ka dërguar sinjale nga më të ndryshmet, sipas një burimi , burri zbuloi adresën e shoqes së ngushtë të 19-vjeçares D.P. dhe i la një letër ku kishte shkruar “të lutem jepja këtë numër telefoni shoqes tënde”.

Policia shton për Gazetën “Si” se vajza është bezdisur aq shumë nga ndjekja me makinë sa në shtëpi e sa në lokal, saqë zgjidhja e vetme ishte policia. Sipas policisë, e reja D.P. u bind të denonconte pranë komisaroiatit numër gjashtë, pasi sinjalit të radhës që burri kishte hedhur.

“Isha me shoqen time dhe me prindërit. Siç duket, A.C. na ndoqi në distancë dhe nuk po ma gjente anën. Kur lamë shoqen në shtëpi, ai ishte afruar dhe i kishte hedhur një letër. Aty kishte shkruar numrin e tij të telefonit. I ka thënë “jepja shoqes”, rrëfen 19-vjeçarja.

Për t’u bindur mbi pretendimet e adoleshentes, policia thotë, se kreu një sërë veprimesh sikurse ishte këqyrja e kamerave të sigurisë pranë punës së adoleshentes. Makina “Audi” ngjyrë gri, e shtetasit A.C. shfaqet vazhdimisht edhe pranë banesës të së resë, ku shoferi ndonjëherë i jep makinës me shpejtësi dhe ndonjëherë qarkullon paralel me të.

Bëhet me dije se pasi ka administruar këto të dhëna, oficeri i çështjes ka firmosur arrestimin e 38-vjeçarit, i cili ndonëse me status “i martuar”, ra keqazi në dashuri platonike me 19-vjeçaren që e refuzonte qoftë dhe për një kafe.

14 komente në “DETAJET/ “Je kaq e bukur. Hajde pimë një kafe…” Policia i heq burrit të martuar fiksimin për 19-vjeçaren”

  1. Tuçi says:

    Bei yzmet baçes tende mon garso se ta punon bota. nuk mbahen dy kunguj me nje sqetull , megjse ti ke dy sqetulla ske pse sfocohesh.

  2. tony says:

    Futeni nja 6 muaj brënda që kur të dall ta ketë harruar gruaja e tij të ketë zënë ajo ndonjë shok dhe ai të zerë mënd.

  3. Labi says:

    Nese sevdaliu nuk e ka prekur ose ndaluar ne rruge direkt policet trapa i rrujn trapin,sa per 19 vjecaren adoleshente per here te pare degjoj dapo i kalon 18 vjec cdokush mund te doj nje femer

    1. Shiko kush flet says:

      Labi, qenke me trap nga ai trapi.
      Policia te çon ne gjyq, me Prova per ndjekje dhe bezdisje përtej kufijve.
      Gjykata te fut nje gjobe we ta marresh vesh mire, dhe te vendos kufirin we mos t’i afrohesh vajzës deri ne 200 Metra.
      Po e shkele, futesh tek ofenduesit e seksit, dhe rrezikon burgun. Por maniaket sinouns jote vetem ligji i edukon.

  4. Mira says:

    psikopatët në veprim
    vetëm dhuna i mban se në kokë kanë mut e jo ndërgjegje
    kur ju tradhëton gruaja e vrisni ju legena

  5. Mira says:

    psikopatët në veprim
    vetëm dhuna i mban se në kokë kanë mut e jo ndërgjegje
    kur ju tradhëton gruaja e vrisni ju legena
    të gjitha të bukura janë po gruaja në shtëpi është copë druri

  6. John says:

    Eshte reale kjo histori apo krijim gazetaresh?

  7. 123 says:

    per mua gabim kane dhe grate e ketyre derrave, se sa martohen ja varin vetes dhe burri eshte shoku i qenit i merzitet gruaja qe ka ne krevat dhe del per ndonje zocke , prandaj nje keshill per femrat e socme , mbani veten, femijen , shtepin dhe mos lini burrin pas, se ju hapen probleme familjare te medha vetem 10 minuta ne dite merruni me veten dhe shpetoni familjen

    1. Adi says:

      123, Ne nje gje ke te drejte, grate duhet te kene me shume vleresim dhe respekt per veten, Dmth per mua nese ke nje cope gomari per burre qe i shkon pas adoleshenteve (pergjigje per komentuesin me lart, por pas 18 vjec mund te zgjedhesh te martohesh konsiderohesh i rritur per shtetin por per shkencen je akoma adoleshent deri ne moshen 21 sepse je akoma ne proces maturimi fizik dhe mendor) JEPI DUART SA ME PARE, Eshte me mire ti rrisesh femijet vetem sesa me nje idiot qe i rri mendja vetem ne nje vend ne vend qe te punoje dhe kujdeset per familjen, Gra te dashura nese burri eshte i varur ndaj seksit, drges, bixhozit, eshte i dhunshem, nuk i pelqen te punoje dhe nuk ka respekt per ju, ikni sa me pare, punoni qe te jeni te pavarura dhe tiu jepni femijeve nje jete dhe vlera me te mira, Dhe per burrat e mire qe jane familjare e punetore vlen e njejta keshille,qendroni larg nga grate qe per model jete marrin telenovelat (latine, turke apo indiane qofshin) dhe qe nuk respektojne perkushtimin qe kane marre kur vendosen te kene nje jete se bashku me ju. Brezat tone te rinj meritojne jete me te mire, prinder me te mire, edukim dhe vlera morale dhe kulturore me te mira, Tradhetia eshte nje vendim persona dhe nuk e justifikon dot kujdesi ose mos kujdesi per veten qe meqe ra fjala ashu si grate qe lene pas dore veten edhe shumica e burrave per shkak te birres dhe mungeses se ushtrimeve/punes fizike e kane barkun si grate 9 muajshe shtatezena, vishen me rroba sintetike qe qelbin me ere nje autobuz te tere keshtu qe keshilla te kujdesen per veten eshte e vlefshme per te dyja gjinite por me shume sesa ta bejne kete per burrat apo grate ta bejne per vete, per shkak te respektit per veten.

      1. Kuriozitet says:

        Meqe I ditke te tera, dhe ke keshilla per te gjithe, c’na thua per 18-20 vjecaret femra, qe jane vazhdimisht ne gjueti te 40-50 vjecareve me makina e me para?

        1. Adi says:

          Se tani e pashe kete pyetjten @Kuriozitet”, Ato 18-20 vjecaret qe permende ti kane per prinder ata halabaket qe ndjekin 18-20 vjecare te tjera ose si ato nenat e telenovelave qe permenda me lart, Dhe sa per dijeni nese ata 40 vjecaret jane njerez qe kane shtylle kurrizore dhe nuk e kane mendjen firifiu nuk bien ne prehen e 18-20 vjecareve, Kalofsh bukur bukur javen!

    2. geri says:

      rrote kari komplet
      dmth gruaja te merret me te gjitha dhe burri te rrije hajde bole hajde …

  8. Haki Stermilli says:

    Pedofilia nuk paska fund në Albanistan

  9. D.Didani says:

    Ka shume shqiptar qe mendojne qe po qe se nuk e ke prekur vajzen je pa pergjegjesi…! Eshte mentalitet anadollak. Jo vetem qe nuk mund ta prekish nje person qe te pelqen,por as te mos e bezdisish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje