Ndryshime në qeveri dhe strukturat drejtuese të partisë?! Asambleja e PS mblidhet brenda javës së parë të shtatorit!

21 Gusht 2020, 19:59Politika TEMA

U bënë plot 6 muaj dhe socialistët nuk kanë rinovuar asnjë nga organet e reja drejtuese.

Pandemia është bërë shkak për mosmbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Por, sezoni i ri politik duket se do të jetë edhe koha e duhur, sipas Selisë Rozë, për të rifreskuar organet drejtuese.

Prej kohësh në media përflitet për ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar si dhe në postet ekzekutive të PS, por asnjë informacion nuk ka marrë konfirmimin e drejtuesve të PS.

Vetëm zhvillimi i Asamblesë pritet t’i shuajë ose konfirmojë zërat për këto ndryshime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje