Artan Hoxha tallet me Ilir Metën: Presidenti shpërndan dekorata “Naim Frashëri” dhe ka harruar të dokorojë, vetë Naimin…. Dhe jo vetëm ai!

21 Gusht 2020, 15:40Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar klasën politike, e cila për vite ka shpërndarë dekoratën “Naim Frashëri”, por ndërkohë sipas tij kanë harruar të dekorojnë vetë poetin e madh.

Ndërsa i referohet një lajmi, sipas të cilit presidenti Meta do të dekorojë sot me urdherin “Nderi i Kombit”, rilindasin e madh, poetin kombetar, Naim Frasheri, Artan Hoxha shkruan se “Shpërndanin dekoraten “Naim Frasheri” dhe kishin harruar te dokoronin, vetë Naimin…”.

“Shpërndanin dekoraten “Naim Frasheri” dhe kishin harruar te dokoronin, vetë Naimin…

Sot, presidenti i Republikes, do te dekoroje ne fshatin Frasher te Permetit, me urdherin “Nderi i Kombit”, rilindasin e madh, poetin kombetar, Naim Frasheri…

Ne fakt duket ironike, qe Republika e Shqiperise, dekoron nga viti 1968, personalitete te rendesishem, vendas dhe te huaj, me urdherin “Naim Frasheri” i arte dhe “Naim Frasheri” i argjend, nderkohe qe kishte harruar te dekoronte vetë Naim Frasherin!!!

Dekorata me e rendesishme ne Republiken e Shqiperise, eshte “Dekorata e flamurit kombetar”. Personalisht mendoj se Rilindasi i madh, Naim Frasheri, me shume se askush tjeter, e meriton kete titull.

Dekorata “Nderi i Kombit”, eshte e treta ne hierarkine e dekoratave me te rendesishme ne Republikes e Shqiperise.
Gjithsesi, bereqavers edhe me kaq, eshte me mire sa pa hiç…

Nderkohe, urdheri “Naim Frashëri” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për vepra dhe veprimtari të çmuara. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë dhe argjendtë.”-shkruan Artan Hoxha.

4 komente në “Artan Hoxha tallet me Ilir Metën: Presidenti shpërndan dekorata “Naim Frashëri” dhe ka harruar të dokorojë, vetë Naimin…. Dhe jo vetëm ai!”

  1. ?? says:

    Rri se na i shpifi .Qoftë i fundit president i këtij lloji .

  2. abc says:

    Ik o surrat mut, per te gjitha ben ekspertin.

  3. Dhimitri says:

    Naimi eshte vete Shqiperia… ku ka dekorate qe i rri mire Naimit!

  4. Ardi says:

    Ky president eshte turpi me i madh qe i ka ndodhur vendit tone ne te gjitha kohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje