Shqipёria, Bjellorusia dhe OSBE-ja nё sytё e Milionerit

21 Gusht 2020, 12:48Politika TEMA

Nga Gent Cakaj

‘Është mëkat humbja e rastit për avancim të namit të vendit. Në OSBE kjo bëhet me shfrytëzimin e fjalës kineze për krizë, të asaj që përmban në njerën anë vështërsitë dhe në anën tjetër pikën e kthesës për dalje nga këto vështirësi. Ndoshta, çuditërisht, ky shans që po humbet shtyn që Shqipëria të kuptojë se ka nevojë për pikën e vet të kthesës.’ – kështu e përfundon Veton Surroi vështrimin e tij kritik me titull ‘Shenja e palexuar kineze’, botuar më 20 gusht 2020 në Koha, lidhur me angazhimet e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e OSBE-së pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit 2020 në Bjellorusi.

Ky është sa një reagim ndaj shkrimit të përciptë të Surroit, aq edhe shfrytëzimi i mundësisë që Surroi krijoi për t’i dhënë disa shpjegime jo atij, por publikut të gjerë mbi kryesimin e OSBE nga Shqipëria, për të cilin çdo qytetar shqiptar duhet të ndjehet mirë bazuar mbi faktet kuptimplota të kësaj periudhe të mbulimit të këtij roli nga vendi ynë.

Ndonëse Surroi e merr si fakt të kryer vonesën e ndërhyrjes së Kryesisë së Shqipërisë në situatën në Bjelorusi, shtjella e tij është e mbështetur në një varg keqkuptimesh konceptuale për funksionin dhe rolin e OSBE-së. Ky “fakt” e bën shtjellën e Surroit një rrjedhë pasaktësish empirike lidhur me kontributin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë evropiane në përgjithësi. Sipas tij, “fjala kineze për krizën”, pothuajse ofron çelësin magjik të punës të vetë OSBE-së: përkatësisht, ‘si të merret me kriza dhe rreziqet e tyre në kontinentin evropian dhe njëkohësisht si të krijojë mundësi që nga këto kriza të krijohet një pikë kthese’. Si fillim, një formulim i kësisojtë e redukton pothuajse krejtësisht rolin e OSBE-së në thjesht menaxhim e trajtim krizash në hapësirën e kontinentit evropian. Karakteristika dalluese e OSBE-së, ndërkaq, është promovimi i konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë të ndërtuar mbi tre shtylla themelore: politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe njerëzore. Në këtë kuptim, përdersia parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve është patjetër pjesë organike e rolit të OSBE-së, gama e angazhimeve të saj shtrihet në një numër të gjërë çështjesh, nga mbrojta e promovimi i lirive themelore, ruajtja e mjedisit, adresimi i rreziqeve transnacionale e kontrollit të armëve e deri forcimi i mbikëqyrjes së proceseve zgjedhore e demokracisë në përgjithësi. Surroi e ngatërron “fjalën kineze për krizën” me hieroglifin kinez, që është i njëjtë për krizën e për mundësinë dhe në varësi të kontekstit të fjalisë, lexohet ose krizë ose mundësi. Nejse, kjo pasaktësi është më e pakta dhe e vetmja që ndjell buzëqeshje në shtjellën e tij, ndërsa qëllimi i kësaj përgjigje nuk është as shqyrtimi etimologjik i fjalës ‘krizës’ as dhënia e mësimeve elementare për veprimtarinë e OSBE-së.

Problemi themelor me shkrimin e Surroit është përshkrimi thelbësisht i pasaktë, për të mos thënë skajshmërisht tendencioz, i performancës së Shqipërisë si Kryesuese e radhës së OSBE-së në përgjithësi dhe angazhimeve të saj të fundit në situatën paszgjedhore në Bjellorusi në veçanti. Kjo është e dukshme, së paku, në tre rrafshe kryesore.

Së pari, Surroi thotë se Kryesia e Shqipërisë/ Kryetari i radhës i OSBE-së,
z. Edi Rama, ka filluar punën duke vizituar Ukrainën lindore dhe është mjaftuar duke lavdëruar si arritje të madhe restaurimin e urës në Stanica Luhanska. Ky është një përshkrim krejtësisht i mangët: thelbi i vizitës më datën 20 dhe 21 janar 2020 në Ukrainë ishte pikërisht fillimi i komunikimeve intensive të nivelit të lartë (me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Kuvendit Dmytro Razumkov, Kryeministrin Oleksiy Honcharuk, Ministrin e Jashtëm Vadym Prysaiko) në kuadër të përpjekjeve të OSBE-së për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Surroi vijon duke thënë se ‘(…)roli eventual historik i Shqipërisë në krizën në Ukrainë është i vlefshëm vetëm për barcoleta’. Më shumë sesa një koment cinik personal, një formulim i tillë shpërfaq padije dhe mllef, dy elementë që zakonisht ushqejnë njëri-tjetrin. Surroi me këtë pohim shpërfill krejtësisht dy të arritura shumë domethënëse të Shqipërisë si Kryesi e OSBE-së në krizën në dhe përreth Ukrainës.

Nga njera anë, pas bllokimit të plotë të lëvizjës si pasojë e pandemisë COVID-19, me punë sistematike e ndërmjetësim të drejtëpërdrejtë të Kryesisë së Shqipërisë, është arritur rikthimi i monitoruesve specialë në Luhansk e Donjeck nga fundi i muajit qershor 2020. Nga ana tjetër, për herë të parë nga shpërthimi i konfliktit në e përreth Ukrainës në 2014, me punën konstruktive të Shqipërisë e bashkëpunim të ngushtë me Grupin Trilateral të Kontaktit e pjesëmarrje edhe të disa prej përfaqësuesve të zonave të Donjeckut, është arritur marrëveshja për forcim të masave të armpushimit. Rrjedhimisht, nga data 27 korrik 2020 e tutje, nuk është identifikuar asnjë thyerje shqetësuese e armpushimit. Shqipëria, ashtu sikurse Kryesitë e radhës të OSBE-së nga viti 2014 e këndej (Zvicrra, Serbia, Gjermania, Austria, Italia, Sllovakia), natyrisht, nuk posedon ndonjë formulë magjike për zgjidhje të konfliktit në e përreth Ukrainës, pavarësisht dijenisë mbi hieroglifin kinez. Sidoqoftë, të arriturat e lartëpërmendura shënojnë një konribut përmbajtësor në shërbim të sigurisë dhe paqes në Ukrahinë. Prandaj ato duhet të konsiderohen si të arritura të vyera të Shqipërisë si Kryesi e OSBE-së dhe mllefet duhet të paktën të adresohen gjetkë nëse rezultojnë të pakurueshme.

Së dyti, Surroi po ashtu insiston se Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të radhës të OSBE-së, dhe homologët nga Sllovakia e Suedia, si përfaqësues të Treshës së OSBE-së, tashmë do të duhej të ishin në Minsk duke shtyrë përpara idenë e një marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës që siguron një rrugëdalje paqësore e demokratike. Për më shumë, ai thotë se Shqipëria thjeshtë është vetëmjaftuar me një deklaratë formale për shtyp të lëshuar me datën 10 korrik 2020, me përmbajtje tipike, me shprehje ‘(…)sikurse jemi të brengosur’, ‘respektoni të drejtat e njeriut dhe standardet e OSBE-së’ e kështu me rradhë’. Mjafton edhe kaq për të kuptuar se Surroi jo vetëm është i painformuar në rastin më të mirë, po është edhe thellësisht i keqkuptuar mbi mënyrën se si funksionon OSBE-ja. E cila nuk mund të zbarkojë në asnjë terren krize thjesht me “çelësin kinez” në dorë, pa u marrë paraprakisht dorën aktorëve të përfshirë në një krizë, e posaçërisht autoriteteve të vendit a vendeve të prekura nga kriza.

E vërteta është se Kryesia aktuale e OSBE-së e ka bërë publike më 17 gusht kërkesën për të shkuar në Bjellorusi, pas dhjetëra komunikimesh në nivelet e larta diplomatike, me synim të qartë hapjen e një kanali dialogu mes qeverisë e opozitës. Pavarësisht përpjekjeve për të qenë të pranishëm në Minsk që prej orëve të para pas shpërthimit të valës së protestave masive, OSBE-ja ende nuk e ka një përgjigje pozitive nga Bjellorusia. Vetë zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit 2020 me ç’rast Aleksandër Lukashenko fitoi me një rezultat mbi 80%, u mbajtën pa praninë e vetë ODIHR-it. Pra fakti që Kryetari i rradhës i OSBE-së apo Ministri i Jashtëm, nuk kanë zbarkuar ende në Minsk lidhet me një sërë rrethanash objektive, po asesi me ndonjë dëshmi të mungesës së angazhimeve diplomatike të të skuadrës shqiptare në krye të OSBE-së. Në të vërtetë, vetë presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Bjellorusisë për të filluar bisedimet me ndërmjetësimin e OSBE-në, mes tjerash është edhe rrjedhojë e punës intensive e qasjes proaktive të diplomacisë shqiptare.
Nuk është rastësi e as produkt i një thjesht “deklarate të brengosur”, siç ironizon Surroi, që angazhimi i Shqipërisë si Kryesi e radhës së OSBE-së në Bjellorusi është mbështetur fuqimisht nga Këshilli Evropian (shih përfundimet e datës 19 gusht 2020, paragrafi 8), Komisioni Evropian (shih komunikimin publik të Kryetares Ursula von der Leyen e Kryetarit Charles Michel të datës 19 gusht) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (shih deklaratën për shtyp të Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, të datës 20 gusht), mes tjerash. Thënë ndryshe, përderisa Surroi flet për humbjen e rastit për ‘avancimin e namit të vendit’, mbështetja enorme e propozimit të Kryesisë së Shqipërisë për dialogun e brendshëm në Bjellorusi tregon krejt të kundërtën. Në këtë kuptim, Shqipëria është duke kaluar në një prej periudhave më të suksesshme sa i përket angazhimeve të saj në diplomacinë shumëpalëshe.

Së treti, Surroi përfundon me një argument krejtësisht cliché reflektimin e tij: ‘Nuk ekzistojnë dy Shqipëri, njëra për konsum të brendshëm e tjetra për konum të jashtëm’. Tutje, ai shprehet se ‘(…)është e vështirë të shkosh e të predikosh për zgjedhje legjitime në Bjellorusi, ndërsa vetë vendi kushtëzohet nga Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë për t’i mbajtur ato’. Këtu vlen të theksohet se vetë Gjermania, e cila mes tjerash ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e Shqipërisë për të marrë vetë Kryesinë e OSBE-së 2020, është duke mbështetur hapur përpjekjet e Shqipërisë lidhur me situatën në Bjellorusi. Nëse aludimi për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkaq, është i mbështetur në kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, atëherë Surroi thjesht riprodhon një shtrembërim tjetër, në vazhdën e shtrembërimeve që janë bërë bajate për konsum të brendshëm politik në Shqipëri.
Ashtu siç duket qartë në paragrafin 10 të përfundimeve të 25 marsit 2020 të Këshillit të Bashkimit Evropian, mbajtja e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë kushtëzohet me miratimin e reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR-it dhe jo me mbajtjen e zgjedhjeve. Prandaj kur shkon deri këtu, përpjekja e Surroit për të ofruar një analizë kritike lidhur me kryesinë shqiptare të OSBE-së, merr thjesht trajtën e analizave ordinere, sipërfaqësore e dezinformuese, të cilat tashmë kanë pushtuar masivisht sferën publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Në mbyllje, mbase vlen të theksohet se Surroi shton edhe një vërejtje për cilësinë e diplomacisë shqiptare me pretendimin se ajo ende nuk ka gjetur një Ministër të Jashtëm. Në fakt Shqipëria e ka Ministrin e Jashtëm dhe për dijeninë e Surroit ai quhet Edi Rama, kështu që Surroi mund t’ia kursente vetes këtë lajthitje emocionale, e cila e bën kuaziqesharak në analizën e tij tendencioze. Përkundër këtij shënimi, duhet gjithësesi nënvizuar fakti se pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe Kryesimit të sukesshëm të OSBE-së, Shqipëria është në një vlug të pashembullt përpjekjesh diplomatike për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Kështu pra, përtej relativizimeve cinike me padijeni e mllef nga zëra që vërtetë mund të ndihmonin në vend se të zhurmonin, diplomacia e Shqipërisë është duke kaluar objektivisht në një prej fazave me vëllimin më të madh të punës në gjithë historinë e saj. Kërkesa për ‘pikën e kthesës’ së Shqipërisë nuk është e fajshme në vetvete, por ajo nuk justifikon kurrëfarë shtrembërimi faktesh apo përfundimi të pathemeltë, qoftë në rrafshin e politikës së brendshme apo asaj të jashtme. Këshillat e lira, mungesa e informacionit, shtrembërimi i fakteve dhe mllefi që i frymëzon, bëjnë që opinioni i Surroit të vlejë njësoj sikurse vlera e të hollave të protagonistit të tij letrar, Milionerit.

19 komente në “Shqipёria, Bjellorusia dhe OSBE-ja nё sytё e Milionerit”

  1. Klosi says:

    Shko mor rrok kari lexo nai cufo dhe tipi, KAKARITE SOT APO DO SUFLAQQEN E MBRETIT.

    1. Besniku-Gjakove says:

      Po pse or Klosi lexon keso artikujsh te vështir për ty dhe nga nervoza që skupton fare nga tema fillon dhe bëhesh banal o vllaçko. Jo or vllaçko ruje veten ndoshta je nji djal hasreti?

    2. Bekim says:

      Ik e merri sufllaqet te Shqupi. Aty jua jep Basha kryesufllaqisti.

  2. Spiro says:

    Ky ju pergjigjka vetem kosovarve!? Shqiptarve te Shqiperise nuk ua kupton tekstet me sa duket, ndaj nuk u pergjigjet! Ose beson se eshte nivel i nalte, e nuk merret me ne!
    Interesante te marrim vesh kush ja ka redaktuar tekstin ne gjuhe letrare, pasi nuk ka mundesi qe dikush qe nuk flet ne gjuhe letrare, papritur te behet perfekt ne shkrimin letrar.
    Ne fund nuk kuptohet edhe motivi qe shkrimin e ka perkthyer qe ta lexojne shqiptaret e Shqiperise, kur pergjigjen e ka per nji shqiptar te kosoves??
    Fluturon, fluturon, fluturon…Genti Cakaaaj!

  3. Molla e dijes says:

    O gjeni Cakaj! Kam një gjëagjëzë për ty. Një autobuz ka 18 pasagjerë dhe shoferin. Pronar është Sorosi. Me çfarë kriteri merren pasagjerët si puna jote dhe sa kushton bileta? Kush është shoferi? (Shoferi duhet të ketë patentë). Kush nga pasagjerët apo shoferi është i gatshëm të bëjë testin e ADN për të parë se mos ka hipur ndonjë reptilian?

    1. XheJ eN Bi says:

      Molla e kalbur…
      Autobuzi shokn në Vlorë se dikur ka patur një spital psikiattie.
      Pasagjerët përzgjidhen me kriterin e të qënurit psikopat.Deri tani je pasagjeri vetëm ,po shpejt do niset se psikopatët po shtohen me shpejtësi të madhe.
      Bileta për ju është falas se punëdhënësi ju ka paguar siguracionet.
      Futurino ( fatorino doje të thoshe) nuk ka ,se thamë është falas.
      Nuk ka nevojë për DNA as ansliza se sëmundja juaj dihet .
      Shërim të shpejtë….

  4. Molla e dijes says:

    O gjeni Cakaj! Kam një gjëagjëzë për ty. Një autobuz ka 18 pasagjerë dhe shoferin. Pronar është Sorosi. Me çfarë kriteri merren pasagjerët si puna jote dhe sa kushton bileta? Kush është shoferi? (Shoferi duhet të ketë patentë). Kush është futurino? Kush nga pasagjerët apo shoferi është i gatshëm të bëjë testin e ADN për të parë se mos ka hipur ndonjë reptilian?

  5. Molla e dijes says:

    O gjeni Cakaj! Kam një gjëagjëzë për ty. Një autobuz ka 18 pasagjerë dhe shoferin. Pronar është Sorosi. Me çfarë kriteri merren pasagjerët si puna jote dhe sa kushton bileta? Kush është shoferi? (Shoferi duhet të ketë patentë). Kush është faturino? Kush nga pasagjerët apo shoferi është i gatshëm të bëjë testin e ADN për të parë se mos ka hipur ndonjë reptilian?

  6. Epirioti nga Dukati says:

    O Veton! Asnjehere Shqiperija uk ka patur hajr nga Kosova! Perkundrazi. Tani po te shprehem ne menyre banale por qe e meriton: Boll na çate bythen… Shikoni punet ne shtepine tuaj qe nuk eshte per ta pasur zili.

    1. Besniku-Gjakovë says:

      Mbaje veten ore Epriot. Mos trego qe fare nuk dije gjë per historin e popullit Shqipërarë.

  7. Mesuesi says:

    Ja kujt i thone koment! Te vjen te thuash: Cili qe ai bir k..ve qe shpiku komentin???

  8. Kendrevica says:

    Nje pergjigje e merituar e plot dije e kulture per nje personazh qe nuk arriti kurre te behej nje personalitet, Veton Surroi, nje intelektual i deformuar, nje shkrimtar proliks, nje qenie mfibe shqiptaro-serbe e nje “milioner” i dyshimte, qe duhet te ndricoje fytyren e te zbraze xhepat. Pergezime Genc Cakajt edhe per nervin shqiptar.

    1. Besniku-Gjakovë says:

      O bobo! Shife ti shife Kendrevicen. Po pse nxehesh shoku? E ke nga vapa duket. Paske hy thelle, paske hy ne mal pa sakic( sopat).
      Ma mire e ke te ikesh nga plazhi, ama te kesh kujdes. Mos e harro e masken, se duart do i lash ne det, apo?

  9. Kendrevica says:

    Nje pergjigje e merituar e plot dije e kulture per nje personazh qe nuk arriti kurre te behej nje personalitet, Veton Surroi, nje intelektual i deformuar, nje egocentrik, nje shkrimtar proliks i palexueshem, nje qenie amfibe shqiptaro-serbe e nje “milioner” i dyshimte, qe duhet te ndricoje fytyren e te zbraze xhepat. Pergezime Genc Cakajt edhe per nervin shqiptar.

  10. Ladi says:

    Bravo Genc Cakaj, te pershendes per kurajon dhe inteligjencen.

  11. Zgalem says:

    Llogjiken e shkrimeve te Gentit , e kam ndjekur dhe ne materjale te tjera , por kjo pergjigje , qe i ka dhene Vetonit eshte elit- kllas . Vetoni ka shkruar nje shkrim , qe e fillon me hieroglifet kineze , per t’u cfaqur si intelektual klasi . Kam shkruar opinionin tim , per vetoniaden ambicioze dhe ziliqare . Duke u matur me hijen e mengjezit , eshte befasuar se si Edi dhe Genti ,nuk e kan epyetur se c’duhet te bejne me Bjellorusine . Kjo eshte nje politike e madhe mendon Suroi , qeverrisja shqiptare , nuk i ka aftesite , per ta vertitur rrolin e OSBse . Me sa duket eshte befasuar nga miratimi i personaliteve te dekllarates se Rames , per dialog . Vetoni nuk thote ku ka gabuar Rama , vec cfaq deshiren e fshehur , per te bere dekllarate te gabuar .Vetoni do te hedhi kripe ne gjelle te botes . I pelqen vetja jashte mase .
    Se ne cilin nivel ka rene Suroi , e ka spjeguar shume mire Genti . I lumte dora dhe mendja !Zgalem

  12. Alban Dega says:

    SHPARTALLIM DIPLOMATIK I NJE ANALFABETI TE DIPLOMACISE!

    – I vetmi gabim i Cakajt – humbje e kohes me nje loser humbameno te deshtuar
    – Gjitheckaditesi dhe donkishotizmi
    – Mizat nuk jane as B-52 e as F-16… Don Surroi I Mances.

    Te besh replike me nje humbameno eshte kohe dhe energy e harxhuar kot.
    Vetem fakti qe Keshilli i Evropes, shefja e diplomacise dhe kryetarja e Komisionit te BE- se, vete ish Drejtori i CIA-s, sot Sekretareve i Shtetit te superfuqise boterore dhe aleatit strategjik te Shqiperise e Kosoves,si shtete dhe shqiptareve si komb e pershendeten dhe perkrahen nismen e kryetarit te radhes se OSBE-se dhe Kryeminister i Shqiperise Edi Rama, qe sigurisht eshte paradiskutuar si me SHBA edhe me BE-ne para se te behej publike, eshte deshmi e nje hapi diplomatik te sakte, te drejte human dhe paqe, siguri e demokraci mbrojtes.
    Sic del ashiqare nga pacavurja e Vetonit ai eshte analfabet per misionin e OSBE-se.
    Te mos dish nuk eshte mekat… te mos diish e te besh gjithckaitesin eshte Donkishotizem
    Ndaj kur flasin titanet duhet te heshtin hajvanet!
    Pse !?
    Sepse kthehen ne Don Kishoter qe luftojne me mizat qe u duken si bombardues B-52, F-22 … apo raketa berthamore nderkontinentale !
    Deliri i madheshtise se Vetonit eshte vetem e vetem deliri i marrezise se Surroit.
    E ke shpartalluar keq Zoti Cakaj…
    Per ata qe njohin sadopak diplomacine bashkekohore e ke zgerlaqur aq keq sa me vjen keq per te, por sic thote sovrani cfare mbjell do te korrish dhe ai u orvat te mbjelli e te ndjelli shiun e ra ne bresher ne uragan faktesh e argumentesh rrenuese.
    Jam i sigurte qe si gjithckadites qe e mban veten Veton Surroi u shfaq ne syte e lexuesve si asgjedites.
    Sabelotodo es Sabelonada Senior Surroi, thone spanjollet meqe e di spanjishten, sidomos dialektin e Meksikes.
    Sipas dy burimeve teper te sakta nga Madridi dhe Mexico City prej ketij te fundit u komandua dhe pagua edhe vrasja e babait tend Sezai Surroi, drite paste, ne ate kohe ambasador i Jugosllavise ne Spanje ……
    Teme ne vete kjo!

  13. Andi says:

    Ke shume per te mesuar nga diplomacia. Por nuk ke faj, u bere zv minister nga hici. Te duket ndonjehere qe je edhe minister. Ne pozicionin qe ke nuk behen artikuj personale dhe te sulmosh nje individ (pa permendur faktin qe je shume poshte Surroit). Mos jep shume mend, por bej ndonje gje ne ministri, se nuk ke asnje mundesi te ndikosh ne politika te medha. Gjithshka ke bere qe kur je ne detyre ka qene heqja e ca targave dhe pasaportave diplomatike. Edhe procesin e negociatave ta hoqen, emeruan nje tjeter. Ministrine e ke si mos me keq. Kendej nga ne i thone “rregullo ne fillim bahcen tende, pastaj shih te tjeret”. Ndjehem keq qe kemi ne krye te diplomacise nje bylmez te diplomacise.

  14. Besniku- Gjakove says:

    Shume bukur Minister Gent Cakaj.
    E lexova edhe shkrimin e Vetonit ne gazeten Koha. Bukur duket analiza. Por ja qe me reagimin tend te gjate je munduar ta hudh posht kete veshtrim apo analiza të Vetonit. Prandaj qe të mësoim te jemi më racional si në jetën e përditëshme ashtu edhe në shkrime ma së miri kishte me qenë që ne dhe poashtu Vetoni të kemi një burim informacioni nga ku mund te lexoim dhe te informohemi derejt dhe saket per te gjitha keto aktivitete e kryesuesit te OSBE pra Shqiperis. Kishte qene mire sikur shkrimit tënd te ja bashkangjiteshe edhe ndonji likn te faqeve zyrtare me cka edhe ne do bindeshim „ fakteve“ tuaja. Kaq e thjesht eshte puna Minister Cakaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje