Zbardhet biseda telefonike e Lavrov me Ramën: Bjellorusët i zgjidhin vetë punët, pa ndërhyrje të jashtme

20 Gusht 2020, 22:29Politika TEMA

Ambasada ruse në Tiranë konfirmoi bisedën telefonike midis kryeministrit Edi Rama si kreu i OSBE-së dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Tema kryesore e diskutimit ka qenë situata në Bjellorusi, ku sipas ambasadës, “ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë”.

Njoftimi:

Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas.

8 komente në “Zbardhet biseda telefonike e Lavrov me Ramën: Bjellorusët i zgjidhin vetë punët, pa ndërhyrje të jashtme”

  1. Faslli Flluska says:

    Duket, Lavrov nuk paska degjuar akoma per efektet cudiberse qe mund te arrihen nga kontaktet dhe bisedimet me zotin Rama. Te shmangesh nje mundesi te tille, e cila te vjen rralle ne jete, eshte vertete nje fatkeqesi e madhe. Por duket, zotin Lavrov e paska denuar zoti, qe kerkon te shmang kete dhurate te vyer per popullin bjellorus. Natyrisht, ai e ka te qarte, se pas kesaj,zoti Rama do te kerkonte te ishte i pranishem edhe ne ndonje situate te ngjashme po te ndodhte ne Rusi,cka do te ishte me te vertete shkatrrimtare per fatin e drejtuesve aktual autoritar pushtetmosleshues te ketij vendi. Cfare fati per ne qe jemi bashkohes te Edi Rames!

  2. yes says:

    kshuqe budalla kthehu ne vendin tat edhe mundohu ti japesh buke dhe pune popullit se po vdesin.

    1. hb says:

      Ka kaluar koha e Enerit, tash duhet te gjesh e te hapish pune vet.

  3. Predatori says:

    Tallu ti Faslli, por Lideri Suprem i këtij vendi famar -3 ndriçues ka shumë përvojë në këto punët e zgjedhjeve. Po nuk besove mua shko pyet Gjiknurin, Dakon, Manjën, madje dhe fisin e Avdulajve. Lukashenko dhe populli bjellorus nuk e dinë se çfarë shansi janë duke shpërdoruar.

  4. Nje qytetar says:

    Faslli Flluska , Yes , hani mut qe te dy , sepse Edi Rama , doni apo nuk doni ju plehra berishiste, eshte kryeministri me i sakte ne historine e Shqiperine . Por ju nuk keni faj, keshtu jeni gatuar , me mentalitetin e tribaleve!

  5. Kim été says:

    Shëndet ju themi, plaç ju duket. ”Era e ngroht e thellesive”

  6. Laho Babi says:

    Sallami apartçik Lavrov flet per mos nderhyrje nga jashte sepse Bjellorusia shihet si çiflig i Rusise.

  7. Fred says:

    Po mo, “Yes”, po…. Po vdesin shqiptaret nga uria, veçse nuk po dijne ku t’i çojne makinat dhe nuk duan t’i lejne restorantet dhe kafenete bosh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje