Kriza politike në Bjellorusi, Rama telefonatë me Lavrov: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së

20 Gusht 2020, 17:38Politika TEMA

Teksa situata politike në Bjellorusi vijon të jetë e tensionuar Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Sipas burimeve, mësohet se gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov, kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Bjellorus, Aleksandër Lushenko të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike.

Opozita në Bjellorusi, akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës.

Rama në rolin e kryetarit të OSBE ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minsk dhe për të zhvilluar bisedime më të gjitha palët politike në konflikt.

Një ditë më pare edhe Bashkimi Evropian mbështeti propozimin e OSBE për dialog në Bjellorusi dhe thotë se është e gatshme të ofrojë asistencë të mëtejshme në këtë drejtim.

1 komente në “Kriza politike në Bjellorusi, Rama telefonatë me Lavrov: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së”

  1. ben says:

    Bravo Rama, keshtu behet nje shqiptar faktor i zgjidhjes se konflikteve nderkombetare. Te huajt e respektojne K.Ministrin shqiptar. Disa nga ne e shajne me rrenje e me dege.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje