PD, akuza pas vendimit për rihapjen e shkollave. Grida Duma: Rama çdo gjë e bën pa plan, po rrezikon jetën e fëmijëve

20 Gusht 2020, 12:42Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar sërish qeverinë sa i takon vendimit për rihapja e shkollave në kushte pandemie.

Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve dhe arsim cilësor. Sipas saj, ende nuk është publikuar asnjë udhëzim apo protokoll sigurie.

Kujtojmë që dhe më parë PD akuzonte qeverinë për mos hapjen e shkollave.

Deklarata e PD:

Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka marrë asjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike.

Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan.

Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.

Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka! Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja “po bën atë që deshën shqiptarët”, sepse “kështu doli sondazhi”.

Qeveritë nuk qeverisin me sondazhe dhe sondazhet nuk janë vendime qeverie. Nëse do të ishte kështu, bënin mirë të kryenin një sondazh mbi çfarë donin shqiptarët në kohën e karantinës; apo çfarë donin shqiptarët, kur mbyllja pa plan u shkatërroi ekonominë dhe punën.

Për më shumë, qeveria ka vendosur pikërisht të kundërtën e asaj që duan shqiptarët. Shqiptarët në çdo sondazh zgjedhin të arsimojmë fëmijët në kushte sigurie jete. Shqiptarët në çdo sondazh vënë shëndetin dhe jetën si prioritet themelor.

Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:

– Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë.

-Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë?

Problemet që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla janë disa.

• Shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne. Tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Qeveria nuk ka akoma një përgjigje.

• Qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.

• Për shkak të mungesës s ënjë plani, qeveria nuk ka përgjigje për programin 6 orësh mësimor. Çfarë do të bëhet me të? I alteruar mes mësimit në klasë dhe online, ngarkesa shkon edhe 12 orë.

• Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.

• Shkollat nuk janë pastruar dhe higjenizuar.

Vetëm tre javë nga fillimi i mësimit dhe për asnjë nga këto probleme të mëdha nuk ka asnjë strategji të qartë përballimi.

Qeveria duhet të jetë e qartë që fëmijët në shkolla dhe siguria e tyre janë përgjegjësi e saj prioritare, shumë më tepër se çdo pjesë tjetër e popullatës.

Fëmijët e shqiptarëve mund të nisin jetën shkollore vetëm pasi të qartësohen plotësisht për mënyrën dhe masat e plota të ruajtjes së standardeve të distancës, higjenës, sjelljes mbrojtëse, në të gjithë ambjentin shkollor.

Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre.

Partia Demokratike kërkon informimin dhe transparencën e plotë të shqiptarëve mbi hapat, mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës.

7 komente në “PD, akuza pas vendimit për rihapjen e shkollave. Grida Duma: Rama çdo gjë e bën pa plan, po rrezikon jetën e fëmijëve”

  1. Lesheli says:

    Po duan mut kta qe ju nxjerrin ju neper lajme mblidhni trut e kokes se jeni ber vk. Pse si hapni pastaj pse i hapni mbani nje si kar per drejtim se sdini ku jeni fare

  2. Shqiptari says:

    Me te drejte media prej disa ditesh po e trajton problemin e vitit te ri mesimor,probem per çdo familje shqiptare.Prinderit,gjysherit tere familjet qe kane femije ne tere ciklet e shkollimit dhe ne universitete shtrojne pyetjet:A do hapen shkollat?Cila do jete menyra qe do vendoset per tu zhvilluar procesi mesimor?Ne shkolle,me turne,me grupe,me kohe te shkurtuar,me deshiren e prinderve,online,me perzgjedhje te lendeve kryesore??
    Pra jane pyetje dhe shqetesime njerezore pafund qe bejne prinderit,qe i tjerr politika per interesa dhe qe i trajton media ne kronika pafund duke e rritur me tej tensionin dhe ankthin e familjeve shqiptare.
    Disa politikane dhe perfaqesues,eksperte te arsimit,ish deputete,ish funksionare te arsimit ,sikur kane ardhur ne toke nga nje planet tjeter,leshojne alarmin SOS,se ketu çdo gje eshte jashte kontrollit,madje bejne dhe gafa,leshojne mufka,kerkojne gjera qe kane kohen e tyre,mbeshteten ne aktr ligjore dhe nenligjore,kane institucionet dhe organizmat pergjegjese qe do marrin vendimet.
    Nuk eshte e lehte dhe e thjeshte te marresh vendime kaq te rendesishme qe kerkojne zgjidhje me shume pergjegjesi.
    Jane shtetet me te zhvilluara dhe potencial te pafund ekonomik qe nuk kane marre nje vendim final.
    Jane deklaruar,Amerika,Kanadaja,Gjermania,tre vendet e Europes veriore qe do i hapin shkollat,por ende nuk kane nje protokoll perfundimtar.Ne…ne e duam medoemos sot!!
    Arsimi ne Shqiper nuk funksionon me plane me plane masash dhe plane pune,si dikur.Arsimi funksionon mbi bazen e ligjit 69/12 te viti 2012,ku percaktohe sakte tere rregullat dhe menyra si funksionon arsimi universitar.
    Me ligj percaktohet kur del Urdheri i Ministrit qe jep tere definivionet,ne imtesi si do funksionoje sistemi arsimor,
    Aty percaktohet struktura e vitit shkollor,kohezgjatja,programi,lendet,oret,drejtimet dhe synimet e shkolles,plane programe,puna edukative dhe veprimtarite,siguria ne shkolla,higjena dhe pastertia,puna me komunitetin,veprimtarite lokale e kombetare.
    Po ne kushete te tilla te pandemise,te kushteve te renduars nga termeti shkaterrues do duhet te merren masa shume te veshtira ne gjendje te jashtezakonshme.
    Nuk mund te marre vendime Ministria e Arsimit pse i ikerkojne sot medoemod njerez politike,perfaqesues te tyre dhe media,pasi ato do i vendose me pare komiteti shteteror qe edhte ngritur per pandemine.Ata jane kompetente dhe shume shqejt mbi bazen e ghendjes do te vendosin.
    Jane bashkite pronare te objekteve shkollore,jo Ministria e Arsimit.Ata do gjejne zgjidhje per ambientet shkollore.
    Jane bashite ato qe sigurojne higjenen dhe pastertine dhe dizefektimin e ambienteve shkollore,jo ministria.
    Jene Qendrat Ekonomike te Arsimit,prane bashkive qe furnizojne shkollat me tere orendite,detergjente,dizifektante,mjete pastrimi dhe sigurine ne shkolla dhe jo ministria
    Jane njesite vendore qe i ngarkon Ligji i Arsimit per nje sere detyrash si per ujin,per ngrohjen,pastrimin,regjistrimin.
    Jane organet e shendetesise dhe epimiedologjise qe merren me kontrollin dhe rregullat qe duhen zbatuar nga drejtorit e shkollave,masat parandaluese etj,jo Ministria,
    Jane organet e rendit,policia e shtetit qe merr masa sigurie,brenda dhe rreth ambienteve shkollore dhe jo Ministria e arsimit.Keshtu per transportin,per tekstet,per rrezikun nga zjarret dhe nga inondatat.
    Besoj tere keto institucione nuk jane sfumuar,as jane arratusur apo u ja ikur mendja dhe nuk funksionojne
    Kuptohet,duhet me teper transparence,dinamizem,pune cilesore dhe masa te repta dhe te sigurta,qe do garantojne fillimin dhe zhvillimin normal te procesit medimor.
    Do ishte ne te mire te publikut dhe tere familjeve shqiptare qe politika dhe media te ndalin sulmin dhe gjuhen e hidhur te frikes dhe tmerrit te publiku dhe femijet
    Askush nuk duhet te ndale raportimin real,goditjen e neglizgencave dhe masave gjysmake,shmangjen nga pergjegjesite per kete sherbim jetik.
    Edhe te ne,si ne tere boten perreth qe jane me te pasur dhe me te zhvilluar se ne,do gjinden zgjidhje qe do garantijnr jeten dhe shendetin e femijve dhe zhvillimin normal te procesit mesimor.Duhet me tepet besim,optimizem,vigjilence dhe masa reale qe preken nga njerezit,me pak politike,frike dhe ankth,pasi shume njerez jane lodhur ne keto muaj tejet stresante.

  3. ?? says:

    Ik moj pirdhu, Sharabajkë!

  4. mesuese says:

    Grida ka apo nuk ka COVID-19. Ju deri dje akuzonit Ramaen se genjen per Coronen pasi do qe te mbylli vendin per qellime politike. Kur i mbylli pse i mbylli shkollat. Kur i hapi pse i hapi. Ju nuk po merreeni vesh. Shkollat duhet te hapen, sigurisht me masa te forta, por duhet te hapen. Une jam pjese e sistemit arsimor dhe po te them qe shkollat duhet hapur. Moshapja eshte me kosto shume te madhe Grida. Duhet te flasesh me pergjgjeshmeri te madhe.

  5. Boston says:

    Po si ska turp dhe del e jep mend kurva me patente. Turp per PD she turp per ata qe e degjojne……..

  6. arriff says:

    …. me LOQE nga medja se kjo nuk ka . Kjo LOQKA do dale pa tjeter te kundershtoje cdo vendim qeverie .Po te gjitha .

  7. hasani says:

    Po turp nuk ke mos kurve? Po ti sigurisht nuk e ke problem se femije nuk ke, djalin qe kishe e mori ish burri, tani ti ke vetem mikun dhe shirtin dhe nuk ke asnje problem se cfare te quajne te tjeret, qe ne fakt je. Qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje