Ende vaksina anti-Covid s'është porositur, ish-deputeti i LSI, thirrje Ramës: T’u bëhet qytetarëve falas! E ke për detyrë t’u mbulosh shpenzimet

20 Gusht 2020, 18:43Politika TEMA

Ish-deputeti i  LSI-së, Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë falas vaksinën për Covid-19 te qytetarët.

Në një reagim në rrejte sociale ai shkruan se është detyrë e qeverisë që shpenzimet të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut. Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid?

Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë. Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikojë më jetë njerëzish!”- shkruan Tavo.

6 komente në “Ende vaksina anti-Covid s’është porositur, ish-deputeti i LSI, thirrje Ramës: T’u bëhet qytetarëve falas! E ke për detyrë t’u mbulosh shpenzimet”

  1. King says:

    O gjinekoloqe. a doli vaksina re. apo o burra te zeme radhen per deputet. yyyt hajvan koke e kembe.

    1. pjeter says:

      Hahaha me te vertet jemi per te qare,te shofesh kush vjen verdalle per te na qeverrisur.Ti paguaje Rama thote gjeniu,Rama eshte Bill Gates,mund ta beje po te doje,kush do i paguaje more derdimene? A nuk do i paguajn shqiptaret perseri?Duhet te jesh gjysmak te mendosh qe shqiptaret nuk kuptojne.

  2. Mikel says:

    Pse mor zagar mashtron njerzit si “falas” si jo po shqiptaret do ta pagujne se Rama si pagun nga xhepi, pse nuk thu mor i degjenerum qe te paguhet sipas te ardhuarve ,kush ka pak ta paguje shteti ,por po prisni te shkatarrohet economia qe te shpetoni lekuren .delengi burre

  3. doganieri says:

    hahahahahah ky kokrra e kontrabandistit qe fuste cdo lloj malli pa cdoganuar jep dhe urdhera.Paguaj ca ti o legen se je bere miliardier vetem me te vjedhur si gjithe partia tende

  4. Dori says:

    Ju politikane mos kini merakun tone. Se ne gjithcka e kemi paguar, analiza, ilace, mjekun. Dhe nje vaksine do bejme si do bejme do e paguajme. Keshtu qe mos u shqetesoni per ne.

  5. Dori says:

    Ju politikane mos kini merakun tone. Se ne gjithcka e kemi paguar, analiza, ilace, mjekun. Dhe nje vaksine do bejme si do bejme do e paguajme. Keshtu qe mos u shqetesoni per ne. Sa per tamponin une e bera te djelen, falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje