Procesverbali: Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër

22 Gusht 2020, 10:01Politika TEMA

Nga Adriatik Doci 

Pasditen e 2 marsit 1997, Sali Berisha urdhëron mbledhjen me urgjencë të Kuvendit, për t’i hapur rrugë shtypjes së rebelimit popullor pas mashtrimit me firmat piramidale, grabitjen e zgjedhjeve të 26 marsit 1996 dhe dhunës shtetërore, duke përdorur SHIK-un. Në këtë seancë u miratuan dhe hynë në fuqi ligji për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme dhe gradimin e kreut të SHIK-ut, Bashkim Gazidedes gjeneral të përgjithshëm për udhëheqjen e betejës për shtypjen e rebelimit popullor, sidomos në zonat e Jugut të vendit. Me këtë lëvizje duke përdorur Parlamentin, praktikisht Berisha vendos Gazideden, si i vetmi ushtar besnik që i kishte mbetur, në krye të ushtrisë, policisë dhe SHIK-ut.

Gjatë kësaj seance të paprecedentë, vetëm Azem Hajdari doli kundër planit. Hajdari ishte pro shtypjes së rebelimit, por kur Bashkim Gazidedes, pasi ky i fundit e kishte përgjuar dhe survejuar për vite me radhë për llogari të Berishës. Në këtë seancë, Azem Hajdari u shpreh kundër bashkimit të SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, ndërsa i kërkoi edhe një herë Berishës shkarkimin e Aleksandër Meksit si kryeministër. Azem Hajdari kishte disa muaj që kishte nisur një valë kritikash ndaj Meksit dhe kërkonte me ngulm shkarkimin e tij. Por në vend që të shkarkonte Meskin, Berisha kishte përjashtuar Azemin nga grupi i PD dhe nga partia që në janar të vitit 1997, pra dy muaj para zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj seance, kryeministri Aleksandër Meksi kërkonte të mos bëheshin shumë debate dhe të miratoheshin aktet me shpejtësi, pasi sipas tij po shtoheshin viktimat nga rebelimi i të kuqve, duke iu referuar socialistëve. Propozimet e Azemit nuk u morën parasysh dhe aktet e diktuara nga Berisha, për t’i hapur rrugë tentativës për të pushtuar Jugun me batalione të krijuara me militantë të PD dhe punonjës të SHIK u miratuan në kohë rekord. Deputetët e Partisë Socialiste kishin bojkotuar Kuvendin dhe diskutimet zhvilloheshin vetëm mes demokratëve.

Diskutimet në Kuvend në 2 mars 1997 për shtypjen e rebelimit popullor 

-Pjetër Arbnori: Meqenëse shumica e deputetëve janë të pranishëm, seanca hapet. Për shkak të kryengritjes së armatosur që ka shpërthyer dhe ku janë përzier grupe terroriste, si dhe të burgosur ordinerë, të liruar pas shpërthimit të kampeve, thirrëm këtë seancë të jashtëzakonshme dhe Parlamenti gjatë gjithë kohës do të rri i mbledhur për t’u bërë ballë me ligj dhunës së tërbuar që ka shpërthyer në disa qytete, djegieve, shkatërrimeve, vrasjes së oficerëve të SHIK-ut,
grabitjes dhe marrjes me dhunë të armëve në repartet ushtarake. Për këtë arsye Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë do të fusë sot në rendin e ditës: 1. Ligjin “Për gjendjen e jashtëzakonshme”. 2. Ligjin “P6r shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”. 3. Ligjin Tër bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ngarkimin e SHIK-ut dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtypjen e kryengritjes”.

-Azem Hajdari: Pa dyshim, edhe unë, si të gjithë deputetët, jam koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, duke qenë plotësisht i bindur se duhet të kontribut përkrah deputetëve dhe përkrah jush. Por, duke qenë gjakftohtë e duke e njohur ndoshta në thelb e në detaje situatën, por edhe ligjin dhe legjislacionin për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si edhe ligjin për rendin, specifikisht ligjin për policinë e rendit e për policinë kriminale dhe ligjin për SHIK-un, e para, e quaj të panevojshëm bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, për arsye se Ministria e Brendshme i ka të gjitha mundësitë dhe degët e veta operative, siç është policia kriminale, për të lokalizuar vatrat e krimit dhe për të ndërprerë përnjëmend frymën revolucionare në vend, kur dihet se ajo është e lokalizuar. E dyta, SHlK-u, ndonëse u cenua dhe, e para, duhej të shpallej zi për ata oficerë të cilët u gjakosën në krye të detyrës, i ka të gjitha mundësitë informativo-gjurmuese për të informuar rreth proceseve që zhvillohen dhe për të vënë në lëvizje forcat e vendit.

Dhe, së fundi, Ministria e Mbrojtjes, po kështu, i ka të gjitha mundësitë dhe dislokimin operativ të studiuar për situatat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme për të neutralizuar me vatra operative të caktuara çdo lloj lëvizje ose kryengritje me dhunë, e cila bie ndesh me frymën demokratike dhe me institucionet e vendit. Ne këtë kuadër, unë do të mbaja këtë qëndrim: Jam plotësisht për angazhimin dhe koordinimin e veprimeve të forcave të armatosura, si të forcave civile të Ministrisë së Brendshme, ashtu dhe të forcave gjurmuese dhe informative të SHIK-ut, po kështu dhe të forcave të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar vatrat e krimit e për të kryer çarmatosjen e atyre personave që, nën emrin e revolucionit proletar ose nën emra të tjerë kriminale ose mafiozë cenojnë kushtetutshmërinë e vendit.

Por, në asnjë mënyrë,
mendoj qe nuk është rruga-gjakftohtë problemi i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, për faktin se komplikacionet e ndryshme do të vijnë duke mos respektuar disa procedura. Edhe një herë këmbëngul në dhënien e legjitimitetit të vërtetë Kryetarit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha; edhe një herë këmbëngul që Partia Demokratike, i ka të gjitha mundësitë, të gjitha mundësitë intelektuale, ka edhe kredibilitetin e duhur për të caktuar kryeministrin e ri; edhe një here këmbëngul se forcat politike duhet të shprehen ose për demokraci, ose për rrugë të tjera, që edhe shteti të ndërhyjë dhe ne të ecim përpara, drejt një demokracie të vërtetë…

-Aleksandër Meksi: S’ka kohë. Amendamentet u paraqitën, të kalohet në votim, për të kaluar në
masa të tjera, sepse unë jam i detyruar të jap një sërë urdhrash, që nuk mund të jepen, se dhe kohë s’ka. Njerëz të armatosur janë në Panaja, në të gjitha kodrat e ullinjve, siç u tha këtu, njerëz të armatosur janë drejtuar në Lushnje, një pjesë janë bllokuar, të tjerë drejt Rrogozhinës për në Kavajë. Ju lutem, mos na vononi, mos shtoni viktima të tjera të terrorit të kuq dhe të spiunëve.

-Pjetër Arbnori: Do ta jap fjalën për shpjegim vote, zotëri, por unë mendoj të votojmë nen për nen dhe pastaj…se ju folët për mos bashkimin e SHIK-ut me Ministrinë e Brendshme, gjë qe nuk është në këtë ligj, por është në tjetër Iigj. Unë votova ligjin “Për gjendjen e jashtëzakonshme në rastet e cenimit të rënde të rendit publik”. (Insiston të flasë z. Azem Hajdari)

-Azem Hajdari: Z. Kryetar, edhe një herë i përmbahem mundësisë sime për të kontribuar përsëri. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset në rastet kur cenohet rendi kushtetues (reagim dhe
zhurme nga deputetët e tjerë) Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Më falni një minutë, ju lutem.

Pjetër Arbnori: Z. Azem Hajdari, ne e morëm vesh qëndrimin tuaj, megjithatë është e
drejta juaj të shpreheni… urdhëro, thojeni!

-Azem Hajdari: Nuk i prish punë këtij Parlamenti që të thotë “cenimi i rendit kushtetues”
dhe “jo i rendit publik”. Është me rëndësi jetike, prandaj pyesni edhe ndonjë jurist. Kur cenohet rendi kushtetues, është normale kjo që mund te bëhej bashkarisht jo për rendin publik. Prandaj, po deshe, ti bëhet një ndryshim në titull… (Zëra në sallë) Ju lutem…

-Pjetër Arbnori – U miratua ligji me 117 vota pro dhe një kundër.

-Engjëll Dakli: Z. Kryetar, shumë të nderuar deputetë! Në këto momente kur ne si demokratë, me tolerancën tonë treguam për 6 vjet së cilët jemi, paçka të ndarë me gjak nga komunizmi, unë mendoj që te ngrihemi në këmbë, në shenjë respekti, me një minutë heshtje për martirët që dhanë jetën për të treguar se shteti mbrohet nga shtetarë të ndershëm. Kjo është edhe një thirrje e të gjithë punonjësve të rrethit të Elbasanit.

Pjetër Arbnori: Ju ftoj të ngriheni në këmbë për 6 martirët që ranë në krye të detyrës. (Ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë në heshtje një minutë) I lavdishëm qoftë kujtimi i tyre! (Duartrokitje). Pika e tretë projektligji “Për bashkimin e S)HIKut me Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Projektligji ka një nen me këtë përmbajtje: “Shërbimi Informativ Kombëtar bashkohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Neni tjetër: “Ky vendim hyn në fuqi në datën 2.3.1997, në orën 17.40”.

-Agron Musaraj: Z. Pjetër, çdo të thotë “bashkohet me Ministrinë e Brendshme”? Ka ndonjë
specialist këtu që të na i shpjegojë? Sepse inkuadrimi është gjë tjetër dhe bashkimi tjetër.

-Pjetër Arbnori: Janë në një ministri.

-Agron Musaraj: Si bëhen një ministri? Kemi ndonjë specialist që të na i shpjegojë? I bashkuar nuk quhet me pushtetin lokal, sepse ngaqë u bashkua Ministria e Rendit me pushtetin lokal, u përfitua Ministria e Brendshme. Ç’do të thotë tani “bashkohet? Bëhet drejtori?

-Pjetër Arbnori: SHIK-u inkuadrohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Agron Musaraj: Në ç’shkallë të piramidës së Ministrisë së Punëve të Brendshme do të qëndrojë SHIK-u?

-Halit Shamata: Ideja është që forcat e SHIK-ut inkuadrohen në repartet antiterror të Ministrisë së Brendshme.

-Alfred Serreqi: Më kujtohet që ky Parlament ka miratuar një ligj që përcakton strukturën e SHIK-ut, prandaj në këtë rast duhet të shprehet Komisioni i Ligjeve se çfarë papërputhshmërie ka propozimi që bëhet për një bashkim të tillë, i cili nuk është definicion juridik. Ç’do me thënë “bashkohet”? Ne kemi një ligj për SHIK-un.
-Pjetër Arbnori: Inkuadrohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Alfred Serreqi: Pa hyrë tek inkuadrimi, së pari, duhet te shprehet qarte për këtë problem
Komisioni i Ligjeve, se mund te jemi në kundërshtim me ligjin kushtetues dhe me ligjin përcakton kompetencat e SHIK-ut

-Azem Hajdari: Z. Kryetar, kjo që po diskutojmë është gjëja me e thjeshtë ne konceptin e legjislacionit në Shqipëri. Pse? E para, kjo bëhet me një urdhër të përbashkët, domethënë Kryetari i SHIK-ut plus Ministri i Brendshëm me një urdhër të përbashkët kryejnë një problem të tillë. E dyta, kompetencën ekskluzive te kësaj e ka Këshilli i Mbrojtjes, ku Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i SHIK-ut janë anëtarë te Këshillit të Mbrojtjes dhe përderisa atyre u dhamë këto kompetenca, që parashikohen në ligjin për Këshillin e Mbrojtjes, kanë edhe kompetencën për të bashkuar në detyra të caktuara funksionale një kompetencë të tillë legjislative. E treta, funksionet e tyre atakohen në Kushtetutë dhe kjo ishte arsyeja që unë fola më përpara. Pse? Kryetari i SHIK-ut caktohet me propozim te Këshillit të Ministrave dhe është në kompetencë të Parlamentit. Prandaj, që te mos bien ne konfrontim të funksionit, por që të realizohen detyrat operative që kërkon Ministri i Brendshëm dhe sidomos bashkimi i degës kriminale me kundërzbulimin, se kjo kërkohet nga detyrat antiterror në Shqipëri, duhet një urdhër i përbashkët i z. Gazidede me z. Shamata dhe që në këtë moment, me miratimin e Komandantit të Përgjithshëm, ajo është e realizueshme. Kjo është juridikisht. Kurse nga ana tjetër, është ajo qe tha z. Musaraj, duhet të rrëzojmë një dekret që t’i ndryshojmë emrin ministrisë, qe te realizojmë një gjë te tillë, por prapë se prapë nuk do te bënim atë që u kërkua.

-Jozefina Topalli: Z. kryetar, në emër të Komisionit të Ligjeve ju kërkoj pak kohë për të diskutuar këtë vendim.

-Pjetër Arbnori: Seanca ndërpritet një çerek ore.

-Pjetër Arbnori: Zotërinj deputetë rifillon seanca. Fjalën e ka kryetarja e Komisionit te Ligjeve, zonja Jozefina Topalli.

-Jozefina Topalli: Komisioni i Ligjeve bashkë me Komisionin e Mbrojtjes e të SHIK-ut është dakord për kalimin e vendimit, në të cilin theksohet: “Forcat e armatosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të SHIK-ut ngarkohen nga Parlamenti për shtypjen e kryengritjes së armatosur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe për vendosjen e rendit kushtetues e publik. Këto forca që do të angazhohen për kryerjen e detyrës së mësipërme, do të komandohen nga gjeneral Gazidede”.

Pjetër Arbnori: Hapet votimi. Kush është dakord për miratimin e këtij vendimi? U lutem deputetëve të vijnë për të votuar. Votimi vazhdon. Mbyllet votimi. Miratohet vendimi i Parlamentit për bashkimin e forcave të SHIK-ut dhe të forcave të armatosura të Ministrisë së Brendshme përshtypjen e kryengritjes dhe për emërimin e gjeneral Bashkim Gazidedes si komandant për këtë çështje. Kam pasur një kërkesë për të votuar një deklaratë të shkurtër e të prerë, që i bën apel popullit shqiptar të distancohet nga terroristët dhe nga kriminelët ordinerë. Ju lutem, bëni redaktimin e saj në 15 rreshta dhe të paraqitet. Mbas një çerek ore
fillon seanca.

Aleksandër Meksi: Një minutë, se mbase nuk e kemi shprehur mirë. Fjala është këtu: Vetëm në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme ka të drejte Komandanti i Përgjithshëm të përdorë edhe reparte te caktuara me urdhrin e tij dhe me vendim të Këshillit të Mbrojtjes për ruajtjen e rendit. Pra, këtë të drejtë e ka. Kjo nuk është që përjashton forcat e armatosura, po kjo thotë që vetëm për grupin e forcave të armatosura të Ministrisë se Brendshme, të parën, dhe të SHIK-ut, te dytën, që do të ngarkohen me këtë punë, i komandon filani.

Azem Hajdari: Lidhur me atë që thotë kryeministri, do të them që ne nuk po ndërtojmë struktura kushtetuese. Çdo kompetencë ia kemi lënë Këshillit të Mbrojtjes dhe dy organeve, që prape varen nga ky Parlament për të kryer një detyrë të caktuar për vepra penale të klasifikuara ne Kodin Penal dhe nuk ka nevojë p6r sofizma. Dihet që Komandanti i Përgjithshëm ka këto funksione, Këshilli i Mbrojtjes ka këto funksione dhe këto dy forca kanë funksion për të sjellë në gjendjen e mëparshme rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.(Shqiptarja.com)

25 komente në “Procesverbali: Kur Berisha gradonte Gazideden gjeneral për shtypjen e Jugut, vetëm Azem Hajdari kundër”

  1. lom deliu says:

    ZAoti Doçi !
    1. Azem Hajdari nuk ishte e as eshte shprehur kunder rebelimit konkret, por per ate qe Ligjet jane.
    2. Azem Hajdari si kryetar i nje sindikate fantazem ishte kunder shtetit te PD. me veprime konkrete..ai u kthye ne PD nga mesi i prillit
    3. Nuk shikoj aty ne tekst ndonje kerkese te tij per shkarkimin e kryeministrit, sepse ai nderkohe ishte larguar nga drejtimi i qeverise (dorehequr) dhe ato detyra i kishte B.Gazidede.
    4. me date 5, qe me mengjez Sali Berisha pranoj armepushimin edhe pse nuk kishte pasur ndonje perplasje me arme me bandat e Vlores apo dhe ate te Tepelenes qe disa ore me pare kishte pranuar te largohej nga qyteti. Per shkak te armepushimit Arben Imami qe deshte te çlironte Shqiperine dha doreheqje e shkoj ne Greqi. Ndersa vlonjatet nuk ishin budallenj qe te benin lufte s aqe nje nga ambasadoret perkrahes r e rebelimit ne nje zone te Jugut deklaroj ” me zhgenjeu Vlora”…madje pas dt.13 kur filloj punen e ashtuquajtura e Pajtimit ata nuk dolen me rrugeve.
    Per Adriatikun dhe lexuesit : çfare ndodhi ne 97 eshte e dokumentuara ne dokumente zyrtare e e Gazetat e kohes. Perrallat nuk do ti haj kush neser.

    1. sillo says:

      Padashur doli edhe nje pjestar i SHIK-ut te asaj kohe me pseudonimin a emrin Lom Deliu!Lom ate qe beri krimineli Sali Berisha as Enveri jo nuk e beri por nuk e mendoi ndonje here!Ndaj ajo ishte lufte Veri-Jug ku siç shikohet edhe nga proçes verbalet te gjithe bashibuzuket e Saliut se bashku me krahun e armatosur te tij “dokur” Azem Hajdarin” donin me çdo kusht shtypjen e revoltave ne jug!Asnjeri nuk e trajton se perse u hapen depot e armatimeve,sepse nga keto depo do te dilte gjithe horrelliku i dokumentuar i municioneve e armatimeve te dhena mercenareve nga famekeqi Bashkim Gazidede per te shtypur revoltat e popullit sepse i cenohej karikja sharlatanit me te madh te te gjithe koherave Sali!Ndaj me sqarimin qe kerkon te besh nuk lahet muti me shurre por perkundrazi duke e provokuar qelb edhe me shume pavaresisht se kane kaluar 23 vite e ai mut qe gatoi krimineli i te gjitha koherave shqipetare akoma nuk eshte thare!

  2. Tuk Tuk says:

    Asnje nga keta pushta nuk eshte nga jugu ne kete mbledhje…Sali Qeni do vdesesh si mi …..

  3. USA says:

    Lexoni o njerez kenaquni cbente pushteti i sali serbit bashkonte shik me ministrine e mbrenshme veprime qe vetem berisha ben.

  4. ndue says:

    Dy fytyra kriminale, njerin e mori Zoti tjetri do ti pavuaj vtasnet nga drentesia qe po vjen….

  5. Tirana says:

    Keto paraqitje te ngjarjeve dhe fakteve, te shkeljeve dhe abuzimeve karshi ligjeve dhe kushtetutes perball popullit dhe shumices se shqiptareve, qe i kane perjetuar dhe jane deshmitar edhe sot shkruhen dhe tregohen si aventurat e kaubojsve, sikur jane tregime per don kishotin dhe sanco pancon, kujtohen edhe ne kuvendin e popullit, i dine mire edhe gazetare dhe analiste pjesmares dhe me formim te njejt te atyre qe i shkelen ligjet, qe shkelmuan dhe e vodhen kombin. Deri kur do lejohen, deri kur vazhdon mosperfillja, deri kur gjakpiresit do e flakin popullsin drejt largimit nga vendi per tu ndjer rehat keta monstruoz qe shesin teritoret e ngelura mbas grabitjeve nga komshinjte? Duhet pritur akoma edhe 50 vjet qe kaloci i ri te filloj denoncimet? KOHA NUK PRET, KJO ESHT NJE TJETER PANDEMI PER KOMBIN SHQIPTAR.

  6. Ali Pasha says:

    Hahaha…ma pushta dhe bushtra se jugorët nuk besoj se ka në kete botë
    Janë bura….dhe jo burra…po veq per një gjë janë mirë…per ti qirë hahaha… se jane te urtë, biles po nuk jua qive robët vazhdojnë dhe i qijnë vet….më duket se i ka kryqezuar greku hahaha pthuuuuuuu

    1. Laberia ime says:

      Mua me kujtohet qe au qim robte ne Vlore ne 97, ju nisem te grate tuaja pa brek dhe me nga nje shkop ne byth..
      Verioret flasin per bese dhe bese nuk kane, shume here kane ardhur verioret te bejne “zap” jugun qe nga xhafer deva dhe deri te sali karaxhici me kelyshet e tij, por kan mare gjithmon te gjatin ne byth..prandaj te keshilloj te mos e krruash shume sepse po ju dhemb akoma..

      1. Theatre and Drama says:

        ai mesiper eshte nga keta te Greqise qe s’kane ca i bejne turkut dhe futen shajne ketu..se iu ka ik truri fare hahahaha
        ..
        Verioret nuk jane Saliu dhe Azem Hajdari mor mik,verioret jane Malesia e Gjakoves Kreshike,Bujani,Prizreni,Luma,
        Margegaj qe me kenget dhe vallet e tyre ruajne te paster traditen dhe mbajne gjalle shpirtin e kombit shqiptar..
        nuk shan kurre nje verior bashkepatriotet e tij ne kete menyre,i fshehur si mi,nga interneti
        Respekt te madh per kete krahine te pasur me kaq vlera patriotike

    2. Taku says:

      Enver hoxha ishte kriminel po per nje gje me pelqeu
      qe ju barbareve Te veriut iu qiu robt dhe I thate babe .
      Jeni rrace e trashe , shpellare , idiote , te pabese ….

    3. Tuk Tuk says:

      O Mi qynefi,,hajde merr kockat e malokeve se qelben vendin,,,ne si modern qe jemi ata qe kishin deshire i dogjem hajde merru hirin ke byth ???? Ju erdhet u vrate dhe iket me arkivol…..Maloket e piste kelyshet e serbit e provuan sa ju vlen lekura…jugu as nuk erdhi tek juve as ju vodhi parate….Grekut ne i tregojme pushken si ja u treguam edhe juve…ik vritu pse me shikon o malok derrash qe te ka qire serbi dhe italiani e te ka bere vasal dhe kelysh te tyre…jugu ka burra pyet saliun dhe Garden e tij per 97 dhe me siguri do habitesh se sa minj si ti lane kockat ne jug…

  7. Franci says:

    Kur e mendon qe keta funderrina vegjetojne akoma ne politiken shqiptare.Eshte e qarte qe PD sot eshte nje bande gangsterash e sa kohe te ekzistoje kjo bande shqiperia e shqiptaret nuk kane per te bere prokopi.

  8. Petrela says:

    Lam deliu mos ja fut kot ty nuk te pyeste njeri ne ate kohe. Pas 10 ditesh u shkarkove dhe I besuari I terrorizmit islamik mori detyrat. Lom a xon ti kishe frike ne zyren kryesore te pushtetin dhe beje me shenje qe ne 93 qe me pergjon doktorri sa hyje ne zyren tende. Cfare deponoi dhe cfare u kap ne dokumentat e gjeneral Adem Conanit ne tepelene nga njerezit e jugut mire ben te heshtesh mos dil mbro xhihadistet nje mik. ??.

  9. Petrela says:

    Ali pasha te me rruac qe sje nga jugu u mor vesh po qe je trap qe dekonsipiro vehten qenke trim xon deliut qe te dha sala leket e milloshevicitdhe me kete pa rulle shkove ne vlore ti O vlonjat ku I keni grate dhe per 20 minuta ju hoqi breket populli I vlores o legen ju a futi manallin po dhe ju mjekuan neno vlonjate po haram o gardist I gazidedes je qen serb arcan.

  10. 19 says:

    Ty ali pasha ta paskan qir gjithe fisin jugoret se dhe pseudonimin e ke vu tamam .se se gjuha shkon ku dhem dhembi yt malok te pa bese race kurvash .u bere ti malok te shash jugun .te pa bese

  11. Lao says:

    Ali Pasha, ke shume te drejte, kurse une kur qiva nanen tate ishte shume e eger?

  12. Velo says:

    Këtu del qartë qëndrimi lapanjoz i Azemit. Bën sikur kritikon, por është dakord, por fuhet ndërruar një fjalë nëligj, po kështu, po ashtu dus të kundërshtoj, po ja dakot. Pirdhnë të, qëndrim legeni, pa shtyllë kurrizore. Malok hesapi.

  13. Petrela says:

    Vlora dhe Tropoja serbi eshte gjalle mes Tiranes kujdes se ato 20 milion $ te miloshevicit I ka mare dhe nga ps I mori dhe Sqepari Trendafili apo jo xon deliu. Prandaj
    Vigjilente miq siduket po fillon pregatitjet per te perballuar nje 14 shtator po investimi nga jasht nuk eshte vetem milloshevici dhe arcan. Duhet zgjohet aksi i te mires vlore skele tirane petrele.

  14. loni says:

    Keta klyshat e rilindjes, kane 25 vjete, sa here qe afrohen zgjedhjet nxjerrin Salin dhe bemat e tij.
    Pse nuk e kane futur ne burge per ato qe ka bere, kjo tregon se keta jane me te ndyre nga Saliu, ja ne hajdute te klasit te larte dhe duane te mbajne me cdo kusht pushtetin .
    30 vjete PD dhe PS , na vodhen na Çkombetarizuan, na mjeruan ekonomikisht, shjkaterruan arsimin, ekonomin, na degdisen nga Shqiperia e pafunde te keqia dhe ju merreni me malok dhe jugor.
    Mos bini ne gracken e politikaneve te shitur, te Greku te Serbi, o te mjere.

  15. Roland says:

    Nuk po ja qika njeri ne byth ate sypeshkun e sërisë ….. nuk paska nje djale tja shkerdheje sypeshun qe vrau 26 veta ne gërrdec ….popull bq

  16. Roland says:

    Nuk po ja qika njeri ne byth ate sypeshkun e sërbise ….. nuk paska nje djale tja shkerdheje sypeshun qe vrau 26 veta ne gërrdec ….popull bq

  17. Eduard says:

    ketij malokut”Ali Pasha”i kane qire motren ,nonen dhe bacen ne byth jugoret dhe eshte i acaruar si hemoroide.Dava maloku vari karet

  18. Aleksander says:

    E para-Populli i Jugun nuk nenshtrohet kurkuj.
    E dyta- Nuk jam nga Jugu por kam shum respekt per te gjith.
    E treta- Ka votues nga Jugu qe votojne PD e Sali Berishes?
    Ne qofte se ka , pak e kan me ça ju ka ba sala.
    E kuptoni ça shkruj?

  19. make albania great again says:

    Këto janë provokime të ymer janullës. Përçarja fetare dhe krahinore është recetë e vjetër, të cilën ,kryesisht grekët e përdorin me mjeshtëri.
    Kjo ështe një lojë për ti lënë shqiptarët të vegjël,të pafuqishëm.
    Shkrime pozitive të ymerit për serbët (bëjnë pushime në shqipëri)dhe grekët(nuk ka fajin greqia për kufirin),dhe përpjekje për ti ndërsyer shqiptarët ndaj njeri tjetrit me tituj bombastikë antikombëtare(bombardimi i jugut).
    Bile edhe përdorimi i fjalëve ,veri,jug,në këtë kontekst është antikombëtar.shtypi shqiptar, në përgjithësi është i kapur,jo nga partitë shqiptare, po nga grekët e serbët. Shembull tipik, tema e ymerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje