Përveç asaj që ka dhënë Perëndia çdo vit, nuk ka pasur ndonjëherë vjeshtë të butë në Tiranë. Palët gjejnë arsye për t’u ndeshur për çdo gjë dhe gjithçka, sipas parimit, çfarë vjen nga kundërshtari është e ligë dhe duhet luftuar. Tiranën e kushtëzon raporti qesharak mes shkopit dhe daulles. Njëri vepron dhe tjetri reagon duke buçitur. Nuk ka shah, sa kohë lëvizjet nuk shkojnë përtej pasojës që ndjek shkakun dhe asgjë tjetër. Me të gjitha gjasat, kjo vjen nga pamundësia për të folur për ide, për të debatuar për mendime dhe për të përplasur opinione. Individët që mund ta bëjnë një gjë të tillë janë më pak se gishtat e duarve të dy marangozëve fatkeqë. Shumica dërrmuese e atyre që paguhet për të bërë politikë, flasin për njëri-tjetrin, reflektojnë njëri-tjetrin dhe ndjekin njëri-tjetrin me më pak fantazi se kalamajtë e lojës e ka kush e ka. Gjëmojnë individin, por jo çfarë ai thotë dhe si e thotë. Nëse Edi Rama do të thoshte se uji është lëng, shumica dërrmuese e opozitarëve të tij do ta kundërshtonin duke thënë se uji është gjithçka tjetër e mundshme, përveçse lëng. Nëse Lulzim Basha do të pohonte se ajri është gaz, pa dyshim që shumica dërrmuese e njerëzve përballë tij do të ngulmonin se ajri është gjithçka tjetër përveçse gaz. Parë me këtë sy, debatet mes palëve do të jenë të ashpra, por normale në anormalitetin tradicional të vendit. Por ka edhe një detaj tjetër që nuk duhet harruar: në Tiranë asnjëherë nuk duhet vënë bast për atë që duket në shikim të parë. Kush duket se urren për vdekje, dashuron me shikim të dytë.
Ndërsa forcat politike janë në lojë, kemi thuajse në mënyrë permanente edhe përplasjet e kreut të shtetit me qeverinë. A do të ndikojë edhe ky “konflikt” me ulje ngritje edhe në frymën e fushatës së ardhshme zgjedhore?
Përkundër formës dhe frymës që është e gabuar, në thelb ky është konflikti i duhur. Madje, edhe një konflikt i dobishëm dhe i nevojshëm. Nuk është normale që në një republikë parlamentare të ketë përplasje të tilla mes zyrës së presidentit dhe mazhorancës. Por që nga shkurti i vitit të kaluar, me djegien e mandateve të vetë opozitës, është krijuar një boshllëk i frikshëm opozitar, i cili sipas ligjeve të politikës apo dhe të fizikës, nëse gjykoni, do të nxitonte të mbushej me diçka tjetër. Imagjinoni që edhe me teprimet, relativizimet, armiqësinë dhe shëtitjet me Kushtetutë e mbi Kushtetutë, të kishte ndodhur e kundërta. Imagjinoni sikur të kishte paqe mes tyre. Do të ishte një gjë e tmerrshme, qoftë për palët, qoftë për vetë demokracinë. Në një vend si Shqipëria, ku mazhorancat janë të plotfuqishme dhe mekanizmat e kontrollit ndaj tyre janë defektozë, shumica e teprimeve që prodhojnë opozitat, janë një ushtrim normal dhe i dobishëm për vendin. Gjithçka bëhet edhe më e qartë më pas kur zbritet në plan personazhesh, pra kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kardiograma e marrëdhënieve të tyre është tejet e komplikuar dhe e kushtëzuar nga një fakt paradoksal: edhe pas më shumë se 20 vjetësh që bashkëjetojnë në të njëjtin ambient me njëri-tjetrin, ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Edi Rama e Ilir Meta janë dy të panjohur të mëdhenj për njëri-tjetrin. Sepse ata janë të gatshëm të besojnë jo çfarë u sheh syri, por çfarë u pëshpërisin në vesh, jo çfarë prekin me dorë, por çfarë u servirin në tavolinë. Nuk i besojnë logjikës minimale, por udhëhiqen nga instinkti maksimal. Zgjedhin të jenë robër të pasionit dhe ndjenjës dhe jo produkte të logjikës dhe arsyes. Nëse ata do të përdornin të gjitha shqisat, sot do të ishin së bashku në pushtet dhe një mandat i tretë apo edhe i katërt i të majtës, nuk do të vihej në dyshim. Kjo nuk do të ishte një gjë domosdoshmërisht e mirë për vendin dhe demokracinë, por do të ishte një fakt i mezindryshueshëm. Qoftë dhe për arsyen se miqësia e tyre praktikisht do ta fuste pluralizmin në koma, armiqësia mes tyre është minimalisht e dobishme dhe maksimalisht e domosdoshme. Ilir Meta po plotëson dhe po mbush boshllëkun e lënë nga opozita, duke dhënë mundësinë që vetë opozita legale të kuptojë se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, janë fatura që do të vazhdojë t’i paguajë. Dhe shumë madje. Ka vetëm tri momente me të cilat mund të gabohet vetëm një herë, parashutisti që nuk hap parashutën, virgjëresha që nuk i mbyll këmbët dhe politikani që në demokraci zgjedh të tërhiqet dhe të mos e luftojë betejën politike. Kjo lloj aksiome shpjegon se pse deri më tani opozita nuk po ngjitet lart në humorin e publikut, edhe pse ende nuk i ngjit morali që i predikon publikut si virgjëreshë e sapoardhur në Tiranë.
Duke marrë në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, i ndikuar edhe nga pandemia apo nga pasojat e rënda të tërmetit tragjik të vitit të kaluar, a pritet që këta dy faktorë të ndikojnë edhe në zgjedhje?
Vota e publikut shqiptar është pak më e ndërlikuar se kaq. Përjashto një fetë gjithmonë e më të hollë votuesish që sido që të vijnë rrethanat, do të votojnë me tifozerinë e përcaktuar që nga viti ‘90, përjashto dhe një shtresë gjithmonë e më të gjerë të shoqërisë që është neveritur nga arkaizmi e amatorizmi i politikës, përjashto gjithashtu brezin e emigrantëve që gjithnonë e më shumë i lidh me Shqipërinë vetëm vera e pushimeve dhe prindërit e moshuar, tipologjia e votuesit të ri është një enigmë. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të votojnë të rinj të datëlindjes së viteve 2000. Janë rreth 200 e ca mijë votues. Atyre komunizmi u duket përrallë, 97-n e dinë film hollywood-ian dhe Parlamentin një tendë cirku ku shfaqen UFO qesharakë. Ky lloj projektzgjedhësi ngjan me prindin e tij, po aq sa ngjan një flutur me larvën që e ka sjellë në jetë. Shumë më të ditur se prindërit e tyre, por me veset e tyre si trashëgimi, të prirë drejt të mirave të kësaj bote, por pa urinë që bën të vraposh drejt së mirës, të programuar, por të dorëzuar në shumicë te pragmatizmi, me shumë më tepër ambicje sesa vullnet për t’i realizuar ato, me ëndrrën për të qenë më mirë të fundit në fshat evropian sesa të parët në Tiranë si qytet, ata janë identiteti i ri, i papërshtatshëm dhe i papërputhshëm me Shqipërinë e tranzicionit ku lekët, vullnetin dhe shtetin i drejtojnë gjyshërit e tyre. Kush i fton ata që në zgjedhje dhe kush merr votën prej tyre, kush afron sharm interneti dhe jo sherr mejhanesh, do të ketë një shans të shtuar vitin tjetër. Pjesa tjetër është histori. Së paku, deri më sot, në Shqipëri nuk është votuar pro, por është votuar kundër. Vota nuk ka pohuar, por ka mohuar. Votuesi nuk ka shkuar në kuti për hir të dashurisë, por është shtyrë nga urrejtja. Pak rëndësi kanë bilancet dhe logjika. Vitin tjetër do të vendosë më shumë forma se përmbajtja. Dhe ky është një paralajmërim.
Në të gjitha rastet, duke marrë në konsideratë të shkuarën, e cila thuajse ka qenë identike, a do shkojnë palët drejt një konfliktualiteti të dukshëm dhe në fund të duhet ndërhyrja ndërkombëtare për “marrëveshje të orëve të fundit”, apo këtë herë ndërkombëtarët po vënë në provën finale klasën tonë politike, deri ku mund të arrijë?
Më shumë se një marrëveshje mes palëve në konflikt dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për një marrëveshje të minutës së fundit, parashoh se do të ketë një marrëveshje mes palësh pas zgjedhjeve. Ajo që do të shohim në gushtin e ardhshëm, sot mund të ngjajë si fantashkencë, por ka shumë gjasa të ndodhë. Deri edhe një bashkëqeverisje me një bazë shumë më të gjerë sesa do të diktojnë shifrat e votimit. Ideja se në Bruksel nuk i zë gjumi se kush do të qeverisë në Tiranë, dhe se në Uashington zgjohen me idenë se kush do të qeverisë Tiranën, është përralla që tregohet në Tiranë për të vënë në gjumë budallenjtë e padobishëm.
Përtej logove apo formacioneve politike, cili pritet të jetë roli i liderëve apo individëve më influentë politikë, si Rama, Basha, Meta dhe Veliaj?
Do të jetë një ndeshje interesante, ku sërish asgjë nuk është ashtu siç duket. Kryesisht miqësitë dhe armiqësitë mes njerëzve që kanë qenë kryetarë bashkie dhe të vetmit që ka provuar presidencën; mes njerëzve që kanë provuar të jenë kryetarë partie dhe një tjetri që është në radhë; mes njerëzve, nga të cilët dy kanë kuptuar peshën e zyrës së kryeministrit dhe dy të tjerëve që tentojnë të shkojnë aty; mes njerëzve që vijnë kur të tjerëve iu duket se po ikin dhe ikin kur duket se janë duke ardhur. Vetëm këta të katërt dhe një pakicë dramatike, më pak se gishtat e duarve të dy marangozëve fatkeqë, janë politikanë dhe luajnë politikë. Kusuri tjetër që mbetet, ka me politikën po atë lidhje që ka sharra e drurit me muzikën klasike. Dhe në një rast të tillë nuk është koha për të shpresuar se do të dëgjohen tinguj harmonikë dhe jo zhurma groteske, si ato të cirkut të UFO-ve nga Albania.(Intervistoi Blerina Gjoka)
Vangjel..Dihet qe ti je tifos i semure me Ilir Meten,Berishen e kompani..
Tani i math dhe i vogel, sic thote populli e dine qe.Ilir Meta,Sali Berisha jane hajdut, vrases, dhe dy gjarperijte helmues te popullit shqiptar…
Mos bej sikur do jete e veshtire..
Zgjedhjet do ti fitoje Edi Rama.. e Erjon Veliaj..Saliu Iliri nuk do arijne dot deri atehere se do te kalben ne burk per te zezat qe i sollen vendit..Ishalla dhe ti prane tyre…
Edhe fatin tënd o Vangjel! Ndryshe është kur të paguan partia në pushtet si mercenar mediatik propagande e ndryshe është ta bësh këtë gjë kur je në opozitë!
Mendoj qe ky e sheh qe me rivale kot Rama e ka te lehte fitoren. Ja nje moment parafytyrojme Lulin si kryeminister. Vendi shkon ne drejtim te paditur, fale paaftesise, prirjes per korrupsion dhe
futjes ne shale te Shkelzenit dhe Sales. Pah cfare katastrofe do ishte. Nuk po themi qe si shtetas i huaj cdo informacion top sekret do i kalonte hollandezeve. Nuk na u ndane esat pashat.
Vaj me det ku ka përfundu gazetaria.
Ça fati thotë ty kur ata kanë 30 vjet në politikë dhe nuk ikin as të vdekur. Si Enveri do na përndjekin.
Nuk jane 4 burra po jane 4 hajduta.Keta flliqsira do ishte mire te largoheshin nga politika dhe te dilnin para drejtesise se e kane listen e gjate me krime e vjedhje.
I nderuar gazetar!
Keni pene te vertet, sepse ke personalitetin tend. Je vetvetja!
Por, te lutem, fjala ” burre” ne shqip perkthehet, sipas meje, ” Burre shteti” . Psh Ismail Qemal ishte Burre shteti, pra burre. Por, ketyre burrrrrave , qe analizon ti, sigurisht pjese e historise do te jene, si psh Enveri, por veç Burra mos i quaj, se nuk jane, as kane qene as do te jene. Jane thjesht Elita e mafjes shqiptare dhe ne gjere. E di pse? Pa analize: Persa kohe nje njeri qe i futet politikes, eksitohet deri ne fund nga parate, dhe ate ka qellim ne politike, ai meriton te jete ne histori,por merr me vete urrejtjet nje populli dhe brezave te tere. Pra, dallimi mes nje Burri dhe nje burracaku, eshte i thjeshte: i pari vjen dhe mbete ne histori si sherbetor me zemer i popullit te tij dhe, i dyti, vjen dhe mbetet si shtypes i popullit te tij, dhe i etur per pasuri pafund. Nuk ka te mesem.
Te kater keta burrat por edhe ndonje tjeter qe eshte “harruar” duhet te takohen te gjithe ne Rec dhe aty tu jepen dominote ose tavlla. Le ta gjejne ata vete se ku kane gabuar.
4 mutër thuaj, jo 4 burra..
Te thuash, siç thote i intervistuari; “se votuesi nuk shkon ne kutine e votimit per dashuri, por i shtyre nga urrejtja” eshte nje sinjal shume i rende.
Njekoheshisht, me duhet te shkruaj nje thenje te nje komentatori televiziv vite me pare kur e pyeten; Kush do ti fitoi zgjedhjet?
Ai tha: kush do ti fitoi un nuk e di, por di kush do ti humbe ato.
Kush i thane?
Ai qe do te fitoi zgjedhjet do te jete dhe humbesi i madh!
Pse i thane?
Sepse vendi ka aq shume probleme, sa qe mjer kush do ti fitoi zgjedhjet, pasi do te vare ne qafe nje peshe shume te madhe.
Nderkohe me duhet te shtoj dhe nje bisede qe me ka ndodhur me nje te huaj, jashte Shqiperise, por qe kish qene ne Shqiperi vite me pare.
Shkipetar me tha mua- une di pak shqip dhe kam qene ne Skiperi vite me pare.
Ah, sa mire- i thashe.
Une qellova atje ne nje dite te madhe e ish si feste me tha, qellova atje diten e vjedhjeve.
Cfare- i thash une?
Po poo kam qen atje diten e vjedhjeve.
Do e kesh degjuar gabim zotrote i thashe, pasi nuk me duket se ne Shqiperi festohet dita e vjedhjeve.
Une isha atje vete me tha, dhe une kuptoj pak shkip dhe e degjova me veshet e mi.
Kur me tha keshtu, i hodha nje sy dhe vertete i huaji i kish te dy veshet.
Meqe ti insiston, e paska qene dite kaq e bekuar; po ti i thashe more pjese ne vjedhje?
Jo me tha i huai, nuk me lane, ti je si turist ketu, e nuk ke te drejte te besh vjedhje.
Nuk po dija cte beja te qaja po te qeshja.
Mos u cudit me tha, te gjithe benin vjedhje, vec mua nuk me lane.
S’me kish bere vaki kurre nje bisede e tille, ne jeten time dhe po me habiste insistimi i te huajt.
Ai e kuptoi habine time, dic mermertiti me vehte dhe me tha: e ore e, e quanin dhe dita e vajtimeve.
Kur me tha fillimisht dita e vjedhjeve, pastaj me tha se e quanin dhe dita e vajtimeve, mendova aty per aty, ai qe vidhet vajton.
E po me dilnin nje seri koicidencash, qe nuk po dija ti interpretoja me.
Tentoja ti mblidhja thenjet e tij, ti analizoja fjalet baze, pasi dhe ai fliste meka meka, jo sic po shkruaj une ketu, por nuk po ja dilja.
Ti perse habi, perse habit Skipetar? Eshte vertete, vertete – me tha.
Ata qe benin sa me shume vjedhje ato fitonin.
Nderkohe i erdhi autobuzi, ma beri me dore duke buzeqeshur duke me pare mua te cuditur, qe beri te ike dhe ai ashtu i cuditur.
Vone shume vone, pas ca ditesh, arita te kuptoj fjalet ekzakte qe kerkonte te shpiegonte i huaji qe kish qene mjaf vite me pare ne Skiperi, por qe per koicidence i kish ngateruar nga nje germe e gjysme.
O GOMAR RAMA NUK I NEVOITET FAT AI PO E CIMENTON TE ARDHMEN E TIJ SI PATRIOTI ME I MADH I SHQIPETAREVE PAS GJERGJ KASTRIOTIT DHE SHUME TE TJEREVE.
RAMA THE GREAT
KESHTU DO TI THERASE BOTA SHQIPETARE
Ai e kish pasur fjalen per: Diten e zgjedhjeve , diten e votimeve.
Vetem nje gje nuk arita ta kuptoj tamam, e kish degjuar gabim? E shqiptonte natyrisht gabim? Apo e shqiptone me qellim gabim?
Kjo per mua mbeti mister.
Mire.Shume mire
IK MER GAZETAR KAR.
Ju dergova nje opinion mbi nje shkrim te gazetarit Vangjel.. ..i pari sapo u shfaq analiza e tij.
Mirpo pse smu botua??
Edhe here te tjera me eshte dashur ti drejtohem zotit Mero..dhe me jane pasqyruar..
jane vertet kater hajdute te peshtire qe kane 30 vjet qe na thithin gjakun,por a do te jemi te zot si popull qe tu japim shkelmin te keterve ketyre fytyrav ete poshtra.