Basha kopjon "suksesin e KOP-it" në Durrës: Baza propozon tre emrat e njohur nga bota akademike dhe biznesi

22 Gusht 2020, 18:17Politika TEMA

Rezultati i arritur në zgjedhjet e 2005-s përmes hapjes së PD dhe promovimit të prurjeve të reja veçanërisht nga bota akademike, po ndiqet sërish nga demokratët. Në zbatim të udhëzimit të kreut demokrat Lulzim Basha, Partia Demokratike ka filluar procesin e përzgjedhjeve të kandidaturave për deputet të saj duke e filluar atë nga baza.

Burime nga PD dhe komisioni i vlerësimit të figurave bëjnë me dije se në Durrës krahas emrave të njohur edhe më parë, janë edhe disa emra të rinj që vijnë nga jeta akademike dhe nga baza e PD.

Më konkretisht mësohet se një prej emrave që ka siguruar mbështetjen e bazës është ai i Arian Dedej, i diplomuar në Itali për Shkenca Politike, ndërsa aktualisht është pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Dedej ka qenë Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për degën Durrës gjatë periudhës 2013-2016. Në 2015-n, gjatë zgjedhjeve lokale ishte ndër të paktët që arriti të mposhte kundërshtarët në disfatën e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Një tjetër emër është dhe ai I Merita Dakovellit, e diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë. Aktualisht Dakovelli ushtron profesionin e avokates.

Në 2015 ka qenë anëtare e KZAZ si dhe ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike. Nga viti 2019 drejton Departamentin e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit si dhe është Koordinatore për riorganizimin e Lidhjes Demokratike të Gruas dega Durrës ku është dhe një nga figurat më të propozuara për këtë pozicion.

Emri I tretë që ka dalë është ai I Sami Osmanit. Ky I fundit ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, dega ekonomik. Aktualisht punon si menaxher në një nga kompanitë e hidrokarbureve në Shqipëri.

Osmani vjen nga rradhët e Forumit Rinor, strukturë të ciolën edhe e ka drejtuar në të kaluarën. Aktualisht është Kryetar i grupseksionit në zonën e Kënetës, duke e marrë drejtimin e saj sapo PD doli në opozitë.

Durrësi shihet edhe si barometër për rezultatet zgjedhore në Shqipëri, për shkak të numrit të madh të votuesve gri, vota e të cilëve është përcaktuese.

32 komente në “Basha kopjon “suksesin e KOP-it” në Durrës: Baza propozon tre emrat e njohur nga bota akademike dhe biznesi”

  1. USA says:

    Te tre njeri cam rrogozhine dedei tjetri kusheri i dakos i treti tropojan i ardh ne durres ne 90 pastro leket e shkerdhen.

    1. Anisa says:

      Keni fakte per kte qe po shkruani ju qe keni komentuar? Sepse tpakten per meriten fakti esht qe ka eksperienc shum te gjat ne administrate dhe vjen nga familje te persekutuarish kshu qe para se te komentoni per dike informohuni mir, mos informimo esht shenj e theksuar injorance ?

      1. Qytetar says:

        Mos u boni merak se edhe Gezim Llapen te kandidoj PD ne Durres e fiton….me cfare ka bere Dako ne durres zor se fiton me PS. Gjynah qe Rama nuk e ka kuptuar……Rama eshte vite larg si kryeminister ne krahasim me Bashen, nje medioker. Mos u beni merak me paragjykimet per keta 3 kandidat…..PD ka 7 vite qe vetem paragjykon dhe akuzon pa fakte persona dhe nisma…nuk me duket se u bezdiset ju….Mos harrojme se krytar i PD ne durres eshte ai qe do permirsoje cilesine e diellit, Xhaferri ndersa zevendes eshte nje person qe ska lexuar nje liber ne jete te vete, Boshku.

    2. Bora says:

      Kush kushuri i dakos se eshte grua e para e dyta ka mbiemrin qe i fillon me dako apo te gjithe qe i fillon mbiemri me dako jane kushuri te dakos. Ate avokaten e njof dhe eshte grua shume e mire dhe e pregatitur.

    3. Ira says:

      Zonja nuk ka piken e lidhjes me familjen Dako ,pasi eshte Dakovelli mbiemri.
      Eshte juriste me mbi 25 vite eksperience e avokate shume e zonja!
      Informohuni para se te komentoni

      1. Florida says:

        Ke te drejte Merita eshte fat ta kemi ne listen e femrave qe mund te jete nje ze i fuqishem per te gjithe ne.

  2. kino says:

    Ku ishte bota akamemike ktu se nuk e kuptum. Pranoni artikuj me porosi ju te Temes?

  3. USA says:

    Ku jane keta akademik qe po na servirni,njeri mbaruar ne Italy dhe dy ne Tirane,paskan dal direct akademik nga universiteti?!

  4. Oriola says:

    Bravo Basha!Njerez te tille i duhen.I njoh te tre.Petagogu njeri i pregatitur qytetar i ndershem.Zonja Avokate zonje e mrekullushme,grua dhe familjare e ndershme.Ka punuar ne administrate shum vjet.Kushdo qe ka pas hall ja ka zgjidhur.E persekuruar.Bravo.

  5. Fredi durrsaku says:

    O ti zoteria usa kush na qeka ky kusheri i dakos iteresoho mir pastaj mund te bosh komente se e ka mbiemrin dakovelli dhe nuk ka asnje lidhje me me ate qe thua ti frdi

  6. bashkim says:

    Ti zoteria usa ku gjen ti te drejten te shkrush per td tjeret pa pasur informacion
    E duhur apo e mer informacionin nga ajo gazete qe din vetem te shpifi ai dako nuk ka asnje lidje me ate figure qe vetem e shkaterroi durrsin sepse e ka dakovelli dhe eshte nje zonje e nderuar dhe ndershme pranaj mos te shkrujaj dora me menjen e te tjereve

  7. Afrim says:

    Sami osmani. Nje kokepalare qe flet frengjisht , punon si pastrues te kastrati.
    Arian dedeji, akademik, gagaç qe slidh dot dy fjale pa ngec motorrino.
    Pupu. Pd-ja durresit.

  8. Gazi says:

    Bravooooo Bashaaaaa! Njerez te mire duhen PD do fotoj me njerez te mire. Njof me shum zinjen eshte shum e mire e kam pas avikate .Burri Durrsaku jon. I uroj te zgjidhet dhe do na ket edhe ne qe kemi votu te gjatin do i japim voten

  9. Merita says:

    Qyteti i durresit ka vertete shume intelektual te vertete .Por intelelktuale dhe demokrate e vertete eshte zonja Merita Dakovelli Ajo njihet si nje grua e respektuar nga qytetaret e Durresit. Urime Partise Demokratike per zgjedhjen e duhur dhe te drejte.
    Urime znj.MERITA DAKOVELLI .FITORE PD.

  10. Florida says:

    Te tre jane njerez te formuar dhe qe mund ti sherbejne mjaft mire halleve te komunitetit ku jetojne.Znj Merita Dakovelli vjen nga nje familje e persekutuar duke qene se kam patur rasti ta njoh jam shume e kenaqur dhe e them me bindje te plote qe nje zonje me nje formim dhe pervoje te gjate e administrate eshte plotesisht e denje per te na perfaqesuar.Respekte !

    1. Erl Kodra pas Bregut says:

      Merita e persekutuar? Nje tip me emrin Dakoveli mos ka qene kryetar SHIK-U? Akoma me te persekutuar dhe komuniste ju edhe 30 vjet nga ndrrimi I sistemit? Dhe jo cdo njeri me shkolle eshte edhe academic. Ca jane akademuce, bre. Ne momentin qe braktisin profesionin jane NUL.

      1. Megi says:

        Mbiemeri zonjes eshte Çela dhe ka pas baben ne burg.Mbiemri I bashkortit eshte Dakovelli por nuk ka lidhje fare me personin ne fjale.Zonja eshte lindur dhe rritur ne internim.

      2. Dea says:

        Merita mbiemrin e vajzerise e ka Çela, jan familje e persekutuar, mbese e Ibrahim bej Çela i persekutuar dhe vajz e Shefki Çela i burgosur 9 vite ne burgun e spacit, informohu mir para se te flasesh per dike qe duket qartazi qe nuk ke info

    2. Ernest says:

      ERNEDTO

      Jam shume i lumtur qe PD e Durresit ka bere zgjedhje te duhura si znj.MERITA DAKOVELLI. Ajo vjen nga nje familje me kulture dhe e qyteteruar. Durrsi ka nevoje qe te drejtohet dhe te punohet me njerez te tille sic eshte dhe zonja me merita te larta ashtu sic ka dhe emrin .Bravo znj MERITA DAKOVELLI
      Fitore PARTIA DEMOKRATIKE DURRES

  11. Selvije says:

    Merita Devolli

  12. Feridja says:

    Merita Dekavelli i plotëson të gjitha kushtet si kandidaturë per Qytetin e Durrësit Avokate e pregatitur E persekutuar shumë organizuar në partin demokratike ka punuar shum me gruan në qendra votimi e organizuar familjarisht me ideale të larta ajo meriton shum per te till njerez ka nevoj Qyteti ynë ti shërbej qytetit jo karriket

  13. Gersa says:

    Merita eshte ajka e femrave.Fat te na perfaqesoje.

  14. Aida says:

    Merita pa dyshim ka qene fuqimisht e aktivizuar dhe ka kontribuar pafund per Pd.Eshte e thjeshte dhe e kokunikueshme

  15. Lorena says:

    Zonja Merita ajo qe shqiperija she shqeptaret duan

  16. Haxhiu says:

    Me Ferdinand Xhaferrin ne krye njerez keshtu te mire do dalin.Njeriu i ndershem me te ndershmit punon.Suksese te treve.Zonja qe me ka ndihmu tek pronat pa Po nje kafe. Bravo i uroj suksese.

  17. Ernest says:

    ERNESTO
    NJE ZONJE E VERTETE E KOMPLETUAR SI znj.MERTITA DAKOVELLI NE PARTINE DEMOKRATIKE
    BESOJ QE I JEP VLERA QYTETIT TONE. AJO ESHTE NJE

    BRAVO PD DURRESIT. URIME ZNJ MERITA DHE ME FITORE ASHTU SI TI JE MESUAR TE FITOSH PERPARA PADREJTESIVE TE KRIJUARA . TI I DUHESH DURRESIT TONE.

  18. Aferdita Budani says:

    Zonja Merita Dakovelli eshte vertet nje zonje e fort e cila jam e bindur qe do te sjelli ndryshime te medha per qytetin e durrisit dhe jo vetem per qytetin e durrisit po per te gjith vendin . Me plot besim dhe bindje Zonja Merita Dakovelli do te jete e denjte per te na perfaqesuar .

  19. Armela says:

    Te 3 e meritojn plotesisht! Zonja vecanerisht ka punuar tek Keshilli qarkut per shum vite dhe vjen nga familje persekutuar.Njeri verte me vlera.Bravo e suksese

  20. Pedro i ri says:

    E pa mundut te te zgjedhi PD dhe te jesh njeri i mire. Nuk ekziston. Fytyra e Ssliut eshte fytyra e PD

  21. Vali says:

    Pershendetje . Bravo PD per kanditaten znj.MERITA DAKOVELLI. Durresit i takon te vleresohet me njerez qe Jane te respektuar si zonja avokate Mertia .

    Respekte

  22. Mikaela says:

    ELA

    Per znj.MERITA DAKOVELLI jemi te lumtur qe te perfaqesoje Durresin. Nje zonje e vertete e kulturuar e respektuar. Respekte dhe bravo per zgjedhje e duhur.qe keni bere.

  23. Endri says:

    ENDRI
    Bravo zgjedhje e duhur per znj. Merita Dakovelli
    Nje grua e zgjuar nje nene e perkushtuar mbas edukimit te femijeve nje qytetare e vleresuar dhe nje demokrate e jashtezakonshme.
    E respektuar nga qytetaret Durrsak .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje