Nga Carlo Bollino
Gjithmonë kam qenë i bindur se kujtesa është një nga bazat e zhvillimit të një populli. Çdo vend përmirësohet vetëm nëse kujton të shkuarën e tij. Për shembull, fshehja e tmerreve të kryera nga komunizmi, siç është bërë prej vitesh në Shqipëri pas rënies së regjimit, nuk ka ndihmuar brezat e rinj të kuptojnë kushtet në të cilat jetuan gjyshërit dhe prindërit dhe ndodh, edhe për këtë arsye, që fantazmat e të shkuarës të shfaqen edhe në sjellje të ditëve të sotme. Kur kujtesa ka rëndësi të madhe për një epokë historike, bëhet jetike kur bëhet fjalë për sjelljet e politikanëve, sidomos të atyre që janë ende në skenën publike.
Këto ditë gazetari ynë investigativ, Adriatik Doçi, po përcjell përmes dokumentave të arkivit krimet e kryera nga Sali Berisha dhe nga njerëzit e tij në vitin 1997, kur Shqipëria për shkak të tij dhe të qeverisë së tij u zhyt në një krizë ekonomike dhe sociale që u kushtoi jetën mbi 3000 qytetarëve shqiptarë.
Askush nuk ka paguar për ato vdekje. Askush nuk ka paguar as për dhunën e viteve të mëparshme, mes 1993 dhe 1996, kush SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe sampistët e Agim Shehut duke iu bindur urdhrave të presidentit Sali Berisha e kishin trasformuar demokracinë e sapolindur shqiptare, në një Shtet policor, ku shtypi i lirë persekutohej, opozitarët futeshin në burg ose rriheshin në shesh dhe zgjedhjet vidheshin.
Askush nuk ka paguar as për grushtin e shtetit që Sali Berisha organizoi me 14 shtator 1998 duke pasur në krah në atë marshim të dhunshëm në Tiranë (i dështuar vetëm falë ndërhyrjes së ambasadës amerikane) shumë nga burrat që edhe sot e kësaj dite janë në krah të tij duke folur për demokraci dhe ligjshmëri.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend normal që fajtorët e një “diktature demokratike” si ajo e krijuar nga PD deri në 1996, e një krize të përgjakshme si ajo e 1997 dhe e një grushti shteti të falimentuar si ai i vitit 1998, të rikthehen në qeverisje të vendit vetëm pak vite më pas, siç Sali Berisha arriti të bëjë në vitin 2005. I garantoi të gjithë se kishte ndryshuar, por edhe këtë herë gënjente. I vetmi ndryshim ishte se metodat e zhurmshme të sampistëve të pajisur me shkopinj gome, i zëvendësoi me rrjetën e merimangës mafioze të korrupsionit dhe të kërcënimeve, që e lejoi të qeveriste i pashqetësuar për 8 vite të tjera duke penguar emancipimin e vendit dhe duke e vjedhur me babëzi.
Kujtesa shërben të risjellim në mendje se kush ishte Sali Berisha deri në 1998, por edhe çfarë u bë ai pas vitit 2005. Duke rilexuar sot dosjet e skandaleve të vjetra por të njohura në fakt vetëm në sipërfaqje, si spekullimet e Porto Romanos (në 2007), tragjedia e Gërdecit (në 2008), privatizimi i pabesueshëm i ish-kompleksit Partizani (në 2009), masakra e 21 janarit në bulevardin Dëshmorët e Kombit (në 2011), tenderat e pafund të manipuluar në ato tetë vite qeverisje pa gjykata ose dokumentat që ekzistojnë mbi lumin e parave të arkëtuara nga fëmijët e Berishës falë vendimeve publike të marra nga i ati në cilësinë e kryeministrit (deri në 2013), jo vetëm që sjellin në dritë prova flagrante abuzimesh dhe korrupsioni të cilat në kohën që kanë ndodhur nuk mund të shiheshin, por tregojnë edhe mënyrën me të cilën Berisha konceptonte (dhe koncepton) administrimin e pushtetit post-dikaturë. Githçka e bazuar mbi nepotizimin klanor, mbi urretje ndaj kundërshtarëve, mbi urinë e pangopshme për pushtet dhe nga një shpërfillje totale ndaj ligjeve dhe Shtetit.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend normal që një politikan i tillë, me të shkuarën e Sali Berishës, jo vetëm të mos hetohet asnjëherë nga asnjë prokuror, por edhe të vazhdojë të kushtëzojë pafundësisht (edhe sot) linjën dhe vendimet e partisë kryesore të opozitës dhe të pretendojë të japë leksione publike drejtësie, ndershmërie dhe morali. Ja pse kujtesa merr rëndësi akoma më të madhe, pikërisht tani që Shqipëria shkon drejt zgjedhjeve të reja politike, me Sali Berishën dhe njerëzit e tij ende në fushë.
Sigurisht, të risillet në mendje kush ishte dhe çfarë kanë bërë Sali Berisha, familja e tij dhe klani i tij politik, që ka mbetur në pjesën më të madhe akoma në drejtim të partisë, nuk është një metër për të gjykuar punën e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Të kujtojmë se si dhe ku gaboi Sali Berisha nuk mund të shërbejë në asnjë mënyrë të justifikojmë se si dhe mbi çfarë gabon Edi Rama.
Por këtu është në lojë e ardhmja e vendit dhe, nëse fajet e një pale politike nuk mund të bëhen kurrë alibija për të fshirë fajet e kundërshtarëve, nuk është e pranueshme as pretendimi i përhapur sidomos mes analistëve të të djathtës, që kush është në opozitë nuk duhet të gjykohet më për të shkuarën e vet. Amnezia nuk mund të trasformohet në një amnisti politike. Vitin e ardhshëm do të përballen para zgjedhësve qeveritarët e sotëm me qeveritarët e djeshëm. Asnjëri nuk është i virgjër, asnjëri nuk është pa faj. Vetëm duke e ditur çfarë po ndodh sot por edhe çfarë ka ndodhur në të kaluarën, gjykimi i zgjedhësve mund të jetë i qetë dhe vetëm duke e pasur të qartë peshoren e përgjegjësive të secilit, mund të vendosë me të vërtetë se kush meriton një tjetër shans.
Ore akoma ju me 97. Ujku ujku, baza e detare e Sarandes iku. Ca doni me shume.
Ere Luli i ngjake nga mëndja L.B. po si more Trap ,ata po merren me kohën e komunizmit!!!!! Ka qenë oficer ,….. në kohën e komunizmit thojnë,po këta kriminela,hajdutë,……… në ’96-’97-’98 ’99….. që janë akoma në poste ??????
BRAVO Bullano
Si nuk u pergjigj Berisha njehere per krimet qe ka bere
Ssli VIRUSI VETEM LEH
Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS VETEM LEH
Analize brilante. Shkurt dhe sakte si cdo analize e shkuar qe ka dale ndonjehere nga pena e Karlo Bolinos.
Kush eshte zgjidhja?
Eshte e drejta e cdo qytetari te Rrepublikes se Shqiperise te ngreje padi.
Zoteri,trego kurajo qytetare dhe ngri padi.
Drejtoju SPAK-ut,dergoju edhe ambasadeve me te rendesishme,
si ajo amerikane,gjermane,perfaqsuesit te Bashkimit Evropian,
Gjykates nderkombetare ne Den Hag.
N.q.s. ke dokumenta dhe prova te besueshme,vepro.
Fjalet i mer era ,veprat mbeten.
Veprat mbeten… vertete. Vecse ne, si popull I harrojme edhe veprat. 3000 te vdekurit e vitit 97 harrojmme,luften e veriut kunder jugut, qe skish ndodhur asnjehere ne histori… e harrojme. Arkivolin e azemit qe godiste deren e kryeministrise… makabritet I pa degjuar e harrojme. Kopetentin e piramidave ku lame shtepite, djersen e gjakun e djemve e vajzave ne emigracion, sepse besuam ata qe thane… vazhdoni fusni para ne piramida sepse “parate e Shqiptareve jane me te pastrat” etj etj etj qe jane fakte e jo llafe… E sollem prape ne pushtet dhe… s’eshte udì ta sjellim prape se… Harruam edhe gerdecin, gjakun e femijeve e Harruam sepse harrojme gjithçka… Ky eshte problemi yne…
Kujtesa është karakteristikë e qënies njerëzore. Qëniet e tjera jetojnë sot për sot. Prandaj shqipot janë mjeshtra për të mbijetuar, por jo për të jetuar normalisht. Komunizmi e forcoi edhe më shumë këtë genom. Berisha vetëm i ndryshoi drejtimin.
Ky carlo eshte i rrjedhur perfundimisht. Njeri me mllef perosnal sepse e di mire qe pas nje viti do perdundoj keq.
D je L
Pesrse mllef personal ?
Nuk jane te verteta ato qe shkruan z.Bollino
D o DELL,ku do përfundojë Karlo?O kokrra e malokut shpellar!
Sa kohë të jetë gjallë prijësi i shpellarëve si puna jote,Sali Kriminel Berisha,në vend të pushtetit do merni këtë timin.
Në Reç të Lezhës e ke i vendin.
@D
Ngelet duke bredhur mbas koqeve te dashit ju mjeranet shqupisa….po as vitin tjeter nuk keni per ti kapur dot.
Bollino për president.
Analizë e përkryer nga një intelektualë i denjë siç jeni ju z. Bollino.
Ndër analistët e paktë që ka Shqipëria, fakte dhe vetëm fakte, dhe kur shikonë të bëmat e ktyre që bëjnë si të virgjër, kto maloktë që erdhën politikë pa brekë??♂️.
Shume e sakte Carlo, ne dukje ne nuk kemi memorje te gjate. Kjo per faktin e zhurmes shume te madhe te krijuar nga mediat e sponsorizuar nga PD, por ama kur vjen pune e zgjedhjeve populli e ka thene gjithemone fjalen e tij. Nje gje eshte qe me para vota i eshte vjedhur dhe tjetersuar nga keta grabitesa te oa fytyre qe bejne cdo gje per te qendruar ne krye. Te mos harrojme si dhe punen e mire dhe rezultative te Edi Rames qe premtimet i ka bere realitet po e ndryshon shqiperine dhe po bashkon shqipetaret ne rajon. Populli te shikon nuk flet shum por ama nuk ta ha hakun por te mbeshtet fuqishem. Respekt per penen tende.
Drejtesia nderroi vetem pronar, nga prone e familjes se Berishajve, ne prone te mafjes nderkombetare, keshtu qe shqiptaret nuk presin asgje nga kjo lloj drejtesie! Me shume besim kane tek Haklajt dhe gjaksit e tjere me gjakun e cileve u perlye deri ne fyt Berisha dhe i biri.
Shqiptari edhe kur duket i vdekur, do cohet nga varri per te lare gjakun. Te gjitha i braktis nga kjo bote, po kurre nuk le hak pa marre e gjak pa lare.
I dashur Bonino!Ne shqiperin para1990 behej nje vleresim ku ekselente ishte ai qe merte noten dhjete!Sot meriton dhjete me yll!Eshte sa prekese aq edhe ironike per nje shoqeri si kjo e jona qe harrojme shume shpejt!Berisha sot jo duhet te ishte gjykuar por duhet te ishte varur ne mes te bulevardit!
BRAVO CARLO BOLLINO ANALIZE E KOMPLETUAR DHE SHUME I SAKTE MOS HAROJME TE SHKUAREN.E BERISHES QE E SHPURI SHQIPERINE NE BUZE TE HUMNERES.
Analize e sakte,pa u prere ferrat nuk mund te duket dhe te lulezoje manushaqja,pa u vene para pergjegjesise autoret e kesaj tragjedije,nuk mund te ece perpara Shqiperia.Tendenca per te ngarkuar Ramen eshte padrejtesi sepse
nuk eshte eshte e njeta pergjegjesi pasi ndersa ata ne emer te antikomunizmit ata vetem shkaterruan ndersa Rama po nderton shtet etj,.
Akoma me Berishen ky….ore populli ska buke me honger….Edi I ka gjithe pushtetetsot….I vetmi vend pa gjykate kushtetuese….si Afrike….
“Populli s’ka bukë të hajë e ky akoma me Berishën…” Kjo është formula e idhtarëve të kriminelit për të mbrojtur Berishën nga drejtësia për krimet e panumërta që ka kryer kundër shqiptarëve, Shqipërisë e shqiptarisë. Po një ndër shkaqet kryesore qê “populli s’ka bukë të hajë” është Sali Berisha që e rropi Shqipërinë e i la trokë shqiptarët. Përveç fakteve që dihen se në çfarë përktheheshin krimet e tij, edhe pa i ditur ato logjika shpie te pyetja: si shpjegohet që një popull varfërohet përditë e më shumë kur po gjatë asaj kohe udhëheqësi i atij populli e klani i tij pasurohen përditë e më shumë? Kaq logjikë do të mjaftonte që ta kuptonin thelbin e problemit edhe idiotët e trutredhurit prej diktatorëve e kusarëve me pushtet.
HakaTekizoti-per ke popull e ke fjalen, per ate qe rri gjithe diten neper kafenera apo ato qe kane shume “pak pra” dhe kalojne diten neper restorante? Te dyja grupet e mesiperme kane nje gje te perbashket qe kalojne diten duke share qeverine. Qeverite nuk te japin buke. Buken e siguron kushdo vete me djerse, kurse juve ne Shqiperi akoma e kerkoni nga qeveria. Ulni koken e punoni se pop pritet nga qeveria do prisni tere jeten duke u ankuar. Qeverite jane bere per te marre dhe jo per te dhene.
BRAVO CARLO BOLINO.
ANALIZE DHE KONKLUZIONE SHUME TE SAKTA.
SALI BERISHA SADO TE NDRYSHOJ TAKTIKE …MBETET SHQIPTARI QE I KA BERE DEMIN ME TE MADH KOMBIT
SHKATERROI SHTETIN, GJYKATAT DHE EKONOMINE.
EDI RAMA KA VETEM NJE PERGJEGJESI. SEPSE NUK ARRITI TA NXJERR PARA DREJTESISE SALI BERISHEN , ILIR METEN E GJITHE KRIMINELET E TJERE.
FALEMINDERIT CARLO.!
AH MOR BOLINO QE TE JESH GAZETAR I LIRE I PA VARUR E PROFESIONIST DUHET TI KESH BOLET 7 OKE!
VETEM KUR I KE BOLET SHTATE OKE NUK TA BEN SYRI TERR E THUA QWE KRRIMINELI SERB BERISHA DREJTON EDHE SOT ANTISHTETIN SE AVOKATET I KA NE…….. A ME RI QI dhe ambasadoret e leshit te SHBA-ve i emeron ai me Biberajn dhe Beogradin!
Sinqerisht karlo di apo ben sikur nuk e di qe berisha eshte monument kulture ruhet nga delfinet e socialist qe I njohim. Qe ne 96 2 cunak socialist hyne shik e gazidedes tani jane zedhenes i padrinos sali meta Mos eshte rama se kane ndare shqiperine si placke kane lapanjoze Te gazidedes nga do Po jane te fuqishem Nuk preken. Karlo nqse e ke seriozisht ke nje tv dhe jep seancat e parlamentit 97 2001 dhe ata Te mbyllura do te vijne info nga patriote e progresiste ne ?? per tv.
Sempre grande Bollino
Zoti Bolino faleminderit per kontributi tuaj ne gazetarine Shqiptare. Jeni perfaqesues idenje i civilizimit dhe intelektit Italian, por edhe Shqiptar sepse kemi nderin te te kemi qytetar shqiptar.
Keemilli i Leces?! Skoma se ka lare token e falur dhe koncessionin e muzeut?! Akoma s’ka lare lejet e ndertimit si sekser i anonimeve te Italise se juhut?!
Ngjarje te renda kriminale kane ndodhur ne qeverisjen e Berishes.
Nuk duhet te mbeten pa u hetuar e ndeshkuar.
Drejtesia po vonon por nuk duhet te harroje.
O Carlo! Që je i kapur nga Rama se ke marrë favore dhe ke përfituar, kjo gjë dihet dhe nuk bën më përshtypje se tani pothuajse të gjithë gazetarët anojnë o majtas o djathtas sipas interesit dhe jo sipas të vërtetës. Pyetja është: Si ka mundësi që ke tërë këto vite në Shqipëri, merresh me gazetari dhe nuk mësove të flasësh tamam shqipen me kohët e foljeve dhe trajtat siç duhet? Si nuk të ha mortja! Kaq i paaftë je?! Këto shkrimet që bën kush t’i redakton aman?
Bravo zoti Bollino.
Ky shkrim brilanr i nje USTAI eshte nje akuze e rende per shumicen e gazetareve shqiptare,qe kane si qellim ne jete,e jetojne vetem per lugen me corbe qe marin nga hajdutet,cdo dite.
SPAKUN e keni , BKH e moret, KRYERILINDASIN e keni ka 7 vite, gjykatesit i emeruat zu siq deshte.
Tani chani mut sa njeri sa tjetri. Nese i paska bere Berisha kto cfare pidhin e nenes suaj prisni. Futeni ne burg e boll me sajesa dhe shpifje.
Ai vete nuk ju ka lypur meshire por ju tha mu ne parlament o mjerane jam Sali berisha une, dmth se rruj karin fare per ju..
Siç e thone dhe te tjere komentues, nje analize nga Bolino e sakte dhe memorje-fakte. Poulli nuk i ka harruar keto tragjedi dhe me mundesine e tij e ka denuar me vote. Por politikane te larte, per interesa te ngushta, kane bere kualicione me keta vrases, ku vrasesi nuk eshte me vetem, ku ju e dini z, Bolino se ka nje nen ne kodin penal, qe nuk eshte vetem vrasesi fajtor, por dhe ai qe fsheh apo ndihmon krimin. Kur kjo eshte reale ne kualicionet politike, si mundet qe te luftohet, apo te dalin para drejtesise autoret?, e pa mundur, prandaj dhe SPAK s’ka per ta bere detyren dhe pamvaresine e saj, ku deri sot, kemi vetem ndertues te nje shtepie qe nuk justifikohet burimi. Hidhini nje sy gjirit te Lalezit, do gjeni shtet brenda shtetit, keshtu qe ne memorjen e te gjitheve, perveç atyre qe ju na i rikujtuat, sot kemi dhe nje diskriminim te hapur me nje lluks te pa shpjeguar nga ky resort korrupsioni, ku askush aty, nuk i justifikon dot ndertimin e tyre. Nuk mundet qe te jesh politikan si kryetari i shtetit dhe pa libreze pune, te kesh pasuri nga pasuria kombetare. Sa per SPAK, akoma nuk ka pare njeri, qe puna e saj te nderohet, pasi ka filluar nga kembet e korrupsionit dhe jo nga koka.