Ilir Meta, në morinë e statusve të shumta që poston në rrjetet sociale, këtë të dielë është përpjekur të tregojë se ai është një njeri i lexuar, duke përmendur Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orwell.
“Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.
Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor. Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.
Për mbi 4 dekada ne u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës, ndaj kemi sot përgjegjësinë për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë. “Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orwell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.
Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.
Apo ashtu si në Fermën e Orwellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.
Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera”, shkruan Meta, statuset e të cilit janë të gjitha simbolika kundër Edi Ramës.
Interesant është fakti që Ilir Meta përpiqet të shfaqet si një njeri i lexuar, kur ata që e njohin, e dinë që atë e “zë” libri.
Madje, në ambientet politike në Tiranë, ka edhe një baracaletë për të, që tregon sa i “lexuar” është.
Kur ishte kryeministër dhe nëpër zyrat e shtetit kishte pak, ose aspak kompjutera, të cilët shiheshin si “objekte të huaja”, sekretarja e Ilir Metës, e njofton atë se i kishte ardhur një email.
Dhe Meta, pa u menduar gjatë, i thotë:
-Le të hyjë brenda!
-Më fal, i thotë sekretarja, po ka ardhur në kompjuter!
Tani nuk dihet sa e vërtetë është kjo barcaletë, por duke e njohur Metën, gjasat janë shumë të mëdha që të kjo të jetë një ngjarje e vërtetë.
(TemA)
Ha ha ha ha ha !E vertet duhet te jete ndaj per gjithçka pergjigjet Blushi!
Hahaaaa sa kam qeshur ..
Ky shkolle shumi,hajdut shumi,trafikant shumi,intrigant shumi,i pa pa bese shumi,ky qe sic tregojne ca deshmitare okulare,ne nje panair libri,ku ishte bashke me doktoreshen,i terhoqi vemendjen nje liber me lidhje te forte,kapak blu,qe i pelqeu shume dhe doktoreshes, se i shkonte me perdet e sallonit te pritjes dhe i mori te 12 librat,ky ja din vleren librave,lum ky popull qe ju ka
E vertete duhet te jete sepse dhe foton si njeri pa shkolle e ka bere.b
KOKEMISHI…
??
Ohohohohohohohohoho, kjo eshte te vdesesh se qeshuri. Ne fakt duhet besuar se zgjuarsia tije eshte te vjedhi dhe te shantazhoje. Ky do mbahet mend si mbreti lakuriq, ne qofte se meta e ka lexuar, ku oborrtaret i benin qefin mbretit duke e zhveshur dhe qe i thonin sa mire te rri kostumi. O shqiperi derte shume, ku ta gjeten e ke vune, ky veç te ha mune.
Zhvejku bredh nga mali ne det dhe nga deti ne mal, ne cdo cep te vendit. Eshte thekur e thare si cironke dhe ju ben karshillek shqiptareve qe ne shumice nuk mund te shkojne dot ne pushime dhe te gezojne ato qe ky rrezil i ka fituar me blloqe dhe favore. Shqiptarert po punojne e ndertojne me Edi Ramen ne cdo cep te Shqiperise. Dallkauku po kap majat e maleve, ashtu si parardhesi i tij me gjak te prishur Sali Pashe Toptani qe na njoftonte per rekordet e qendrimit ne uje (tamam si Mao Ce Duni qe kalonte lumin Yangtze me not). Nuk ka faj, ja dha Rama me doren e tij kete post qe ai po e shperdoron ashtu sic shperdorojn edhe bllokun me Dritan Priftin.
Or taj mos e ngatërroni liken me të tilla muhabete ,se likja sa për libra është origjinal baba xhikja, pastaj më vjen keq or taj,por për 30 vjet që ka likja në politikë akoma nuk dini fushat ku likja shkëlqen,gjynha ,likja është supër,për të pirë raki dhe ngrënë mish të pjekur,me qimin e besim ,kot i këndon dhe e përjetëson Besi me Baftjari,Baftjar,Baftjar ti je i paparë,
Specialiteti i dytë ku shkëlqen likja është vjedhja,por jo vetëm në euro ,blloku i zi,më qef ka floririn,,jo më kot salehu e ka pagëzuar Like floriri.
Prandaj mos i bini në qafë për libra e imelle ata le të rrinë pas derës se likja është i zënë me punë të mëdha.
Dhe së fundi koha kur i flisni për këto probleme është totalisht e pa përshtatshme ai i shkreti shyqyr që u kujtua për të pushuar se u tret në punë,duke i rënë shqipërisë mal më mal e përrua më përrua ka që në maj me guidë turistike.
Lutem se mos harroni kujtojeni se ai e ka mëndjen te puna,se ka filluar festa e baba Aliut në Tomorr,e rakia e qingjat e pjekur janë lumë,pasi sivjet më ngjan se ai baba Mondi ja ka me hile bashkë me Monën ata pinë raki,hanë mish dhe zgjidhin ushkurët të dy dhe liken që po tretet për këtë vënd nuk e kanë marrë me vete,pa le po ç’thonë gojët e liga sikur kishte thënë baba Mondi e mos ç’ti themi atij ,atij i është bërë koka si qentë e stanit të Sharrit në Kosovë.
Kujdes mos e shqetsoni se ja 2 dit ka që po pushon,dhe kjo për të mirën e kombit jo të likes se ai po tretet siç i tha Naimi në Frashër kur e dekoroi ,punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë,
Ti prandaj vodhe arin r krabës a?
“O perendi e madhe”, thoshin plakat, ketij debili-hajdut I duket vetja I bukur. Kaq katundar I trashe eshte, pozon si pervers vend e pa vend.
Te gjithe ja fusni kot fare ju po ky artikullshkruesi kush eshte?!
He trima ,hedh budallai nje gure ne lume dhe shkoni ju te mencurit ta gjeni….
Popull servil dhe pa llogjike…
ti ” Edi” qe e realitet mudet me u qujt Hamut ose Mahmut,
ke dal shume vone nga Shpella
dhe s’mundet te kuptoshe dot kte Bote .
lepija Dhise se Cepanit dhe qetsohu ?♂️?
Ore, qenka fare ky?!?Na turpëroi fare .
E ka thene i ndjeri Dritan Prifti qe e njihte nga afer qe Ilir Florimi ka nje nivel intelekti ne kufirin minimal.
O injorante mashtrues….behet fjale per 2001….kam qene ne administrate e kishim kompjutera dhe imaile…normal jo si sot qe ka zhvillim IT….por mos shpifni ne kete mase….plera…kompjutera skishte shume por kishte specisliste te mire….e punohej
Edi Rama, ç’na e bere kete debil peshqesh, o i ururar!
Ky eshte nje shemtaraq nga pamja, nja xhuxh nga trupi, nje dudum ne ecje dhe nje egoist i pashoq per prapesira.
Sa here qe del syfeti i ketij palo persidenti ne gazeta, apo ne ekrane televizive, me kujtohet i paharruari burre, Dritan Prifti, qe i çorri masken ketij derdimeni. Personaliteti i te ndjerit Dritan Prifti lartesohet, ndersa ky eshte i bjerrur, sa s’ka me ku te veje.
Do te isha shume i gezuar, sikur nje institucion, nje grup njerezish, nje grup deputetesh t’i dergonin Zyres se Kryetarit te Shtetit nje propozim per te dekoruar Personalitetin e Myzeqese dhe te te gjithe Shqiperise, Dritan Prifti, si politikan i hapur, kritik, i drejte dhe parimor. Cfare qendrimi do te mbante valle, ky palua i mesiperm(?). Do ta firmoste, thoni?!
Kur do t’i vije fundi kesaj komedie, qe luajne horrat me sloganin ”ne emer te popullit”, ”ne emer te demokracise” dhe ”ne emer te kushtetutes”.
Mendoj se viti 2021 do te sjelle nje epoke te re…
Ky me gruan e vet u ndricuan dhe u konvertuan ne Katolite me demek!!!???
Shikojani pak surratin, si ka mundësi që ky njeri nuk buzëqeshi një herë të vetme natyrshëm, por gjithmonë me buzëqeshje të shtirura..?? Nuk ka më pis njeri se ky xhuxhi islamik taleban..
O like, me duket ke nevoj per syza, sforsohesh per te pare ??
Like uturaku ……ska nevoje per shkolle Likja , haron pak po ska gje , i ka te shenuara ne bllok ………Gimi me tha mua atje te 700-ja ……
C’na ke dale ne kete foto si debil o majmun….je kryetar shteti o loqe ,….qe mos qofsh!
Ai ka arin kurse ne na ka lane k* d.m.th librat.
Po ku kishte kohe nje sportist mundes te lexonte …!!!!!????????
….por per cudi pas 1992 erdhi koha e tij e Arte … o sot o kurre.
@Bureto, je shume i sakte!
Falenderime per komentin, per faktet dhe logjiken e shendoshe.
Une, pensionisti, e kam permendur kete “peshqesh” te Rames dhe kam parasysh aleancen e tij (te Rames) me kete dudumin ne zgjedhjet e 2013. Nuk ishte nevoja te ishte bere kjo aleance me kete kellire, vetem per faktin, qe kellira i perfolur per korrupsion, aleat i saleh mortjes, i cilesoi viktimat e 21 janarit 2011 ” kokepalare”. Aleanca me kete matrapaz ishte e panevojshme. Nga kjo aleance u be kryetar i Kuvendit dhe i jepte krah salehut sa here te donte te fliste pa kufizim e te bente si te donte, duke i thene ” Fol, ty te kam per zemer!”
Shqiperia mund te behet, por jo me politikane te korruptuar dhe te provuar e sprovuar, qe shkaterruan çdo gje: drejtesine, ekonomine, jeten e njerezve dhe per vete e tarafin e tyre e kane majmur me marifete, me abuzime dhe korrupsion.
Nivel i Qim Pekës e Bes Kallakut. Vërtet që nuk ka lexuar libra, po nuk është pa horizont. Ai i di përmendësh të gjitha historitë që i ka treguar Ija e Besit. I qani hallin juve!!
Me rastin e hapjes së shkollave Likja do ta dekorojë Ijen me dekoratën e lartë “për kontribut në mësimdhënie me metoda popullore dhe folklorike”
E dëgjoj shpesh këtë, që Rama e bëri kokëlopën president?! Ta analizojmë pak me mendje më të ftohtë, një nga arsyet, se mund të ketë edhe të tjera. Ishte maji i viti 2017 dhe në korrik mbaronte mandati i Nishanit. Vendi ishte më krizë për shkak të kërcënimit për bojkot të zgjedhjeve të qershorit nga ana e PD, presioni ndërkombëtar ishte i madh. Rama ishte para nevojës së zgjedhjes së presidentit të rradhës mbadi ishte në limitet kushtetuese. Por ai zgjidhej në raundin e katërt me minimalisht 71 vota, të cilat PS nuk i kishte. U tha atyre të PD që të uleshin dhe të gjenin një kandidat konsesual (si rasti Moisiu në 2002), të cilin ata e refuzuan. Ç’duhej bërë kur nga afati kushtetues kishin mbetur vetëm 24-48 orë nga skadimi i tij? Dy qenë rrugët: ose vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme me një situatë politike komplekse, ose të zgjidhej presidenti, për të cilin duheshin votat e LSI. Për të qetësuar disi ujrat ndoshta dhe me sugjerimin e ndërkombëtarëve, por edhe për mos kompromentimin e ecurisë së Reformës në Drejtësi, u mendua që t’i ofrohej Metës ai post, i cili hezitonte. Kujtoni fjalën e një nate më parë në Kuvend nga Gramoz Ruçi, aso kohe kryetar i grupit parlamentar, drejtuar Metës, aso kohe kryetar Kuvendi. Ishte një fjalim shantazh në mos kërcënim (?!). Pse qysh e tek, këto ne nuk mund t’i dimë, por fakt është që Meta, duke shtrënguar dhëmbët pranoi, dhe të nesërmen u votua, por njëkohësisht duke menduar me vete “dale pa do më shihni!”. Njëlloj si miku i tij i paudhësive, Berisha në vitin 1997, kur u tha socialistëve, se do t’ua ngrinte gëzimin në buzë (buzëqeshjen). Dhe nuk vonoi. Shenja e parë, përçudnuese për një president të zgjedhur ishte fushata e tij elektorale në favor të LSI, edhe pse kryetarllëkun ia kishte kaluar Titvasil Shkollëshumit. Tashmë historia dihet. Mirë apo keq rëndësi ka që kriza e 2017 u kalua, PD u fut në zgjedhje dhe humbi, po ashtu dhe LSI. PS fitoi e vetme gjithë pushtetin, Reformës në Drejtësi iu vunë plot stërkëmbsha, por binomi Meta-Berisha nuk e ndalën dot. Institucionet bazë të saj u krijuan, po ashtu SPAK dhe BKH. Atëhere cili mund ta thotë se, sikur të mos ishte vepruar ashtu, si do të ishin gjërat sot? Meta nuk u soll si një president kushtetues përkundrazi, por ky është faji i tij dhe kosto po ashtu, që të paktën politikisht do ta shohë shumë shpejt. Edhe sikur për bëmat e tij të mëkahershme mos të futet fare në lojë Drejtësia e Re. Do të mjaftonte vetëm neveria që ky me presidencën e tij i ka krijuar këtij populli këto tre vjet. Tani ka gabuar apo jo dhe Rama, këtë s’mund ta themi që sot. Meqë në politikë dhe demokraci, për pushtetin, mbi të gjitha e përgjithçka, vendos vota e popullit, atëhere le t’ia lemë kohës, kur ato të bëhen, që të na e thotë. Deri atëhere do duhet të presim verdiktin popullor.