Dramë në Durrës: Mbytet 44-vjeçari dhe vajza e tij 9-vjeçare

26 Gusht 2020, 19:28Sociale TEMA
Dramë në Durrës: Mbytet 44-vjeçari dhe vajza e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrushkull të Durrësit, ku babë e bijë janë mbytur në det.

Sipas policisë, 44-vjeçari me iniciale Dh.B. hyri për t’u larë në det së bashku me vajzën e tij të mitur M.B., 9 vjeç.

44-vjeçari u mbyt dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vajza e tij u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Por pas disa minutash, për fat të keq 9-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

3 komente në “Dramë në Durrës: Mbytet 44-vjeçari dhe vajza e tij 9-vjeçare”

  1. Real says:

    Drame apo Tragjedi?

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Çfarë fatkeqësie!!!
    Gjynah nga zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje