Rama homazh për Nënë Terezën dhe Migjenin: Shqipëria ishte shumë e vogël për ta! Të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr

26 Gusht 2020, 10:12Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar përmes një homazhi Nënë Terezën në ditën e saj të lindjes dhe Migjenin, datë kur poeti ndërroi jetë.

“Nënë Tereza jetoi gjatë, si një lutje pëshpëritëse, Migjeni pak, si një bubullimë buçitëse”, shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

HOMAZH

SHËN TEREZA dhe MIGJENI lidhen bashkë me këtë datë, 26 gushtin, atë të vitit 1910 kur erdhi në jetë nëna e madhe e të varfërve të kësaj bote dhe atë të vitit 1938, kur ndërroi jetë poeti i madh i grushtit të kësaj toke.

Nënë Tereza jetoi gjatë, si një lutje pëshpëritëse, Migjeni pak, si një bubullimë buçitëse.

Ajo ishte e bardhë, nuse kokëulur martuar me kaltërsinë e qiellit, ai ishte kryeneç, hije e zezë përballë lartësisë së malit pa zë. Ajo ishte dora e shtrirë në kërkim të dritës së pafundme, ai ishte dora e mbledhur grusht në drejtim të errësirës së padurueshme. Ajo e gjeti qetësinë e pandërprerë, duke ndezur qiririn në vend se të mallkonte errësirën, ai nuk rreshti së mallkuari errësirën pa gjetur dot një dekikë qetësi.

Të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr, ajo i fërkonte kokën për t’i lehtësuar dhimbjen, ndërsa atij i ngriheshin flokët përpjetë prej dhimbjes së tij. Të dy e donin me pasion njeriun, ajo e donte atë siç ishte, ai e donte siç duhet të ishte. Të dy e donin botën më të mirë, ajo duke u gjunjëzuar devotshmërisht për ta bërë më të lehtë, ai duke u kryengritur verbalisht për ta kthyer përmbys.

Ishin të dy shqiptarë, por Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, atdheu i saj u bë bota ndërsa atdheu i tij poezia. Njëra besonte në një e në të vetmin Zot që e kërkonte lart në qiell, tjetri hahej me Zotat që i shihte nga lart poshtë. Për Shën Terezën, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte Fjala, ndërsa Zoti i Migjenit ishte vetja dhe Zot i Fjalës ishte ai vetë.

Gonxhe Bojaxhiu u vesh murgeshë dhe u bë Shën Tereza e Kalkutës. Millosh Gjergj Nikolla e flaku veshjen e murgut dhe u bë Migjeni i shqiptarëve.

Ajo vdiq 87 duke kuruar sëmundjet e të tjerëve, Ai 27 pa kuruar dot sëmundjen e vet.

Por të dy e kapërcyen vdekjen, Ajo me fuqinë e përkushtimit të saj ndaj Zotit, përmes dashurisë qiellore për njerëzit, Ai me fuqinë e përkushtimit kundër të vjetrës, përmes fjalës për Botën e Re. Ajo vazhdon të sajën si shenjtore nga lartësia e qiellit, Ai vazhdon me të vetën si zëri i të resë nga thellësia e tokës.

8 komente në “Rama homazh për Nënë Terezën dhe Migjenin: Shqipëria ishte shumë e vogël për ta! Të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr”

  1. saliu says:

    Fantastike.

    Ja per kete e vleresoj Ramen. Mendimtare dhe pene arte.

    1. Vlora1912 says:

      Fantastike..

      Te dy e donin Lulin e Vocërr…..
      ******
      Prandaj edhe ti Kriminister, se bashku me Banden Poltike 30 vjecare me Saleh B., Ilyr Koklopa, Lyl B, Moqika K, Taullant B, Kastrat kastruesi, Zamir, Nushi, Ullaj, Top Kanal, Top Klanal, Ballinj Farih e Paza Kapterr…,..

      Prandaj dhe ti, se bashku me kete estabilishment Hajdut paraPolitik, ParaEkonomik PPP-ist, paraMediatik te Kriminalizuar po respektoni dashurine e tyre per Lulē te vecërr ne nje menyre shume origjinale…..

      Duke prodhuar pafund Lulër të Vecërr..
      Dhe per me teper, duke projektuar nje te Ardhme PPP-iste te Shqiperise qe prodhon veç Lula te Vecërr….

      Duke projektuar nje Shqiperi ku do ket vetem dy kategori femijesh:

      Femije te Derrave te Pangopur(te te korruptuarve, hajdutve, biznemsnve mashtrues, trafikanteve)

      Femije te gjithshqiotarve te tjere ne nivelin e Lulit të Vocërr

  2. Alban says:

    Me e gjalle se te gjithe te gjallet

    VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR

    JAM KRENAR QE E KAM THIRRUR
    NENE EDHE FIZIKISHT …. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
    Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
    Po. Eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
    Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
    Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
    Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden!
    E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
    Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
    Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
    E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
    E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e tyre !
    Nje super- rekord tjeter boteror !
    Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
    Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
    Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
    Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
    Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
    Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
    Krenaria e mbare njerezimit !
    Krenaria e Botes mbare !
    Bota ne kembet e saj !

    From: Alban Dega
    Date: April 17, 2017 at 1:06:20 PM EDT

  3. Kapterri says:

    Bukur! Të dy, si sythat plot jetë të një peme të veçantë, të mbijetuar në një tokë të djegur dhe të përdhosur nga egoizmi, injoranca dhe makutëria.

  4. Agron Parruca says:

    Nji dedikim brilant .

  5. Bregdeti says:

    Mirenjohje. Kulture.

  6. Erdogan says:

    Aq sa ka lidhje kjo Misionare me kete vend qe quhej Epir,kaq kane edhe te pabeset islamike.
    Besa i Lidhjes se Ilisus (Lezha e sotme) ishte Greke Orthodhokse dhe kush u be katolike dhe myslimane historikisht quhet i pabese dhe tradhetare.
    Nuk mund ta quash “pushtues” turqine dhe te luftosh per te si Ismaiil Bej Vlora,Frashellinjte,te kesh Emra Arabe,te mos martohesh me ata qe nuk jane turq si ty,ti marresh pasurine se nuk tradhetuan Besen Orthodhokse te Jeorgios Kastriotis njesoj si “komunistet” ua moren “armiqve balliste”.
    Nuk mund te nderosh nje Spiune si Tereza kur ky popull ka luftuar per clirimin e Magna Grecias nga Pirro i Epirit dhe qe e ka te pushtuar akoma Italia fashiste.
    Nuk e kam kuptuar sa poshte ka rene ky popull dikur Krenare me kulture Helene,me Histori,me Lavdi.
    Une e kuptoj qe 500 vjet nuk i thone shaka,por te dalesh kunder Kastriotit dhe ta quash Sulltanin “strategjik” sepse je turk ne Ndergjegje,kjo eshte Hipokrizi dhe Fatkeqesi.

  7. K9 says:

    Gonxhe Bojaxhiu do te ishte viktima perfekte e injorances dhe kancerit religjoz per Migjenin, i cili predikonte lirine e gruas permes emancipimit, shkollimit, seksit, laicizmit, lirise, thyerjes se vargonjve mesjetare te klerit, injorances dhe kultures tribale.
    Bota qe Gonxhe Bijaxhiu perfaqsonte, ishte gjithcka qe Migjeni luftoi me artin e tij.
    Edhe pse ajo ja dedikoi jeten ” misherimit” te Krishtit permes sakrifices, per Migjenin dhe cdo mendje racionale ngelet dicka sa absurde aq edhe fanatike. Fakti qe sot ne bote ka me qindra organizata “non profit” laike qe operojne ne kater anet e botes me vullnetare, e verteton kete. Sakrifica, solidariteti, ndihma, paqja, etj, jane virtyte te rraces humane, jo prone e feve. Eshte veprim prej ekstremisti fanatik te besh nje sakrifice te tille ne emer te propagandes dhe imazhit te kishes apo islamit! Edhe Ozama Bin Laden i kushtoje jeten, pasurine dhe u martirizua ne emer te bindjeve te tij duke luftuar per lirine dhe dinjitetin myslimaneve te Afganistanit dhe Pakistanit, kur si sheik mund te shijonte miliardat ne cdo cep te mrekullueshem te globit, por fanatik ekstremist ngelet per cdo mendje racionale edhe pse hero dhe profet per qindra miljona myslimane.
    Ne vendet me te emancipuara te botes, meshira eshte sentimenti imoral qe shtyn drejt sharlatanizmit, ekstremizmit fetar, kultit te me te fortit dhe korrupsjonit. Hendeku i pabarazise eshte sheshuar duke luftuar kulturen e meshires dhe institucionet qe e predikojne, ne funksion te institucioneve laike dhe te drejtave civile, sociale dhe ekonomike te qytetarit.
    Si kulture tribale, jetojme ne nje guacke marrezish dhe legjendash prej shekujsh, por ne bote dhe sidomos ne Perendim, aktin e “Nene Terezes” nuk e shohin aspak si Bamiresi, por si indoktrinim fanatik te Gonxhe Bojaxhiut dhe instrumentalizim propagandistik dhe ideologjik te veprimtarise se Kishes Katolike, permes Bojaxhiut.
    Ndersa Migjeni ne vendin e nje kulture zvarranikesh dhe mocali mijeravjecar, eshte shqiponja qe fluturon ne qiell, me lart se gjithkush tjeter te ngjashem me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje