Pompeo: Moska të ndërmarrë një hetim të menjëhershëm për helmimin e Navalnyt

26 Gusht 2020, 11:46Bota TEMA

SHBA-ja i kërkoi sot autoriteteve ruse të ndërmerrnin një hetim të menjëhershëm për helmimin e opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexeï Navalny, me qëllim që përgjegjësit të përgjigjen para ligjit.

Në një komunikatë, kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo shprehu shqetësimin e thellë të Uashingtonit për tezën e helmimit të dyshuar, njoftuar më herët nga mjekët gjermanë pas transferimit të Navalnyt nga Rusia në Gjermani, ku ndodhet i shtruar në spital, në gjendje kome.

“Nëse kjo është e vërtetë, SHBA-ja mbështet thirrjen e Bashkimit Europian për një hetim të plotë dhe janë të gatshëm të mbështesin një përpjekje të tillë”, shtoi ai.

“Familja e Navalnyt dhe popullit rus meritojnë një hetim të plotë dhe transparent dhe përgjegjësit të dalin para ligjit”, nënvizoi Pompeo duke i uruar një shërim të plotë opozitarit rus.

Më herët, ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan kishte theksuar se konfirmimet e mjekëve gjermanë e bënin të nevojshëm një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent nga ana e autoriteteve ruse”,  sipas deklaratave të cituara në Twitter nga zëdhënësja e tij, Rebecca Ross.

1 komente në “Pompeo: Moska të ndërmarrë një hetim të menjëhershëm për helmimin e Navalnyt”

  1. Zhivko says:

    Bravo Pompec po perpara se te permendesh Putinin
    beje shurren please se kam frik se lag pantallonat ne konferenc per shtyp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje