Shqipëria mund të 'përfitojë' nga konflikti Greqi-Turqi, Dendias do vizitojë Tiranën jo vetëm për 'Detin' por dhe abrogimin e "Ligjit të Luftës"

26 Gusht 2020, 18:21Politika TEMA

Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejtë Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator,në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.

Lajmi bëhet i ditur nga burime tepër të besueshme të Top Channel në ministrinë e Jashtme greke dhe duket se ka marrë edhe pëlqimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama,  gjatë një bisede telefonike që Dendias dhe Rama patën mbrëmjen e një ditë më parë.

Burimet sqaruan se palët kanë vendosur të rinisin negociatat, ku mes temave që do të diskutohen, do të jetë finalizimi i detajeve për marrëveshjen e delimitimit të ujërave territoriale dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, por edhe çështje të tjera,siç janë abrogimi ‘de jure’ i  ligjit të luftës, testet shkollore, çështja e pronave në të dy anët kufirit,marrëveshja e përdorimit të ujërave të ëmbla dhe baseneve ujore në dy anët e kufirit,marrëveshja për mirëmbajtjen e  piramidave,si dhe përmirësimi i statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Duket se këtë herë ofensiva  diplomatike e Greqisë në rajon, do të sjellë edhe “dhuratat” përkatëse për Shqipërinë, i thanë Top Channel burimet.

Konjektura duket se është e përshtatshme, pasi Athina zyrtare është e gatshme për të lëshuar “pe” në negociatat mes dy vendeve, pasi ajo, dëshiron mbylljen e problemeve me fqinjët e saj, për tu përqendruar në përballjen e saj në zgjidhjen e morisë se probleme me fqinjin dhe konkurrentin e saj,Turqinë.

Këtë herë palët ftohen të përfundojnë marrëveshjet pa vonesa,ndaj sipas burimeve,diplomatë të lartë grekë i kanë këshilluar kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit Dendias, të ezaurojnë çdo mundësi për marrëveshje, të bazuara në bazë të se drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës se detit.

Udhëzues për një marrëveshje të mirë mes palëve do të jetë ajo mes Italisë dhe Greqisë,ndërsa këtë herë Athina synon të mbështesë edhe më fortë Shqipërinë edhe në përshpejtimin e proceseve evropianizuese, pa lënë hapësirë të mëtejshme të rritjes së ndikimit turk në Shqipëri./TCh

10 komente në “Shqipëria mund të ‘përfitojë’ nga konflikti Greqi-Turqi, Dendias do vizitojë Tiranën jo vetëm për ‘Detin’ por dhe abrogimin e “Ligjit të Luftës””

  1. Kosta says:

    Pika e pare e panegociushme duhet te jete kthimi i popullsise shqiptare te perzene nga trojet e tyre ne CAMERI.

  2. Vetem e verteta mund te na mbaje krenare says:

    ..se po haruam se kufijte shqiptare jane poshte camerise hatehere jemi varosur si komb.

  3. Mario says:

    Po su hoq ligji i luftes,mos pranoni me asnje gje.Greku kahu ka thene dhe gjithmone ka vra mbrapa shpine.Mblidhja Edo se e kane lakun tek fyti,mos u bej idiot ,se po Sala me Lulin qe ja dhane detin,do te quajne ty tradhtar pastaj.Greket jane tinzar,vrases dhe te pabese,mos e tradhto Erdoganin se do perfundojme keq dhe me keq pastaj.Mos ngjo Grekofonet dhe Shqiptaret e shitur,i vetmi shtet qe na mbron pa interes marrje tokash,eshte Turqia.

  4. Kur te pellase kerriçi i gomarit prej llamarine says:

    Ne me llogje do te flasim per te gjitha.
    Pra ne me fjale do te flasim per te gjitha ceshtjet, por do ju marim vetem Detin kesaj radhe.
    Dhe e kemi pak si me nxitim, prandaj do ju mashtrojme pak si shpejte kesaj radhe, se sapo tu marim firmen ju, ne fet do fusim kompanite e huaja te bejne kerkime.
    Po hiç mos u merzitni, se ne do vijme e do flasim per te gjitha hallet e juaja, e per kete ja po ju informojme qysh perpara se te vijme dhe me ane te medjave.
    Sapo tu marim firmen per Detin, ju shkoni e pirdhuni, sic ju kemi pjerdhur kur ju morem Token.
    Nderkohe ne vijme verdalle neper brigjet e mesdheut, si kusaret ke te mashtrojme e te mashtrojme.
    Ju mos u merzitni se ne ju mashtrojme me lezet.
    Psh ne ju pyesim, ca halli keni ju?
    Ne duke kuptuar lojen tuaj si mashtruesa ju themi, se nuk kemi asnje hall.
    E ju thoni-po si ore nuk keni asnje hall? Po nuk keni hallin e ligjit te luftes?
    Ne perseri duke e ditur se jeni mashtruasa ju themi- jo nuk e kemi.
    Mirepo mashtruesi nuk lodhet.
    Po si ore e paskeni haruar ju? Ne aty e kemi pasu mendjen per kaq vite, si e si tua heqim ate ligj, e ju sna e kujtonit.
    Aaaaaaa themi ne, se e njohim mire mashtrimin tuaj.
    Hic mos u beni merak kesaj radhe, se po jua kujtojme ne kete gje thote mashtruesi, ne firmosim marveshjen per Detin, lajme duar e sy, e kur te kethehem une ne parllamenti yne ne Greqia, do ti them ta votojne ate.
    Ke do votojne?
    Ate ligjin bre, ligjin e gjendjes se luftes.
    Aaaaaa mire qe na e kujtove, ti bej dicka, shko andej nga ke ardhur, voto heqjen e ligjit te gjendjes se luftes, pastaj shohim e bejme.
    E per firmen e Detit- thote mashtruesi- ca do bejme? Po nje firme eshte ajo e vazhdon mashtrimet;
    Ja Turqia e firmosi, Egjpti na e dha te gjithe Detin, do na sjelle dhe franca ca cisterrna me uje pjese nga Deti i saj, Italia ra dakort te na jape dhe nje pjese te Adriatikut, dhe ne Malte kemi me mijra kilometra katrore Dete tonin se kemi nje ishull atje.
    Ti na ke ardhur ne shtepi i thote shqiptari, e ne nuk mund te nxjerrim pa gje, e per gjithe keto mash-trime qe na the, do te te dhurojme nje kerriç gomari prej llamarine.
    E ke te ambalazhuar, ju hiqni ligjin e gjendjes se luftes me shqiptaret e Shiperise, e kur te pellase ky gomar, do i merni Detin Shqiperise.
    E po nuk pelliti si i behet-thote mash-truesi.
    Pellisni vete ne kor, deri kur tu vije mendja ne vend, sepse ndoshta duke u pare ju duke pellitur pellet dhe keriçi i gomarit.

  5. Kim été says:

    Fajin na e ka BE dhe NATO që shtyjn Greqin të përlaj sipërfaqe detare. Një vizit e tillë s’do ndodh kurrë te ne. S’duam të dëgjojm biseda të tilla pushtuese.

  6. Xoni says:

    Ate ligjin e luftes le ta fuse ne bythe Greqia….don te jape diçka qe svlen per te marre ate si taken.Legenat, me mire jashte BE se sa ne dore te Greqise.

  7. Bariu says:

    Eka hedhur jashte shporte
    1. Ligjin e luftes me Shqiperine,
    2. Mos njohjen zyrtarisht te kufirit greko shqiptar
    3. Propaganden per Vorio Epi,in
    dhe ka lene ne shporte Detin Jon.
    I zgjuar qeratai, kur gjen shesh e ben pershesh me politikanet e korruptuar
    qe mbajme ne kurriz keta 30 vjet.

  8. Bashkimi says:

    Per ligjin e luftes as qe na ha palla fare le ta mbajn aq na ben , detin nuk e falim Myslym Pashai te jet pjes e komisionit ton te marin ate qe u takon as nje centimeter me shum , per tekstet shkollore ne nuk i detyrojm greket te ven ne hart qe janina çameria dhe deri ne art jan toka SHQIPTARE keshtuqe dhe ne me tekstet shkollore brezave qe vin i mesojm te verteten e historis jo ate qe pelqen greku , nese bejm ate qe pelqen greku me tekstet shkollore kemi firmosur shitjen e tokave deri ne art dhe nuk do kemi te drejt as ti zem me goj ato troje , do biem me kembet tona ne historin siç e ka sajuar shteti grek mas oreksit vet , kur greku te kerkoj te drejtat e minoritarve kerkoini greqis qe qytetaret SHQIPTAR qe kan nderruar emrat te marin emrat e vertet dhe mos ken detyrim ndrrimi emri ose besimi fetar dhe te ken te ter te drejtat qe do ken minoritaret tek ne , Ed Rama do te ngelesh ti si tradhtar ne historin e kti kombi nes fal detin qe fali luli me Saliun , mos luaj me tekstet shkollore dhe me dinjitetin komtar mos prano ta bej greku historin e kti vendi.

  9. Dajti says:

    Romaket na kane lene nje fjale te urte: Timeo Danaos et dona ferentes
    RUAJU NGA GREKET EDHE KUR TE JAPIN DHURATA.
    Ku ka lindur [pabesia?

  10. Entoni says:

    E kujt i plasi trapi per ligjin e luftes??? Mbreteria greke i ka shpallur lufte Mbreterise shqiptare me mbret Vittorio Emanuelin. Nuk ka asnje efekt juridik. Shteti i sotem eshte pasardhes i shtetit te Enver Hoxhes edhe Mbreterise se Zogut. Periudha e ndermjetme e qeverise kuislige nuk njihet nga shteti yne. Greku e mban ate ligj ne menyre arbitrare per te mos kthyer pronat e konfiskuara. Qe prape neve si popull nuk na plas trapi se nuk kemi prona andej ( te na falin camet por po te jene burra me mend ta cojne ceshtjen ne Strasburg te mos rrine tere kohes duke u qare.
    Negocimet duhet te perqendrohen vetem tek deti tek zonat ekonomike aty nuk duhet leshuar per sepse flitet per ekonomin publike te 100 viteve te ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje