Nga Astrit Patozi
Kjo mburrja e qeverisë me sendet, që ka ndërtuar apo financuar gjatë mandatit të saj, është një nga gjërat më të neveritshme të këtyre viteve të fundit. Është mes të tjerash edhe një lloj pasqyre e katandisjes së politikës dhe e raportit primitiv të pushtetit me shoqërinë në Shqipëri.
Jemi gati rast unikal në Europë e më gjerë për kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkie, që na zgjojnë pa u gdhirë dhe na e shpifin ditën, duke na pëmendur rrugë, shkolla, ujësjellësa, spitale, metra katrorë dhe tonelata asfalti, tela dhe tuba me shumicë, duke na i shitur këto gati si një sakrificë sublime, të cilën e kanë bërë për ne.
Sot ishte radha e një ure në Kukës, që na e bëri “peshqesh” Edi Rama. Nesër do të jetë një ujësjellës, pasnesër një rrugë, e kështu me radhë do të vazhdojë, derisa të vijnë zgjedhjet.
A thua se ato nuk janë bërë me fonde të buxhetit të shtetit, por janë dhurata filantropike nga llogaritë e lëna si trashëgim prej gjyshërve të tyre të pasur.
Ndërkohë që në botë edhe kur ndodhin donacione të tilla, ku përfshihen dinastitë e famshme financiare, ose nuk bëhet lajm fare, ose ai i drejtohet një audience të kufizuar, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me investimin, por jo gjithë popullit mbarë.
Dhe pyetja është në duhet t’ia dimë për nder kryeministrit pse në kohën e qeverisjes së tij ndërtohen edhe vepra publike, gjë që në fakt është puna rutinë e çdo administrate, që kur ka lindur shteti në këtë botë?
Mos vallë duhet t’i jemi mirënjohës qeveris së tij, që s’ka lënë gjë pa bërë në këto 7 vjet me tendera dhe konçensione të korruptuara, se nuk i ka asgjësuar të gjitha fondet e mbledhura prej taksave tona, por ka lënë diçka edhe për punët publike? Le më pastaj të futemi më thellë në vlerën përherë të fryrë me të cilën ato ndërtohen, për shkak të babëzisë në të gjitha hallkat e procesit, që nga tenderimi e deri tek vendosja e tullës së fundit.
Në një kohë kur pothuajse mungon debati për rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës, nivelin e taksave, uljen e varfërisë, cilësinë e arsimit dhe të shëndetësisë, përmirësimin e mjedisit, mbrojtjen e prodhimit vendas apo tema të ngjashme, me të cilat krahasohen qeveritë në çdo vend të zhvilluar dhe qytetëruar.
Po çfarë është kjo dashuri e pushtetmbajtësve tanë me sendet, që ndërtohen në kohën e tyre? Nuk e bëjnë vetëm për të shpërqëndruar vëmendjen nga çështjet e rëndësishme, me të cilat ballafaqohet çdo qeveri serioze në botë. Por më shumë ngaqë duan të rrënjosin konceptin se të kesh pushtetin në Shqipëri, nuk ka kuptimin që të shërbesh për aq sa ke mandatin, por të jesh zoti dhe pronari i plotfuqishëm i gjithë vendit.
Që do të thotë se çdo gjë kalon përmes teje dhe ndodh për shkak se do ti, me përjashtim të tërmeteve, pandemive dhe gjërave të kësaj natyre.
Ndaj edhe është i domosdoshëm ndryshimi dhe jo thjesht rotacioni në Shqipëri, duke filluar nga këto zgjedhje. Dhe shenja e parë që ai ka ardhur do të jetë, kur të mos na e nxjerrin më gjumin që në pikë të sabahut udhëheqësit e lavdishëm të partisë dhe të popullit, duke u krenuar me vepra publike të ndërtuara me paratë tona.
Vallahi,per t’na e prish dite e naten o Patoz,je edhe ti.
O patarosi po ti harrova qe ke qene nenkryekari i PD pere 4 Vjete me radhe apo ti ishe thjeshte klone ?
Saliu inaguronte fiilimet ,priste shirita gjithandej,”u kry” pa cka se hidhte nga nje kamion me dhe.Ajo ura o Patos qe te vret humorin ty, duhej ta kish bere ai sulltani jot,pas shiritit.Natyrisht qe jane sendet tona,si eshte natyrale qe Ajo ure me 1 miliard e 200 milion euro e rruges se kombit,ishte brenda asaj kostoje,cudi e madhe kjo pune,ura nuk u be,por parate avulluan.Di gje ti Patos ku shkuan? Edhe ti beje pjese ne pashalleqet e sulltanatit te Saliut.
Per saliun di gje sa here priste shiritat per nje rruge gjysma gjysma.
Ky i lëni mënjëanë, harron se ka qnë nën hijen e të pakallurit në tribunat e inagurimeve të atyre “veprave” që i merrte me vete shiu i parë që binte.
Normal që s’guxon të kërkojë përgjegjësit për milionat e shpartalluara e të grabitura.
Ore legen keni goje edhe flisni.Po para kesaj qeveria apo ishte send i Saliut Shqiperia,ndersa tani jane “tonat”!Ti ne fakt perdor ironin dhe mire bene se ne fakt sendet tuaja jane pasi gjetet nje popull qorr dhe ia moret te gjitha!U bote Tironca ju kaunare e maloke e sot vertet jane sendet tuaja!Por nje gje nuk kuptoni edhe pse u bete me sende ju perseri jeni “drane” te pagdhendura,katunar i gjalle je or Patos e do nja tre a kater breza te quhesh qytetar!Edhe kur kjo qeveri nderton qytete edhe kur fshataret do ti ktheje ne fermere nga bujkrobr qe i bete ju, ju perseri mbesni vemje dhe jashteqitja e ketij vendi!As Metalurgjiku nuk ju shkrin sepse te tilla mbetje jeni!Ndaj, Ju mendoni se ngaqe populli hesht ,jane haruar bemat tuaja ku pasi e vodhet,pervehtesuat,e dogjet dhe i degjeneruat njeriun ketij vendi e kthyet ne kuplara per te bere ritualet e neteve kur ishit ne pushtet!Ju halete qe edhe pse keni vite qe jeni larguar perseri qelbni kete vend!
Ndaj or drane Patosi me trup njeriu e fytyre kali beni mire te heshtni edhe per nja 50 vite sa tu harrohen bemat ndaj ketij vendi e pastaj pretendoni te vini ne pushtet per te ridjegur te gjitha arshivat e dokumentet filmike per krimet qe i keni bere ketij populli e vendi!
Po me mire ti shohim ato qe ben qeveria se sa te shihnim asgjene qe bete ju per 8 vite. Me ishte dukur se i kishe thirrur mendjes por paske ngel po ai o Patoz!
Po more xoti Patozi,te drejte ke qe qeverite nuk duhet te mburren me veprat publike te bera me parate e taksapaguesve por si mund ti mbyllet goja hale e ketyre dhjetra frymeve te keqia qe paguhen per te share,shpifur e helmuar dynjane. Ben analogji me boten qe nuk mburret por bota ka kundershtare normale te qeverive qe gezojne te mirat e realizuara e nuk leshojne helm per cdo gje qe ndodh. Ketu tek ne fryma e keqe dhe helmi
i “babes”tend Sali qe eshte misheruar tek te gjithe ju opozitaret, e mbyt dhe e ndot cdo dite cdo ore e cdo minute kete vend.
Po ti nuk ke shqyer gërmazin për sendet e popullit, kur ishe nënkrye- tar i Përdhëse. Tani na bën si i virgjër. Pasi të jeni zhdukur ju Pëdhëistst e qelbur që i punuat qindin këtij populli, atëherë është e mirëseardhur e djathta në pushtet.
O trapaaaa
U shane partine qe besoni eeee?
E ju si idiota, merrni shembush pd-ne?!
O mjer ne!
Po normale, sikur vetem te rrish ne zyre 4 ore ne dite, me shume pune se pd-ja do behet vetvetiu.
Punet e cdo qeverrie i perkasin popullit dhe asgje me shume.
Te shporret ky skizofreni qe i besuam shqiperine, qe i besuam se do fuste ne burg berishen, qe i besuam se nuk do bente koorrupsion, qe do bente vetingun.
Te shporret me cdo menyre.
Tradhetoje shpresat e nje populli te tere.
Ti do Gerdec, firma piramidale, dinamit pallateve, krime, vrasje, vjedhje votash, sajime, filmime, incizime, ahengje, torta ne Pallatin e Kultures, tren elektrik, troleibuz, tramvaj etj kesisoji…
Ndertimet nuk i do ti, se i ben kundershtari, prandaj. Je shpirtkatran dhe shpirtvogel njekohesisht, prandaj jeni bere 5 particka nga nje bande! Do te keni te ardhme te ”shkelqyer”! Mbaje mend kete nga pensionisti, pathos!