Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kriza në Mesdheun Lindor duhet të zgjidhet me frymën e solidarizimit brenda aleancës, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, sekretari Stoltenberg theksoi se të gjithë janë të shqetësuar nga tensioni në Mesdheun Lindor.
Pasi bëri të ditur se mirëpresin përpjekjet e Gjermanisë për të ulur tensionet, Stoltenberg vlerësoi se “Kjo krizë duhet të zgjidhet me frymën e solidarizimit brenda aleancës dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ulja e tensionit dhe dialogu janë në interesin e të gjithëve”.
Ndërsa kancelarja Merkel tha se janë të shqetësuar për tensionin në Mesdheun Lindor sepse ai kalon ndërmjet dy vendeve të NATO-s.
Gjermania po tregon përpjekje për të ulur tensionin (në Mesdheun Lindor) rikujtoi Merkel, duke theksuar se do të diskutojnë mundësitë dhe rrugën e drejtë që do të ndiqet në këtë çështje.
Shkak kryesor i te gjitha krizave qe po ndodhin jane deshira per te shperbere aleancen me te fuqishme
ne mbrojtje te demokracise ne bote NATO-s.
Autore kryesore jane Gjermania dhe Franca.
Gjermania me kembenguljen per te mos paguar kontributin prej 2% te GDP te saj, dhe filtrimet e hapura me Rusin qe nga North Stream Gas
dhe mbi 3600 kompani gjermane qe punojne ne Rusi.
Franca me deklaraten ehapur te saje se ” ka ardhur koha te shikohet egzistenca e aleances NATO-s.
Kujtojme ketu nje shprehje te presidentit…… se cdo gje qe prek Markon e kthen ne …..
Po keshtu, koalicioni i ketyre te dyve per te ulur rolin drejtues te SHBA ne bote dhe fatet e botes ti marre BE, e udhehequr nga Franca, si vend i mundur ne Luften e 2 botrore, por si zotrues i armeve berthsmore pas saj, me lejen e SHBA.