Nga Mentor Kikia
Para pak ditësh Luzlim Basha njoftoi se e “hapi PD-në” dhe lajmet vërshuan për rikthimin Bamir Topit, Genc Rulit, Besnik Mustafait etj. Së fundit është duke “çarë rrjetin” lajmi se Jozefina Topalli e refuzoi ftesën, ndërsa Majlinda Bregu nuk shkon në PD sepse e përzunë.
Akuzat nuk ishin të pakta për ”dëbimin” e figurave më emblematike të demokratëve, që nga koha e themelit të PD-së. Ajo që shoqëroi zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, dukej si një përpjekje për të riformatuar PD-në e kalbur nga pushteti i fundit 8 vjeçar.
Por tani mëritë u lanë pas dhe na rezulton se “spastrimet” nuk kishin qenë për katarsis, por një pastrim terreni nga ata që nuk e donin Bashën në atë karrige. Madje Basha duhet të rikthejë, ose të paktën të ftojë, edhe Ridvan Boden, edhe Jemin Gjanën e të tjerë. LSI-në e ka në krah dhe plotësohet sërish qeveria PD-LSI. Mungon i ndjeri Dritan Prifti.
Por a di njeri të thotë se përse PD u largua(mua më pëlqen të them u dëbua), nga pushteti në vitin 2013? Jo se Rama kishte ndonjë platformë qeverisëse që na prishi mendjen, por se qeverisja e PD-së ishte qelbur këmbë e kokë. Koncensionet korruptive, që hapën epokën e PPP-ve, u shpërndanë si dhurata për ditëlindje në muajt e fundit të qeverisjes së Berishës.
E pra, në atë qeveri ishin të gjithë këta që sot baza e PD-së po kërkon ti riktheje, sipas parimeve të demokracisë së brendshme. Ndërsa mediat flasin për “ikona”. Ikona të kujt, të hajdutërisë?
Nuk ka mbetur veçse të kërkohet edhe rikthimi i Berishës si kandidat për kryeministër, dhe ta përgatisim PD-së sërish për nuse.
Shkelqyer
Bravo. Me qarte s’behet.
Fotografia flet shume per ato qe kane mend .
Hahaha laj thaj nje mut kane keta, Sal koqen, qe kendon mbi vulgun e injoranteve.
Aman more te nderuar gazetar, na i hiqni keto fytyra nga media se na vjen per te vjelle kur i shofim, e jo me te vijne perseri ne pushtet.
hhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
ondra ? Pederesh ?
Saktë! Realist!
Me pak fjalë ke dhënë mesazhin real
Kane Diploma sojsezi!
Kikia kete radhe ke folur qarte
PD eshte thjeshte ajo qe ka qene sepse edhe Basha eshte i njejti grup Bande hajdutesh qe duan te rikthehen per te vjedhur cka mbetur
Pse, kur ja veshe dhe njëherë vellon Ramës në 2013-tën nuk të bënte fare përshtypje Tirana që ishte bërë si një fjetore e madhe, së cilës Edi yt ja kishte ngrënë të gjitha hapësirat publike, lulishtet, kinematë, kendet sportive te shkollave, terrenet sportive te lagjeve, trafiku si ne Bagdad, tymi kudo si ne Afganistan, apo e doje gjithe Shqiperine si Tirana?!
Rri tani ti, bashke me mua e femijet tane, e paguajme se bashku edhe 5 miliarde eurot e PPP-ve dhe kredive qe s’dihen se ku shkuan (palma, fasada, gure dekorative, “mjekesi falas”, “legalizim falas”, “s’duam rruge duam buke” “ne dime te bejme shtet”, fajin e ka Saliu ), se doje ti te bëje si prift, e ti lidhje kurorë e hidhje vello Ramës dhe Metës në Shkodër, bashke me Tadiçin.
Mungesa e intelektit, ndonjehere ka brirë!
Fotografia flet shume:
Ja vlen te qendroje ne muzeun historik,si ekspoze me se domethenese te aktoreve diabolik.qe varrosen dhe perdhosen kombin shqiptar,ne menyren me irreversible.
Bravo Mnetor, u ke rene kokes hajduteve te PD. Jane te gjithe plehra. Meketa, Rama gezon pushtet te perjetshem. Te lutem Rama, largo vetem Arben Ahmetaj se eshte ndyresire dhe hajdut kalibri.
???????????????????????
Ke te votojme?!
Kush ka program realist dhe program shtetberes?!
Zoti Kikia, qe te filloi shqiperia te behet, duhet te ulim administraten me te pakten 50%.
Duhut te fillojme te nxjerrim suficite buxhetore, gje qe nuk e pranon FMN-ja… por qe do te thote edhe lufte.
Nejse, qe te mos shkoje kaq larg… shqiperia si shtet e si shqiperi ka mbaruar qe ne 1990-en.Te tjerat jane hajde te merremi me muhabet.
Edhe nje here, nje bravo te madhe per shkrimin-mendimin e sotshem.
Ok !