Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka reaguar për deklaratën e ministrit të jashtëm helen se Greqia se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
Në një reagim në facebook Gent Cakaj deklaron se “zgjerimi i gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë, si dhe mes Greqisë dhe Egjiptit.
Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut, duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.
Me këtë rast, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.
Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.
Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.
Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit të ujërave territoriale deri në 12 milje detare.
Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon” shkruan Cakaj. (TemA)
Thone se do vijne te bisedojne per te gjitha.
Do vijme dhe:
Me llogje do te flasim per te gjitha.
Pra ne me fjale do te flasim per te gjitha ceshtjet, por do ju marim vetem Detin kesaj radhe.
Dhe e kemi pak si me nxitim, prandaj do ju mashtrojme pak si shpejte kesaj radhe, se sapo tu marim firmen ju, ne fet do fusim kompanite e huaja te bejne kerkime.
Po hiç mos u merzitni, se ne do vijme e do flasim per te gjitha hallet e juaja, e per kete ja po ju informojme qysh perpara se te vijme dhe me ane te medjave.
Sapo tu marim firmen per Detin, ju shkoni e pirdhuni, sic ju kemi pjerdhur kur ju morem Token.
Nderkohe ne vijme verdalle neper brigjet e mesdheut, si kusaret ke te mashtrojme e te mashtrojme.
Ju mos u merzitni se ne ju mashtrojme me lezet.
Psh ne ju pyesim, ca halli keni ju?
Ne duke kuptuar lojen tuaj si mashtruesa ju themi, se nuk kemi asnje hall.
E ju thoni-po si ore nuk keni asnje hall? Po nuk keni hallin e ligjit te luftes?
Ne perseri duke e ditur se jeni mashtruasa ju themi- jo nuk e kemi.
Mirepo mashtruesi nuk lodhet.
Po si ore e paskeni haruar ju? Ne aty e kemi pasu mendjen per kaq vite, si e si tua heqim ate ligj, e ju sna e kujtonit.
Aaaaaaa themi ne, se e njohim mire mashtrimin tuaj.
Hic mos u beni merak kesaj radhe, se po jua kujtojme ne kete gje thote mashtruesi, ne firmosim marveshjen per Detin, lajme duar e sy, e kur te kethehem une ne parllamenti yne ne Greqia, do ti them ta votojne ate.
Ke do votojne?
Ate ligjin bre, ligjin e gjendjes se luftes.
Aaaaaa mire qe na e kujtove, ti bej dicka, shko andej nga ke ardhur, voto heqjen e ligjit te gjendjes se luftes, pastaj shohim e bejme.
E per firmen e Detit- thote mashtruesi- ca do bejme? Po nje firme eshte ajo e vazhdon mashtrimet;
Ja Turqia e firmosi, Egjpti na e dha te gjithe Detin, do na sjelle dhe franca ca cisterrna me uje pjese nga Deti i saj, Italia ra dakort te na jape dhe nje pjese te Adriatikut, dhe ne Malte kemi me mijra kilometra katrore Dete tonin se kemi nje ishull atje.
Ti na ke ardhur ne shtepi i thote shqiptari, e ne nuk mund te nxjerrim pa gje, e per gjithe keto mash-trime qe na the, do te te dhurojme nje kerriç gomari prej llamarine.
E ke te ambalazhuar, ju hiqni ligjin e gjendjes se luftes me shqiptaret e Shiperise, e kur te pellase ky gomar, do i merni Detin Shqiperise.
E po nuk pelliti si i behet-thote mash-truesi.
Pellisni vete ne kor, deri kur tu vije mendja ne vend, sepse ndoshta duke u pare ju duke pellitur pellet dhe keriçi i gomarit.
Ngjashem thoshte edhe Zezdita Tahiri, se fusnoten e tu Kosovs* do ta shkrije “ngrohja globale”.
Ka shume mendime ne faqe te tera por keta, duke patur dhe
tikull profesor, bejne gabime madhore p.sh. shkruajn
Equity-Equality (Krisafi Tema), apo Equity-equality e quan barazi (Metals, Panorama).
Kur fjalori Anglisht i Oxfodit e sqaron Equality vs Equalit. Ketu burojne dhe gabimet
madhore te ketyre e te tjereve .
Ministria e Jashtme duhet te hap urgjentisht nje Kerkese qe gjithsecili
te paraqese mendimet e veta vetem me harta dhe spjegimet perkatese
per ndarjen e Zones Ekonomike Ekskluzive Shqiperi-Greqi.
.
Kujdes se Greqia do vi ne ujrat tona do kerkoj naft dhe me kte lloj te drejte do ju ver shqelmin ne fyt, doni zdoni ju do futet me dhun ne ujrat tona per kerkim gazi e nafte , te njejten gje po ben turku ne krahun tjeter me greqin. Edhe Turqia ka te drejt per kerkm se e çon detin Ne 12 milje por greku nuk esht dakort , grekun e ndjek dhe putana europ nga pas, se ata e krijuan kte shtet pler , per ne nuk pjerdh njeri fare , se na trajtojn per qenie inferiore fal punes se politikanve tan bythqir antishqiptar e bythlepires te ktyre 30 viteve rrumpall.
Se ka 5 nëndetëse luftarake Greku, mendon te pushtoj me nje vizit te ministrit te tyre te jashtem, me nje deklarat te kryeministrit te tyre dhe nje vot falc te parlamentit grek. BE ka parë të arsyeshme që të antarsoj vetëm 12 milje të detit Jon në 27 shtetet përbërse.
Orekuza, Barketa shkembinj…ktu eshte ceshtje…..ky flet si Nard Ndoka….e keqja eshte se ne Shqiperi I kane zhdukur specialistet…..vetem femije