Kaç Islami “zbulon” se shifrat e infektimit me Covid janë të manipuluara nga Rama, për të terrorizuar opozitën

27 Gusht 2020, 10:31Politika TEMA
Kaç Islami “zbulon” se shifrat e infektimit me Covid

Intelektualet Tritan Shehu, Ilir Meta, Kastriot Islami

Kastriot Islami, që prej disa vitesh bën analistin tek portali i familjes Berisha, pasi Lulzim Basha e nxorri nga në pension politik, ka bërë një zbulim të rëndësishëm.

Sipas tij, shifrat e infektimeve nga koronavirusi janë të manipuluara nga Rama, i cili kërkon të terrorizojë opozitën.

Pastaj po në të njëjtin shkrim ndryshon version, dhe thotë se në fakt, shifrat e infektimit mund të jenë rritur edhe prej paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë.

Njëra nga teoritë e tij, me siguri që është e saktë.

“Cdo javë shqiptarët po terrorizohen nga Rama, me ose pa qëllim, nga shifrat e frikshme të infektimeve nga COVID. Vetëm në 14 javë shifra javore ka kaluar nga 56 të infektuar/javë në 1047 të infektuar/javë, pra një rritje me 19 herë.

Madje nëse do ti referoheshim shifrave të datave 23-26 gusht, do të vihej re se shifra javore e infektimeve ka arritur në 1115 të infektuar, pra 20 herë më e lartë. Ndërkohë që vetëm në periudhën 10 mars-30 maj (për 80 ditë), shifra  totale e infektimeve ishte 1122 të infektuar, pra aq sot rezultojnë në një javë?!

Me të drejtë shtohet pyetja: Përse kjo “lojë” e Ramës me shifrat e zmadhuara dhe/ose jasht kontrollit të infeksioneve është e qëllimshme? Ndërkohë që shifrat e vdekjeve po i mban relativisht të ulta, madje edhe duke i manipuluar?! Rama kërkon të terrorizojë shqiptarët duke fshehur tinëzisht një synim diabolik…të lidhur me zgjedhjet e ardhshme!

Konkretisht arsyeja është: Rama i friksuar nga situata shpërthyese për shkak të keqqeverisjes të tij antipopullore por edhe i tmerruar nga revolta eventuale e qytetarëve dhe bizneseve për shkak të katastrofës sanitare, ekonomike e sociale, po tenton që frikën nga COVID-19 ta përdorë thjesht për të ndaluar aktivitetet politike, grumbullimet antiqeveritare apo manifestimet kundër korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin e trafiqet…dhe për të larguar tinëzisht vëmëndjen nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, sovraniste e antieuropiane…

Sigurisht që karahas këtyre synimeve diabolike, nuk përjashtohet as fakti që kjo qeveri po nxjerr qartas në pah paaaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj. Sepse duke filluar nga Rama, shumica s’dinë se cfarë të bëjnë sepse janë të paaftë.. S’kanë mundësi financiare se janë të mbytur nga vjedhjet e korrupsioni dhe janë kapur fort për fyti nga lidhjet me kriminelët e trafikantët.

Janë të papërgjegjshëm se nuk mendojnë për të qeverisur hallet e shqetësimet e qytetarëve por gjatë të gjithë ditës e natës konsumojnë kohë e energji sesi të ndryshojnë kushtetutën, të mashtrojnë shqipatët e ndërkombëtarët, të vjedhin pasuritë e pronat publike e private, dhe pastaj të blejnë vota për të penguar opozitën të fitojë zgjedhjet. Sigurisht për vazhduar vjedhjet por edhe nga frika e ndëshkimeve…”, shkruan Islami.

Vetëm se nuk na shpjegon dot një gjë: Mirë në Shqipëri po na i rrit Rama shifrat për të na terrorizuar, po në Europë dhe botë, kush po e rrit numrin e infektimeve?!

(TemA)

3 komente në “Kaç Islami “zbulon” se shifrat e infektimit me Covid janë të manipuluara nga Rama, për të terrorizuar opozitën”

  1. kasemi says:

    Si nuk ka pak turp ky njeri qe del akoma ne media. Po cfare te keqe ka lene pa bere ky pleh, qelbesire dhe akoma del e llap. Turp.

  2. albano says:

    Ky paska pjerdh fare, ore fare. Fale o zot se nuk di cfare flet.

  3. Neri says:

    Te kam zili per llogjiken qe ke nga ana politike dhe ideologjitke.Gjithe keto gjera qe ke shkruajtur per qeverine,si nuk more guximin qe vetem per nje te shkoje ne prekurori dhe te beje denancim tek e tek por mbete vetem me hamendje.Nuk e mbron shtepine ai qen qe vetem leh, por ai qe leh dhe te kafshon thkemi andej nga zona jone.(jemi ne te njejten krahine)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje