Nga Alfred Peza
Edhe për idealistin më të fundit dhe militantin më të verbër, që ende beson tek procesi i listës së 4 000 emrave të propozuara nga baza e PD si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2021, mjafton të lexojë se çfarë mendojnë për këtë Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, për të ndryshuar mendim.
Edhe opozitarët e tjerë në përgjithësi dhe demokratët në veçanti, mund të mos besojnë për këtë, as kritikat e socialistëve, as të mediave që nuk janë të oborrit të tyre, as të kundërshtarëve, e as opinionistët antiopozitarë apo të paangazhuar dhe të papozicionuar. Por, le ti referohen, dy prej simboleve të tyre në mbi dy dekadat e fundit: Ish Kryetares së tyre të Parlamentit dhe ish ministres së tyre të Integrimit në të dyja mandatet e qeverisë Berisha.
Më shumë se gjithçka tjetër, ato dëshmojnë se atë që Lulzim Basha po mundohet ta shesë si një nga proceset më demokratike, më transparente dhe si modelin më të mirë të këtyre 30 viteve demokraci, është thjeshtë një farsë komike që nuk i shërben askujt, përveç tij. E jo më ti shërbejë PD, opozitës, opozitarëve, anëtarësisë, bazës së partisë dhe kujtdo e çfarëdolloj gjëje tjetër. Sepse procese të tilla nuk mund të fshihen prapa numrave, prapa formularëve dhe para komisioneve 5-anëtarëshe.
“Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”- tha Jozefina Topalli.
Por jo vetëm kaq. Ka edhe më shumë përtej të gjithë kësaj. Atë e zbulon Majlinda Bregu pas përgjigjes që i ka dhënë një komentuesi i cili i ka kërkuar publikisht në rrjetet sociale “kthehu në PD se ata që janë më duken si kryetar kooperative”. E ajo i është përgjigjur publikisht në mënyrën më të drejtpërdrejtë, të shkurtër dhe kuptimplotë: “Unë skam ikur. Na përzunë! Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin nga anëtarësia”.
Lista e atyre që janë përzënë në të njëjtën mënyrë, nga Partia Demokratike në vitin 2017, është e gjatë dhe e ditur tashmë. Të gjithë me kontribute të spikatura, në ditët më të vështira e të mira të kësaj force politike, e të larguar vetëm e vetëm për një arësye: Për të mos i bërë as hijen më të vogël, Kryetarit të ri të kësaj partie, Lulzim Basha. “Pushteti nuk duron hije”, është një aksiomë shumë e vjetër e të gjithë atyre liderëve në histori, që nuk arrijnë dot të krijojnë lidership përmes punës dhe karizmës së tyre. Ndaj, edhe përzënia e atyre që mund ta kompleksojnë, ka qenë gjithnjë zgjidhja.
Kaq mjafton për të kuptuar njëherë e përgjithmonë, se një lider që bën njëherë një proces antidemokratik, nuk mund të bëjë më pas atë proces që pretendon sot Lulzim Basha përmes 4 000 kandidaturave që po bën sikur po i përzgjedh e seleksionon në SHQUP. Sepse demokrat dhe lider që zbaton rregullat e lojës së brendshme demokratike dhe që respekton vlerat dhe kontributet e njerëzve të tu, ose je, ose nuk je!
Sepse nese dje arrite të përzesh Jozefina Topallin, Astri Patozin, Majlinda Bregun, Ridvan Boden dhe shumë e shumë të tjerë, sot nuk mund të lejosh të tjerë më vlerat e tyre që të bëhen pjesë e listës së re me të cilët do të garosh në pranverën e ardhshme. Por, edhe nëse ndonjëri do arrijë që të ketë mes tyre profilin, karizmën, figurën, kontributin dhe vlerën e shtuar, e ka të garantuar që tani se nesër do të përzihet nga PD në të njëjtën mënyrë.
Ndaj deklaratat e sotme të Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut nuk janë thjeshtë postimet e radhës në rrjetet sociale. As zërat e radhës. As zilet apo këmbanat e radhës, që bien për të gjithë ata që kanë veshë të dëgjojnë e që duan të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta brenda PD, me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e 2021. Ato janë gozhdë në trurin e kësaj partie dhe të çdo demokrati dhe opozitari, si një peng i paçliruar i së shkuarës dhe pengesë e pakapërcyeshme për ndërgjegjen e tyre, në të ardhmen!
Na perzune thone majlinda???
Po si mund ta perzeji dikush qe ka ardh pas saj nderkoh qe ajo me jozin jane dy nga te parat? Te kishin vullnet te kishin ndejt dhe ta luftonin lulin qe me shume eshte ne gjum se sa ne luft per pushtet.
Epo erdhen rrugacet e tipit zGD dhe ikin zonjat pranaj pd ka shku per lesh
Je i sakte Peza !
Dhe nese ste besojn ty te besojn ata qe kane patur te vetet :)))) PD eshte me e percare se kurre me 5 a 6 pole sot ama ata qendroret qe mbajne veten per te paret ne gjykimin tim nuk do vijne shpejt ne pushtet
Bushtra jane te dyja keto
por
luli eshte edhe me bushter hahahaha
Zhosefina pik se pari duhet te ndaj menjen a e ka prish me saliun qe shan lulin apo e ka mir dhe prap e shan lulin?!
Sa per bregun , pas degjenerimit te fleckensteinit rrezik po mendon te kthehet ne PD. E ka te kote se nuk i le vend albana vokshi me griden e salianjit…
Jane qe jane te bejne parti me vete dhe mos lepijne me aty ku peshtyne .
Vete komisioni qe ka ngrejt Lulzimi ka 1001 gabime!
As nuk pyetet baza as dreq a shejtan
Si i bejne keto pune dhe pastaj thone se Rama eshte diktatori? Vaj medet o demokrat ku keni perfundu, nga sala te luli, nga shiu ne bresher
Po te kthehen keto zonja te nderume ne PD do ishte nje plus per PD por une nuk besoj se do kthehen.
Shkodran i mencur:Nuk besoj se ish antar te mencur te PD mund te kthehen perseri ne at parti per arsye se ajo parti ka ne kryesi njerez pa personalitet e thjeshte pa identitet njerezor.Si mund te jete drejtues partia apo ne kryesi te PD nje njeri si Salianji,cila parti mund ta pranoj nje person te tille?????.Genjeshtar,mashtrues manipulues e njeri i te gjitha te keqijave qe formojne personalitetin e njeriut.Kujto pater Gjergjin e shiko e mendo se si PD eshte shndruar ne nje parti apo grumbull njerezish Shakllaban e pa as me te voglin personalitet.Shiko perfaqesuesit e Shkodres ne parlamentin shqiptar.A mundet qe Shkodren ta perfaqesoj ne parlamentin e ardheshem B.Spahiu apo N.Ndoka!!!! e NE SE VERTET JE SHKODRAN NETTO E KUPTON SA TE DREJTE KA Josefina.
Sh i sakte me pelqeu kjo analize…. E verteta e plasur ne fytyren e Partise Demokratike…. ?
Edhe keto qe bejne gam gam nga jashte si kam kuptuar kurre! Do te jesh pjese e partis bujrum vazhdo dhe perballu aty
Astrit Patozi e kishte mundesin dhe u terhoq nga gara. Pse?
Jozefina Topalli e ka dhe sot mesa duket deren e hapur dhe lutjet e demokrateve dhe prap flet vetem nga FB. Pse?
Bravo
Fred Peza i ke thene te gjitha te fjalia e pare,,, vetem nje militant qorr perfshi ketu mark markun dhe gon gjekmarkajn besojne ne kte proces ABSURD
Nese Luli ka bere dicka te mire eshte qe i tregoj vendin Zhozit zhele, Majlindes qe beri karrier me trupin e bukur dhe korrupsion me burrin, Bodes qe krijoj piramidat dhe u be ortak me biznesmenet e Skenderbeut.
Fakti qe shkuan te preheri i Rames tregon shume per keta njerez qe duan vetem te jen ne krye dhe te xhvasin sa te mundin.
Tani bejne si idealist dhe parimor por jane vetem hadjute, immorale, dhe te pa bese.
Kush shkoi tek preheri i Rames??? Se jozefina u ca me reagime kunder lulit po dhe kunder edit…
Ta mendosh qe Zhozi dhe Majlinda jane zevendesuar sot nga Grida Duma dhe Oriola Pampuri
Cfare turpi per PD!!!!!!!!!!!!
Si mund te jene ne nje Parti ?
BREGU me Dumen apo
TOPALLI me Babalen-Salinjani.
Turpi I PD-se.
E more Lul more Lul !
Ne fakt te gjithe kokat e zgjuara te politikes duhet ti bashkohen rilindjes sepse eshte nje parti qe i ka treguar vlerat e saj prej 76 vjetesh .Megjithmend ka ndryshuar disa here emrin porajo mbetet njelloj.