Shqipëria i përgjigjet zyrtarisht Greqisë, për zgjerimin me 12 milje në det

26 Gusht 2020, 19:53Politika TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha të mërkurën në një reagim të saj për Zërin e Amerikës, se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.

Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje detare.

Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italian dhe shqiptar.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS”.

Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre.

Një marrëveshje e mapërshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.

Në një mesazh në Twitter të martën, ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të shkojë së shpejti në Tiranë për bisedime me homologun e tij shqiptar.

25 komente në “Shqipëria i përgjigjet zyrtarisht Greqisë, për zgjerimin me 12 milje në det”

  1. Normali says:

    Nuk kane lidhje 12 miljet e ujerave territoriale te cdo shteti me kufinjte detare Shqiperi-Greqi. Jane dy gjera te ndryshme.

    1. aaaaa says:

      Per ca na duhet deti,kur 90% e shqiptarve e shofin me dylbi,mbasi deti dhe cdo cm e bregdetit eshte kapur nga pushtetaret dhe politikanet e ndyre shqiptar,mafiozet e peshkimit dhe te skafeve,nga boset maskarenje shqiptare dhe te huaj te hoteleve dhe restoranteve dhe lloj lloj batakcinjsh dhe grabites te tjere,kurse njerzit e thjesht dhe populli ne pergjithesi nuk mund te afrohet dot sepse perballet me cmime te paperballushme dhe mbi te gjitha me nje diskriminin,kercenim dhe inferioritet.Pra kujt i lypset ky patriotizem kur ne grabitem pronat e njeri tjeterit dhe vritemi per nje gardh apo nje mur,kur u vodhe dhe u grabit gjithe pasuria kombetare.Pra kujt i duhet ky det kur shqiptari sot ndihet i pasigurt dhe i huaj ne vendin e vet.

    2. Me thene te verteten: says:

      Kur zgjerimi i greqise ne 12milje nuk prek sovranitetin e Shqiperise pse greket duan te flasin me Tiranen!?

      1. normal says:

        Greket do flasin me Tiranen, por jo per 12 miljet e veta. Edhe shqiptari do flase me Athinen, por jo per 12 miljet e veta. Secili ka te drejten e 12 miljeve te veta dhe ketu s’ka asnje ceshtje!
        (edhe perdor nje nick name tjeter, jo kete qe e kam perdorur une me perpara)

  2. Tahir Gashi says:

    Vetem flamur noka e edi paloka e zgjidhin punen e detit.
    Si ka kendu dhe Stresi:
    Doktorr Salija,
    Ti je ndera e kombit,

    1. Ilir says:

      Mjere kombi…! Nuk egziston ne Europe nje popullsi tjeter, me e prapambetur dhe me kokeforte dhe e vendosur te qendroje e prapambetur. Kjo, sepse e duan fort bajraktarin… Klanin… sic kenduan Enver Hoxha tungjatjeta, me servilizem te peshtire, jane gati ti kendojne kujtdo. Mjere pjesa tjeter e kombit qe e kupton dhe e do lirine.

  3. Toni says:

    Greku nuk ka patur kurr dalje ne otranto , otranton e kemi ndar vetem ne me Italin. Greku nuk ka te drejt te mari pjes per dalje ne otranto esht pika nevralgjike e shtetit shqiptar. Saliu i jepte dalje ne otranto dhe merte dhe gjirin e sarandes nese dilje per peshk 1 milje nga breku te kapte per bythe ushtria greke te hidhte matan me gjith vark dhe te thosh shporru gamoto. Qe kjo mos te ndodh me nuk duhet ren dakort me planin berisha.

    1. Flm says:

      O Debil … ishulli i Sazanit si pjes historike e “epta-nisia” ishte historikisht Helene dhe ne periudhen Otomane ishte Veneciane dhe perseri i kaloj Greqis.
      ###
      Greqia historikisht ishte zone detare shume e zhvilluar, ku ishujt e Egjeut ishin pjese e komunikimit te perditshem, kishte eksploruar dhe ndertuar kolonit e veta ne Detin e Zi, Adriatik dhe Mesdhe.
      ###
      Kjo tradit vazhdon akoma edhe sot ku flota tregetare Greke eshte jo vetem e PARA ne Bot, por 32.5% e gjithe flotes detare ne Bote eshte Greke.
      Lexo internet “Greek shipping”.
      ###
      Ne vitin 1913 me nderhyrje te Italianve Sazani i kaloj Shqiperis (me qellimin Italia ta pervetesonte me lehte nga Shqiptaret se sa nga Greket) sic ndodhi ne 1918 qe i kaloj Italis deri ne 1943.
      ###
      Si mund te thuash qe Greqia nuk kishte as nje here dalie ne Otranto ????
      Po kolonit Greke te Orikumit, Apolonis, Epidhamnos-Dyrrahut … nuk ishte dalje ne Adriatik.

      1. Ilirjan says:

        Dashurine per patridhen shprehe diku tjeter palikari! Perse na hiqesh kaq grekdashes o trim?! Mer mundimin e meso pak edhe nga historia e vuajtjet e martirizimi I tokes ku ke lindur, ajo nuk meriton perbuzje por dashuri.

  4. Kosta says:

    Te behet kthimi i shqiptareve ne trojet e tyre ne CAMERI dhe te lejohet mesimi i gjuhes amtare Arvaniteve.Te behet dhe njohja e pensioneve te emigranteve shqiptare.

    1. aqif kapartoni says:

      most ke msrak per shqiptaret e greqis see ta kishin jeten e keqe ishin kthy me shqiperi meruni me permjersiin e jeten e shqiptarve me shqiperi qe e kan penzionin50 evro o patriot I madh

  5. Henks says:

    Një deklaratë shumë e drejtë, e saktë dhe serioze e Ministrisë shqiptare. Krahasojeni tani me deklaratat gangstere të tipit mafioz të gabelëve grekqira. Kështu kanë bërë në shekuj grekqirat.. Punë grekqirash, gjellë qensh.

  6. Kim été says:

    Jo se jo. I thamë në 2008 dhe në vazhdim. Kjo ide për zgjerim, së pari ishte nga orthodoksi Nano, por pasi u kuptua, filluan të bindnin Berishën, dhe tani që po ju digjet mjekra nga Turku, duan ta vënë në jetë e zbatim. Vëndi s’ka nevoj për peshngritës President, piktor Kryeministër, dhe gjuetar Holandezesh, por politikan që kuptojn gravitetin e kësaj ndryshimi jo reciprok.

  7. LARG NGA MONGOLET TURQ says:

    ZERI AMERIKES APO ZERI ERDOGANIT . KUSH E PAGUAN ZERIN E AMERIKES . ATY KOMENTOJNE KOSOVARET DHE ISLAMISTET

  8. arriff says:

    Mire atere pyes Une , perse nuk I zgjerojme edhe ne 12 Milje kufijte tane detare kur qenka kaq e lehte .Dhe pastaj ja u ka fajin Turku. Kesaj I thone se ç’i ben gomarit I bie samarit.

  9. Kuq e zi says:

    Nuk po kuptojme akoma si ka mundesi te flitet per 12 milje te korfuzit dhe jo sarades qe eshte kontinent kur dihet qe kontinenti ka perparsine
    Korfuzi mund te shtrij 12 milje perballe italise dhe jo perbri shqiperise per faktin se ska vend 12 milje per te dy vendet pra nqs merr korfuzi 12 milje si merr shqiperia
    Ksaj i thone ishulli me i rendesishem se kontinenti
    Kjo nuk eshte problem per greqine por ajo e don si pretekts ndaj turqise

  10. ligji detar says:

    Problemi me shqetesues eshte se shkolla detare qe ka qene ne Vlore, u shkaterrua nga makuteria dhe mosdija e qeverive.
    Shkolla duhet te rregullohet sa me pare, nga ku mund te dalin specialistet e fushes detare.
    Dhe vetem nepermjet ketyre eksperteve mund ti shpjegohet popullit se çfare permbajne ligjet nderkombetare detare.
    Nuk mund te flasin per ligjet e detit jo vetem ata qe mbas 6 muajve u bene gjykates dhe prokurore, por as keta oligarke e sotem qe po grabisin e po shkaterrojne bregdetin shqiptar

  11. mona says:

    Po SHTZ Ilir Meta, i cili nuk le pa komentuar qofte dhe nje pordhe ne Shqiperi, nuk u prononcua sot pet ujrat detare?

    1. Progresi says:

      Pyeteni Ramen: A ka harta detare e qeverise se tij me pak hapsire detare se harta detare e qeverise se Enver Hoxhes?! A mundet Rama te nxjerre ne publik ku ishte vija detare e kohes se Enver Hoxhes dhe ku eshte ajo e Rames? Pas pergjigjes se kesaj pyetje, eshte thjeshte te dime c’fare behet.
      Specialisti i hartave detare ne ministrine e Mbrojtjes, I nderuari Qemal Pashaj, qe hodhi ne ere planin e Berishes per shitjen e detit, perseri ka shprehur se fundemi rezerva per qeverisjen Rama per detin. Ku eshte transparenca?!

  12. Altin says:

    E shitet detin dhe mbi te gjitha ZEE ne veri te Korfuzit. Fiks ne zonen ekskluzive ekonomike shqiptare ku mendohet se ka nafte dhe gaz. Tradhetar dole o Ram, njelloj me Salen ☹️?

    1. asnjeansi says:

      Po’ ku e pe shitjen e detit ti more Altin Leshi ? Ne te sateme , idiot !

  13. KuqeZi says:

    Maksimalisht brenda 15 viteve Korfuzi dhe Cameria do jene pjese e territorit te Republikes se Shqiperise..mbajeni shenim kete..pas 15 viteve do ta shihni a ishte fjale ne ere..

  14. Myfit serani says:

    Kryeministri yne, kur nuk ka pune ne zyre mer leter te bardhe dhe ben ca piktura dhe i shperndane neper bote si kryevrpra. Per cudi kete ves paska edhe kryeministri grek. Kur ai ska me cfar te meret ne zyre mer leter te bardhe dhe vizaton detin pastaj ben ca viza ndarese sipas oreksit te tije dhe i shperndane ne bote si zgjidhje ideale.

  15. edi says:

    O Ariff nukthuhet s’ke ç’i ben gomarit dhe i bie samarit sepse askush nuk godet samarin por godet gomarin se e vret samari. Keshtu eshte dhe puna jone,s’kemi ç’i bejme qeverive tona qe merren me maskaralleqe dhe ofendojme grekun.

  16. buj says:

    deklarata e ministrise se jashtme thote qe; sipas te drejtes nderkombetare dhe pale e konventes ashtu si cdo shtet tjeter ka te drejte te zgjerohet pa cenuar te drejtat e nje shteti tjeter… dmth ai zgjerohet po ne nuk cenohemi??/// qenka duke JUA dhene vertet grekve, EDI RAMA PO SHISKA TERRITOR SHQIPTAR DITEN EDHE NATEN U LUTET MALAZEZVE EDHE SHQIPTAREVE TE SHPETOJME MILO GJYKANOVICIN 30 VJET NE PUSHTET… a ben ndonje pune ne favor te shqiptareve ky PJELLE FASHISTE, vddeksh si shekrdhate e mos tu pafte e mire o qelbesire njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje