Pikëpyetja e madhe: Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e marrëveshjes detare me Greqinë?

28 Gusht 2020, 11:26Politika TEMA
Pikëpyetja e madhe: Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e

Që kur u firmos e deri më sot, Lulzim Basha kurrë, në asnjë rast, nuk ka dalë që ta mbrojë aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së fortdiskutueshme me Greqinë për kufijtë detarë.

E bën këtë Berisha, sigurisht, aspak me gjuhë kompetente, si gjithëherë me gjuhë inatçore, duke pretenduar se pak aktit të PS-së që e çoi në Kushtetuese, e cila nga ana e saj e rrëzoi marrëveshjen, qëndron Erdogani. Sipas tij, është lideri turk ai që e ka shtyrë Ramën që të investohet në prishjen e asaj marrëveshjeje.

Me ardhjen e PS-së në pushtet, Rama u investua për një marrëveshje të re, duke patur përballë një qeveri po ashtu të majtë si ajo e Tciprasit, por procesi ka ngecur me ardhjen e të djathtit Mitcotakis në pushtet.

Dhe ndodh që kohë pas kohe, prej më shumë se 10 vjetësh që kur u firmos në Tiranë ajo marrëveshje, të ringjallet debati mbi të, ai që në perceptimin e përgjithshëm popullor ngjan me një akt tradhëtie, ndryshe, me “shitje deti” ndaj Greqisë.

Dhe puna e do, politika më saktë, që Basha të dalë e ta mbrojë atë që ka nënshkruar, siç Rama mbron fuqishëm atë që ka negociuar deri më tani.

Edhe kreu i mazhorancës pati porcionin e vet të akuzave mbi shpinë, nga ato tipiket me sfond populist, të ushqyera sidomos nga patriotë facebook-u, por nuk përton të mbrohet. Ndërsa Basha nuk e bën këtë, as me kundërshtarin e as me opinionin.

Që kur firmosi me Bakojanisin, nuk ka asnjë qëndrim publik në avokati të marrëveshjes, me gjuhë politike apo juridike. Siç nuk ka njëherësh asnjë pyetje mbi këtë temë delikate që t’i bëhet nga interesi gazetaresk. Por është tjetër temë kjo e “pamëshirësisë” se medias për t’i kërkuar Ramës llogari për gjithçka, pa asnjë selektivitet temash, e përkëdhelisë nga ana tjetër me Bashën apo Berishën, për të mos prekur asnjë temë përvëluese.

E i rikthehemi marrëveshjes detare me Greqinë nënshkruar nën qeverisjen e Berishës, me firmë të Bashës, ahere ministër i Jashtëm, e rrëzuar pak kohë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Mbetet një pikëpyetje e madhe politike ajo që Basha ka zgjedhur të heshtë.

Lidhet kjo dhe me faktin e një tjetër aspekti të diskutueshëm të formimit të tij politik, ku asnjëherë, edhe pse vjen nga një shkollim juridik, ai nuk performon me gjuhë juridike për çështje të nxehta politike, të cilat njëherësh janë dhe juridike.

Pra, në të vetmin rast ku publiku mund të njihte një Bashë të fortë, kompetent, ekspert në lëminë juridike, tej atij të dobëtit dhe infantilit në aftësinë politike, nuk e ka këtë mundësi. Dhe ndodh më pas që Rama ta gjejë juristin më të aftë të Shqipërisë vërtet te PD-ja, por ai të mos jetë Basha. Eshtë Ilir Rusmajli.

E njëjta gjë dhe me konçensionet apo ndryshe PPP-të. Opozita i ka shndërruar ato në kauzë politike në aspekt të denoncimit, por mazhoranca i mbron ato, duke pretenduar se kanë patur efektivitet.

E kundërta nuk ndodh. Si dje në opozitë, mazhoranca dhe sot vijon të denoncojë koncensionet e PD-së dje në qeverisje, por në asnjë rast të vetëm, Basha e të tijtë nuk dalin t’i avokojnë ato; të thonë, me gjuhë shifrore se sa efektive kanë qenë.

Edhe kjo është një tjetër diferencë që vijon të mbajë opozitën e sotme politikisht në pozita inferiore karshi mazhorancës.

11 komente në “Pikëpyetja e madhe: Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e marrëveshjes detare me Greqinë?”

  1. Loni says:

    Cfare dhkolle juridike ka sherbetori i krimineli Sali Berisha…si nuk ka as diplome e vetem genjen nuk tregon diplomen sepse nuk ja. Turp dhe poshtetsi e madhe ne ford te kujtishts ministria e jashtme.

    1. abc says:

      Nuk eshte degjuar … sepse zerat idjote kunder marveshjes ishin shume me te forta, ishte humbje kohe, sa te vertetohej e kunderta pas 11 vitesh.
      Presim Ramyn te mbaroj ate qe la ne mes L. Basha.

      1. Henks says:

        Abc grekqiri

        Do të të pëlqente që marrëveshja kriminale e Sali serbit të realizohej, kështu që shteti jot gabel të na grabiste ujërat tona. Por nuk ka për të ndodhur. Hurin në bith do merrni. Po nejse, ça them edhe unë, huri në bith ju pëlqen ju grekqirave, ulërini nga kënaqësia.

  2. KUR E ULI BYTHEN NE BÄNKEN E ÄKUZES [ Prostitutä me Licens Nderkombetäre (Holl )
    PER TRÄDHETI NDÄJ ÄTDHEUT
    KY SURRÄT KURVE MUZLLUMUTE ?
    DHE E KUNDERSHTOJ FIRMEN E HEDHUR NGÄ DORÄ
    E X – FÄNTÄZME ?
    ———-
    ÄI NUK ISHTE LYL BOTHÄ
    ( Spiunin nuk e vrävä un shoku Milo ,por dorä ime KURVE ?)
    ptuuuuuuu käzän idiotesh ,tinzär

  3. Tani says:

    Ore lereni Bashen por cfare do beni ju me detin se ju e keni me dore tani,apo kerkoni t’ia falni Greqise dhe shperndani vemendjen me Bashen.

  4. Erdogan says:

    Une nuk di qe nje Minister i jashtem i nje Shteti te firmos nje Marreveshje te nje ekipi specialistesh tradhetare!
    Shume e thjeshte.
    Kjo ishte loja e Berishes qe ne fillim dhe kjo duket edhe ne fotografine ne momentin e Firmosjes se Marreveshjes midis Bakojanis dhe Bashes qe Berisha eshte ne “hall” si do vene punet pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe do anallohej.
    Ne qofte se ekipi perfaqesues i specalisteve perfaqesues jane tradhetare te denohen,ndryshe mos na kaloni budallenj.
    Ku eshte faji i Bashes apo Berishes?
    Pas nje kohe te gjate ulumtimesh,studimesh,analizash keta firmosen nje Marreveshje politike qe me vone ta anullonte Gjykata Kushtetuese.
    Kete Loje politike e dine mire Greket dhe nuk heqin dore nga ajo loje e Erdoganit ne bashkepunim me politiken Shqipetare.
    Nuk e dime se cfare i dha Greqia per kete Marreveshje Djallezore te politikes shqipetare.
    Une kam mendimin se Rama e shfrytezoi politikisht kete rast kur e dinte edhe ai kete loje.
    Ndryshe te denohen Specialistet “tradhetare”qe mbaruan Marreveshjen me sukses.

    1. Bobo says:

      E bere film fantazi o erdogan. Nuk ka loje me te futura. Sa here te flitet per detin do dal ne skene marrveshja tradhetare. Megjithse u anulua dicka dem ka bere. Shpresoj ta kene bere nga padija por nuk e besoj . Jam dakort me ty qe bashke me salen e lulin te fusin ne burg per tradhti kombetare edhe grupin negociator.

  5. Babale says:

    Po akoma more njerez mendoni se Lulja e ka formimin dhe inteligjencen e mjaftushme per politikan? Po a nuk e kuptoni, se eshte aksident qe ne krye te opozites u emerua nje “adoleshent” i denje vetem per ne tapetin e kuq te pasareles se modes? Vetem per nje gje nuk mund t’ja hash hakun. Per aq kohe sa eshte emeruar ne kete post, nenen i ka q…e, nuk la gje pa rrembyer nga ajo qe i jepte mundesi pushteti, ai dhe dhe gjithe farrozi i tij politike e gjenetike. Kete pune ai ka ditur mire te bej, se politike edhe te doje, as nuk di dhe as nuk mundet te bej.

  6. goni says:

    Basha per cdo shkelje nuk ka hapur goje.Hani ju hani ,une mbush thase me dollar

  7. Emigranti Athine says:

    Dicka nuk e kuptoj !! Keto kohet e fundit lexoj se thirren nga nje gjykat e posacme emra te ndryshem nga bota e krimit per te dhene llogari per krimet dhe vjedhjet e tyre . Ne rregull,O.K . Po pse nuk therrasin lulin per te dhene llogari derisa ka nje vendim gjykate se disa gjera nuk jane bere mire kur ai ishte minister i jashtem ? D.m.th eshte me urgjente te thirret X hajdut nga elbasani dhe jo luli qe neser mund te jete kryeministri i Shqiperis dhe te kete duart e lira te beje c’te doje .

  8. 001 says:

    Vrasjet dhe shitjet I Ka bere basha me doren e lules
    Lulja si Kellef kari tani smban pergjegjesi ja si ky shkrimi pa autor
    Sidoqofte njeriu denohet si vrases dhe bashkepunetor
    Lulja eshte bashkepunetor ne kete shitje
    Sallatorin e Ka ngrene PD jo PS.
    Presim cdo sjelle mareveshja tjeter me PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje