Habit ish ministri i LSI: Halli i madh dhe i vërtetë sot i Shqipërisë nuk është "Deti", por rinia

27 Gusht 2020, 21:17Politika TEMA

Deklarata e kryeministrit grek në Parlamentin e Athinës për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje ka ndezur politikën shqiptare.

Ish-ministri i Jashtem i LSI-së Edmond Panariti shprehet se çështja më e rëndësishme nuk është vetëm deti por pasuritë mbi tokë dhe nëntokë që shfrytëzohen por që nuk i sjellin asnjë qindarkë fitim dhe mirëqenie popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Panaritit:

Çështja jonë më e mprehtë kombëtare është si ti mbajnë këmbët në tokë, sepse ajo po na rrëshqet poshtë tyre për ditë dhe më shumë.

Po na rrëshqasin dhe firojnë pasuritë e Shqipërisë mbi tokë dhe nëntokë që shfrytëzohen por që nuk i sjellin asnjë qindarkë fitim dhe mirëqenie popullit të saj.

Ato janë dorëzimi i vërtetë i sovranitetit!

Çështja jonë e madhe dhe e dhimbshme është shkëputja e Rinisë nga trojet dhe vëndlindja e saj nga pamundësia e jetesës.

Kjo hemorragji dhe ky shkretim është dorëzim i vërtetë i sovranitetit.

Borxhi gjigand dhe asfiksues sa i gjithë prodhimi kombëtar është de fakto “pushtim” dhe dorëzim sovraniteti.

Kjo është çështja! Këtu kërkohet zgjidhja.

Në tokë dhe me këmbë mbi tokë!

2 komente në “Habit ish ministri i LSI: Halli i madh dhe i vërtetë sot i Shqipërisë nuk është “Deti”, por rinia”

  1. Shenjestra says:

    More ju te Leshelis, o ti minister i leshit te dhise,injorant do ngeleni tere jeten?Nuk behet fjale per zgjerim te detit nga ana e greqise ne ujrat e shqiperise,por per zonen neutrale qe eshte 12 milje,ku 6 i ka greqia dhe 6 shqiperia.Edhe kaq nuk kuptoni? Stan me lepura.

  2. Skifteri says:

    O shenjestra ore e kuptojn ata se ata e shiten ater …po bejne rolin e qenit tani vetem lehin…po po gjeten budallenj te lehin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje