Rama hedh poshtë zërat për zgjerimin grek: Marrëzi dhe poshtërsi, nuk po na gllabërojnë detin. Edhe ne s'e pyetëm Greqinë, kur ushtruam të drejtën tonë

27 Gusht 2020, 20:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket zgjerimit të Greqisë me 12 milje në det.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama ka thënë se “Greqia nuk po na gllabëron detin” duke hedhur poshtë zërat se Greqia po zgjerohet me 12 milje në detin territorial të Shqipërisë.

“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia  më e madhe që mund të imagjinohet. 

epse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. 

Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë.

Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. 

Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990. 

Edhe Shqipëria është shtrirë. 

Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. 

Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. 

Nuk ka lidhje me marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. 

Askush, as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.” tha Rama.

1 komente në “Rama hedh poshtë zërat për zgjerimin grek: Marrëzi dhe poshtërsi, nuk po na gllabërojnë detin. Edhe ne s’e pyetëm Greqinë, kur ushtruam të drejtën tonë”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    O edi o legen o sharlatan je rreshtuar automatikisht në histori mbas esat pashë toptanit dhe populli shqiptar do të dënojë me ‘votë’ fiks sikurse dënoi tradhëtarin esat pasha ..si tha ai boti? ligji në dorën e Maliqit godet kështu (lehtë) por godet edhe kështu (fortë)..ok sipas teje greku nuk po na grabit detin ok..pse pikërisht tani ti shkon të bësh lojën e grekut? Sa vjet ka Shqipëria që i ka bërë thirrje Greqisë të heqi ligjin e luftës dhe ata as që e kanë vënë ujin në zjarr. .tani është radha jonë ti themi grekut ok ju keni të drejtë të dashur gjitonë mirëpo hajdeni pas 10 apo 15 vjetësh të firmosim marrëveshjen. .bëni durim sikurse bëmë edhe ne, ky është reciprociteti. .ma do mëndja që ti do bësh qenushin e Miçotaqit sepse ke ngrënë nga e njëjta çorbë që ka ngrënë edhe saliu me Ilirin pra do jesh një qenush çorapekuq dhe po sharlatan nga njëra anë hiqesh si miku i erdoganit dhe nga krahu tjetër ja ke hapur të dyja portat grekut. .nuk e di se sa do vazhdojë tradhëtia në kurriz të këtij populli por di që fundi yt do të jetë shumë i trishtë dhe i hidhur. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje