Nga Mic Sokoli, tek Avni Rustemi e Vojo Kushi, tani me Perlat Rexhepin! Meta, mesazhe patriotizmi: Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë

29 Gusht 2020, 08:32Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë sot në fshatin Vajzë në Vlorë, aty ku ndodhen bustet e poetit Ali Asllani dhe Heroi i Popullit, Perlat Rexhepi.

Pas aktivitetit tek busti i Ali Asllanit, Presidenti, bashkë me fëmijët e fshatit Vajzë ka kryer nderime tek busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi.

Kreu I shtetit, përmes një reagimi në Facenook, thotë se ‘Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920.

Përballë bustit të poetit atdhetar Ali Asllani në Vajzë qëndron edhe busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi, i cili bashkë me dy shokët e Tij, Jordan Misjen dhe Branko Kadinë bënë epopenë e Tre Heronjve të Shkodrës, një prej ngjarjeve simbol të Luftës Antifashiste.

Ndërsa Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920, padyshim që kjo e fundit ishte frymëzuese për Perlat Rexhepin dhe gjithë heronjtë e tjerë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit.

I lumtur të shikoja edhe fëmijet e Vajzës në këtë ceremoni nderimi.

Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë! “, shkruan presidenti.

3 komente në “Nga Mic Sokoli, tek Avni Rustemi e Vojo Kushi, tani me Perlat Rexhepin! Meta, mesazhe patriotizmi: Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë”

  1. H says:

    I pari vend në botë me president hajdut me figurë dhe audio, por ama patriot i flaktë.

  2. K,Shofiti says:

    PER GJAKUN E HEROJVE E KENA DIT ILIR !
    GJAKUN E HAJDUTIT TE FLORIRIT A NA E TREGON DOT ,ILIR !

  3. Huligani says:

    Ai qe e ka thene shprehjen patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve,ka qene i madh.
    Dardha e ka bishtin mbrapa.
    Per para Shqiperia,se Likja i do parate shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje