Sabit Brokaj: Meqë me Turqinë u hasi sharra në gozhdë, grekët po përdorin Shqipërinë si “kockë e lehtë”. Me paktin e 2009 grekët dilnin në Otranto

28 Gusht 2020, 21:14Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Dr. Sabit Brokaj e konsideron thjesht të parealizueshëm pretendimin e grekëve për 12 milje detare më shumë në dëm të Shqipërisë.

Ai është i bindur se marrëveshja antikombëtare e Berishës në vitin 2009 nuk ka për t’u përsëritur në asnjë lloj rrethane dhe nga asnjë qeveri shqiptare.

Synimi grek për të kapur kanalin e Otrantos sipas marrëveshjes që bënë me Saliun u rrëzua nga Gjykata jonë Kushtetuese dhe siç shprehet Brokaj në këtë intervistë botuar sot në gazetën DITA “nuk ka zot ta ndryshojë fatin e atij vendimi”.

– Doktor Brokaj, është rihapur sërish çështja e kufirit detar me Greqinë. Grekët, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, flasin për 12 milje detare që i kalojnë Greqisë. Si ju duket ky diskutim dhe a mund të cedojë pala shqiptare në këtë drejtim?

– Githçka nisi me atë marrëveshje të turpshme të vitit 2009, një akt tradhtie kombëtare nga ana e qeverisë Berisha, për fat të mirë e rrëzuar unanimisht nga Gjykata jonë Kushtetuese.

Nuk ka zot ta ndryshojë fatin e atij vendimi. Por qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të ndihen të shqetësuar nga ky debat i sotëm. Unë do doja të qetësoheshim të gjithë: Askush nuk mund të rikthejë marrëveshjen e turpshme të Saliut dhe asnjë qeveri më pas nuk ka guxuar dhe nuk do të guxojë ta përsërisë atë tradhti kombëtare.

Debati sot më duket i panevojshëm edhe për një aspekt tjetër. Para kufijve detarë përcaktohen dhe njihen reciprokisht kufijtë tokësorë. Dhe Greqia ende nuk i njeh kufijtë tanë tokësorë, sidomos atë të Shqipërisë së Jugut. Janë disa piramida formalisht të cilat Greqia nuk i njeh, duke ushqyer ëndrrat e vjetra të megali idhesë.

– Po pse u rihap ky debat aktualisht?

– Njihet në marrëdhëniet ndërkombëtre precedenti. Meqë me Turqinë u ka hasur sharra në gozhdë, kanë thënë hajde krijojmë precedentin me Shqipërinë, se Shqipëria është një kockë e lehtë.

Por gjërat nuk funksionojnë sipas oreksit të Athinës. Unë besoj atë që thotë eksperti ynë më i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi, i cili është marrë edhe me ndarjen e kufirit me Italinë. Prof. Krisafi deklaronte dje për gazetën tuaj se “Shqipëria dhe delegacioni i saj, e kanë të përcaktuar, madje të kushtëzuar qëndrimin e vet nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 2010, i cili e shpalli marrëveshjen e prillit 2009 antikushtetuese, në kundërshtim me parimet themelore te së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit dhe që kishte çuar në rrezikun e cedimit të një sipërfaqeje të rëndësishme të territorit detar të Shqipërisë.”

Kur flitet për 12 milje, më duket i ekzagjeruar ky pretendim. Sa qëndron dhe sa i realizueshëm është ky pretendim?

– Së pari, nuk është i realizueshëm për një arsye të thjeshtë. Kufijtë detarë përcaktohen mbi bazën e barazlargësisë. Mund të flitet për 12 milje shtrirje të njëanshme, kur hapësira detare midis dy vendeve të jetë të paktën 24 milje. Nuk kemi 24 milje hapësirë ujore detare midis nesh dhe grekëve.

Kështu si jemi, grekët do duhej ta shtrinin kufirin e tyre deri në Gjirokastër e Tepelenë, ndërsa ne do të kërkonim të kapërcenim Korfuzin. Këtu nis absurdi dhe ngacmimi i politikanëve grekë.

– Këtë kërkonin edhe në marrëveshjen e 2009-s?

Marrëveshjen e 2009-s e ka sqaruar shumë mirë Kolonel Myslim Pashaj kur zbuloi hilenë që u luajt më një shkëmb, në hapësirën tonë detare. Grekët synuan të kapnin kepin e Karaburunit, që është yni, sepse aty është kanali i Otrantos, që i përket Shqipërisë dhe Italisë përballë. Po të ishte në fuqi ajo marrëveshje grekët do të dilnin në Otranto.

Tjetra, kur janë ndarë kufijtë ujorë mes nesh në mesin e viteve 20 të shekullit të kaluar, Greqia nuk e kishte një pretendim të tillë. Tani që po flitet se aty mund të ketë edhe rezerva nafte dhe gazi, u është hapur oreksi. Sidoqoftë unë jam optimist tek mendimi dhe qëndrimi konsekuent i ekspertëve tanë të cilët i paraprijnë vendimeve politike.

– A mund të konsiderohet ky një akt shantazhi nga ana e Greqisë aktualisht dhe sidomos në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë?

– Padyshim që ka edhe shantazh në këtë qëndrim të grekëve. Madje dhe kapadaillëk. Jam i sigurt se këtë çështje do ta hapë edhe ministri i jashtëm i Greqisë në Tiranë. Le ta hapë. Detyra dhe e drejta e qeveritarëve tanë është që t’i përgjigjen me dinjitet.

Një argument shumë i fuqishëm në favorin tonë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili nuk mund të vihet në diskutim. Qeveritarët tanë nuk kanë asnjë arsye as të dorëzohen dhe as të kompleksohen nga çfarëdo shantazhi, pasi për këtë kanë shumë argumente të ekspertëve tanë të çështjeve ndërkombëtare të cilët e kanë sqaruar me hollësi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

E ritheksoj: negociata mund dhe duhet të ketë. Pala greke ka pozicionin e saj në mbrojtje të interesave të vendit të vet. Por edhe ata, edhe kushdo tjetër e ka fare të qartë se në çdo rast negociatat do mbështeten fuqimisht në parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Siç dihet ato janë të detyrueshme për të gjithë shtetet anëtare, përfshirë edhe fqinjët, sikurse jemi ne me Greqinë.

20 komente në “Sabit Brokaj: Meqë me Turqinë u hasi sharra në gozhdë, grekët po përdorin Shqipërinë si “kockë e lehtë”. Me paktin e 2009 grekët dilnin në Otranto”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Nuk kam asnjë vokacion të mbroj grekët,por në këtë rast Sabiti ja fut kot!Po kot fare,fare!
    Greqisë nuk i bëhet von fare me Shqipërinë.As e llofarit problemin me ne!
    Greqia ka hallin me Turqinë dhe ligji i 12 miljeve që do miratojë është i lidhur me hapësirat detare të brendëshme dhe me Turqinë.Se me Shqipërinë ky ligj nuk vlen sepse distanca mes nesh është rreth 11 milje.
    Sabit,meru me mjeksinë dhe mos bëj interpretime politike kur nuk nje anën teknike të problemit se ngatërron kot njerëzit.

    1. Tarasi says:

      O koqe para se të flasësh shiko njeher hartën. Shiko në veri të ishullit Othonit e ke me shume se 12 .

  2. Altin says:

    Po ti qenke idiot fare….nje kriptokomjnist i thekur qe ke mbetur analfabet me ceshtjet jashte mjekesise…. rri shijo pensionin se ti te ka mbetur ora ne kohen e PPSH

  3. tourkalvanos.... says:

    Ptuuuuu,turk i piset…..

  4. taso kume says:

    GJithmon ne shekuj SHQIPTARET ZIEN ME NJERIN TJETRIN ,NIKOS DEDIAS SHQIPTARE nga KORFUZI,sot ministri i jashtem i GREQISE.thone mire kujdes se te ha qeni jot.

  5. Altin says:

    Ja pra qe kufijte ujore jane ndare nje here ne vitin 1925. Kufiri ujor kalon mes per mes Korfuzit. Qe do te thote Othonoi ska pike vlere ne llogaritje. Kjo “vija e mesit” eshte hilja qe po perdoret. Si ndahet deti aty ku distanca eshte 18 milje? Glevin Filoqyls Dervishi anetar i grupit negociator na u pergjigj? Tregoi dhe Rames

  6. Per grekojevgun says:

    Ptuuu grek bythqire.

  7. Eno says:

    as nje meter jo 12 milje nuk duhet tju leshohet greqirave shpejt Erdogan do tua beje dardhe ketyre evgjiteve te mesdheut

  8. Galica says:

    Po ti o mut shq i ilirise gjoja pse nuk meresh edhe ti me mutngrenien we e ke per zanat po.kruhesh me politiken

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Unë kruhem me politikën po kruhem edhe me ty!
      Po deshe ajde provoje ta shohësh të ta çaj njëherë atë sumën tënde të stërqepur.Vetëm laje mirë para se të vish.

  9. tony says:

    O zabit ti nuk ke kēnduar kur ke qēnē pēr tė kēnduar por bėje maskarslliqe me çupat stdente rri si ke ndenjur mos u duk haje ate pension para se tē shkojsh nē bidonnnn.

  10. rushi says:

    O zabit ti nuk ke kēnduar kur ke qēnē pēr tė kēnduar por bėje maskarslliqe me çupat stdente rri si ke ndenjur mos u duk haje ate pension para se tē shkojsh nē bidonnnn.

  11. tropoja says:

    rendesi ka te flasin ekspertet,por pa ndikime politike as patriotike,sepse ne nuk e dime ku i bie pika ndarese e detit,greku thote 12 milje te tjeret thone jo se jane shume nuk eshte aq largesia keshtu qe ekspertet e dije pastaj secili shtet mbron interesat e veta pavaresisht se ne i dime qellimet e erreta te grekut sidomos kunder shqiperise dhe intesave tona

  12. Shpati says:

    Po me shpellar se ju qe i kunderviheni ketij zoterie me nje bare mend …ini komplet shpellare me shkolle dy vjecare per karocier…per fat te mire numuroheni me gishta… profesor broka respekte …nuk rezohet mali duke e gervishtur me gozhda….

  13. Labi says:

    Qe te marresh vesh kush eshte i piset,hy ne restorantet e Grekeve e Turqve,per pisllek tani dhe europa e di,se sa per pasterti Shqiptareve i rrin larg,te pallohesh ne bithe si Janulla nuk do te thote pasterti.

    1. tourkalvanos.... says:

      Arapi mou,e verteta eshte e hidhur…….
      Une te jap nje keshille qe te shikojme se kush mban ere turku…..
      Une do te rri nje muaj pa lare ndersa ti vec tre dite e do te shohim se kush e qelb makinen………gezuar ramazonin!

  14. Punen e ben hapi, jo vrapi says:

    E para – kur u be mareveshja e vitit 2009 greqiret nuk e kishin idene e 12 miljeve. Tani e kane zbuluar nje gje te tille. Pra ishin komplet injorante ne kete drejtim. Keshtuqe nuk dilnin deri ne Otranto me marevshjen e 2009-tes, me ane te hapesire ujore 6 milje.
    E dyta – me Turqine nuk i ka ngecur sharra ne gozhde, por i ka ngecur ne bulon.
    Ne te njejten situate do te bien dhe me Shqiperine, pasi pervec eksperteve, marevshja duhet te ratifikohet ne parlament, dhe te nuk mjafton.
    Duhet dhe Presidenti i Shqiperise te miratoi ratifikimin e parlamentit.
    Jam i bindur se z Rama do te perpiqet te jete i kujdesshem ne kete drejtim, dhe kur te vije puna per te hedhur firmat, eksperienca e djeshme e jona dhe eksperianca e sotme nga rasti i Turqise, na meson se ka pune puna.
    E meqenese ka pune puna, ne nuk kemi asnje faktor shtytes qe te na detyroje ti bejme punet me vrap si te shkaterruar.
    Pasi ne nuk jemi as Egjipti as Gerqia qe shkuan dhe bene mareveshje piratesh, naten per gjithe naten.
    Ne jemi Shqiperia e Shqiptareve, dhe koha tia hedhesh shqiptareve me mareveshje piratesh ka vdekur.
    E ndersa Turqia perdor versionin; per memedhene me pushke dhe pene.
    Ne perdorim versionin; per memedhen me pene dhe pushke.
    E bazuar ne fjalen e urte: Punen e ben hapi, jo vrapi.
    Ne do i bejme punet ngadale ngadale, mbeshtetur ne kolltuk per shtate pale qejfe.
    Kusaret kane gjithnje axhale, dhe kerkojne te bejne mareveshje piratesh.
    Ne nuk kemi as axhale ( nevoje ti bejme punet me vrap) as jemi per mareveshje piratesh.
    Kush ka nevoje te beje mareveshje piratesh, le te shkoi naten per gjithe naten ne Egjipt, ne jemi Shqiperia e Shqiptareve.

  15. greqire says:

    @turkalvanos
    Ptuuuuuu, greqire shume i piset qe te vjen era kerme.

  16. D says:

    Sa per dijeni dua te theksoj se, insistimi qe bene shteti grek per te perfituar sa me shume hapsire detare prane brigjeve tona lidhet me nje argument shume te forte gjeotektonik qe eshte kontakti (perplasja) midis gjuhes platformike te Adriatikut me brezin e rrudhosur antiklinal Jonian, e cila drejt JL vazhdon me platformen Libiane. Pikerisht ne kete zone nga perplasja tektonike midis tyre jane krijuar shume blloqe tektonik me aftesi kurthimi per grumbullime hidrokarburesh ne shkembinjet karbonatik dhe trashesit terigjene, dhe si zone me nje aktivitet tektonik te zhvilluar ka lejuar migrimin e hidrokarbureve nga shkembinjet meme te thelle, qe nepermjet prishjeve tektonike, kane levizur drejt formacioneve me te reja duke i mbushur me nafte dhe gaz gjithe kurthimet e mundeshme dhe ne disa raste deri ne siperfaqe. Me eshte dhene rasti dhe kame punuar per studim te nje Vb nafte ne Turqi, qe eshte pikerisht ne kontaktin midis platformes arabiane dhe zagros belt (zone gjeosinklinale e rrudhosur). Atje Turqia ka zbuluar shume Vb nafte ne karbonate.
    Greqia nuk shquhet per zbulime dhe perspektiv kerkimi per nafte dhe gaz ne toke, megjithese ka industri perpunuse dhe tregetine e karburanteve te zhvilluar, importon dhe perpunon naften bruto per nevojat e vendit dhe eksport, por me sukseset qe ka ne zonen prane dhe ne shelfin detar i eshte rritur oreksi per kerkime te metejshme ne gjithe zonen bregdetare te saj.
    Ne 1980 ne zonen bregdetare Katakolo qe ndodhet ne vazhdimin JL te kontaktit tektonik te platformes adriatike me zonen e rrudhosur Jonike, greqia ka zbuluar nje Vb nafte ne toke, me duket ne depozitimet e Pliocenit dhe nuk e ka konturuar ate, por rreth vitit 2019 ata vendosen te vazhdojne konturimin e tij dhe vazhdimin e tij ne det dhe me objektiv te vazhdojne kerkimet ne gjithe pjesen lindore te Adriatikut, ku perfshihet dhe hapsira detare midis dy vendeve tona. Pra gjithe kjo zone ne shelfin detar ka perspektive per nafte dhe gaz, e cila vazhdon ne toke dhe det drejt VP, ne gjithe shtrirjen tone bregdetare. Por me sa duket qeverit tona nuk jane shume te interesuara per zhvillimin e naftes, sepse dhe Vb qe i kemi te gateshme ne prodhim, qe jane zbuluar ne dekada nga specialistet tane dhe me parat e popullit dhe qe sot duhet te sillnin fitime te medha per ekonomine e vendit, se bashku me minierat e kromit, bakrrit, hekur nikelit, etj., ja kane dhene falas ca te ashtuquajtureve koncensionar, te cilet jane bere bashkepronar me qeveritaret, politikanet, e deri larte te kreu i shtetit dhe kane 30 vjet qe po i shfrytezojne ato barbarisht dhe po e vjedhin te gjithe kete pasuri natyrore duke ndar fitimin bashke midis tyre. Dhenien e tyre gjoja me koncension dhe oligarkeve e filloj pak Fatos Nano dhe kulmoj me banden kriminale qeveritare PD+LSI te Berishes ne periudhen 2005 duke e perfunduar ne 2013. PS qe ne kete periudh ishte ne opozit, premtoi se do i shikonte dhe do i prishte te gjitha keto kontrata, por nuk e mori fare mundimin sepse ne kete pazar ka jo pak mafjoz edhe nga PS, dhe tani bene sikur nuk ka ndodhur gje dhe kur ndonje kompani eshte mjaftuar dhe nuk ka interes te shfrytezoj me ndonje vb dhe largohet, ajo i jep prape me koncension tek ca mafjoz te tjere dhe oligarke duke futur pas tyre njerzit e saj. Pra, e gjithe pasuria natyrore ka kaluar ne pasurimin e klases politike. Intelektualet, dhe specialistet e naftes, si dhe populli jane bere sehirxhinj dhe jane mashtruar ne gjithe kete periudhe 30 vjecare.

  17. Shpati says:

    Ja argumentat e Turqise:
    “Greqia nuk është një shtet arkipelag. Është kundër ligjit dhe juridiksionit ndërkombëtar që ishujt grekë, veçanërisht Meis, të kenë shelf kontinental”, theksohet më tej.
    Duke kërkuar të bllokojë të drejtat e ligjshme territoriale detare të Turqisë, Greqia nënshkroi marrëveshje të zonës ekskluzive ekonomike (EEZ) me Italinë më 9 qershor dhe me Egjiptin më 7 gusht.
    Ministria e Jashtme turke e ka dënuar këtë të fundit, duke pohuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë kufij detarë me njeri tjetrin dhe se marrëveshja e dates 7 Gusht 2020 është “e pavlefshme”.
    Ministria turke ka thënë se zona e shënuar në marrëveshje ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është raportuar në OKB nga ana e Ankarasë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje