Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Blushi shkruan në “Facebook” se “Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS”.
Sipas zëdhënësit të Metës, “Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS”.
Reagimi i Blushit:
Mos u tallni me Tao Taon!
Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.
Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.
Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!
Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!
Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!
Ky palo hajdut, se Presudent nuk e meriton te quhet per mua te pakten, ka qene pale me marreveshjen famekeqe te 2009. Per budallenj nuk na beni dot
Spo munem me e kuptue ket tao tao qe shpesh po e perdor ilir florini dhe lakejt e tij?
Ket Blushin e kan njoftun te tan qe asht kokrra e servilit dhe e hipokritit.
Po thone bre burra se per gru ky Blushi ka nje cike te bukur dhe lozonjare.
Rrnofte Edi Rama!
Posht te tan hajdutat si Like florini!