MISTERI: Kush janë 900 emrat e kandidatëve të PD-së dhe pse s'bëhen publik emrat e tyre?

28 Gusht 2020, 11:58Politika TEMA

Lulzim Basha premtoi hapje dhe transparencë, por duket se ka mbyllur në “bunker” listat e kandidatëve dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Përplasjet e para kanë filluar që ditën e djeshme, kur PD deklaroi se kishte mbyllur fazën e parë dhe nga katër mijë kandidatë, kishte lënë 900 prej tyre.

Janë mbi tre mijë emra të hequr dhe askush nuk ju jep arsyen pse, thjesht komisioni ka hequr ata që ka dashur dhe si ka dashur mbi vlerësimet e tyre personale.

Fjala vjen, se çfarë vlerësimesh mund të këtë zonja Papa, apo Mark Marku për kandidatët e Vlorës bashkë me Bujar Nishanin, as Luli se kupton pa le më tej të tjerët.

Kjo është vetëm një pikë, pra mos njohja e kandidatëve nga komisioni, reputacioni dhe vlerat e kandidatit në zona të caktuara, kur janë 4 mijë nuk mund t’i njohin pesë vetë që disa prej tyre shpesh kanë qenë “armiq” të PD apo kanë përplasje të forta me bazën.

Më tej lista me 4 mijë emra nuk u propozua kurrë. As nuk u publikua në faqen zyrtare të PD. Pra, kominioni në hije në një kohë mjaft të shkurtër, me një debat shterpë publik, as emrat në total nuk i bëri të ditura për demokratët.

Nuk mjaftojnë këto fakte, por edhe lista ishte totalisht një gënjeshtër publike, si shifra me katër mijë emra, që është një formalitet i pavlerë.

Asnjë nga emrat e kandidatëve në listë sipas qarqeve nuk u bë publike. Në Republikën e Re të Lulit nuk kanë kohë t’i kontaktojnë 900 emra dhe jo më t’i konfirmojnë dhe t’i bëjnë publike ata.

Lista nuk është transparente dhe askush nuk jep garanci se ajo nuk ndryshohet. As Genc Ruli nuk ka më garanci, që kur u ul në “prehërin” e ngrohtë të kunatit dhe gruas së Bashës që duheshin nxjerrë për leckash jashtë nga PD.

Kush janë 900 emrat e kandidatëve? Pse fshihen? Pse nuk bëhet transparente lista për çdo qark?

Argumenti është se do ketë fazë tjetër selektimi me më shumë kritere. Por se kush janë kriterët e tjera, askush nuk e thotë.

Pse nuk u vendosën këto kriterë për të gjithë që në fillim. Që në hapat kur emrat u propozuan apo në procesin e selektimit nga komisioni jo statutor.

Lista me 900 emra do pasohet nga një tjetër me gati 300, pra dhe kjo do pakësohet tre herë. Faza e parë e pazarit kaloi. Tani fillon faza e rritjes së pazarit. Në fund lista do kalojë ne duart e familjes dhe Lulit ku shifrat do jenë më të larta se ato që u thanë në 2017. Kuptohet me pretendimin se PD është më afër pushtetit.

Transparencë nuk ka, emrat nuk publikohen, kriteret nuk dihen, ndryshohen dhe përdoren standarte të dyfishta dhe të trefishta, baza propozon, komisioni Ruli-Mustafaj-Nishani-Marku-Papa spastrojnë, çfarë është ky proces?

Pazar jo njëherë me një listë, por me tre hapa dhe tre lista, kush jep më shumë del në Top Listë, të tjerët të presin ashtu siç thoshte njoftimi i djeshëm, të vijë pushteti të kapin ndonjë llokmë, sërish po i la kunati se jo vetëm lista, por edhe emërimet nga zyra tek Sheratoni do kalojnë.(CNA.al)

5 komente në “MISTERI: Kush janë 900 emrat e kandidatëve të PD-së dhe pse s’bëhen publik emrat e tyre?”

  1. Raul says:

    Sa ne merak jemi a jane ne liste antaret e bandes se molotovit, kryevagabondi Flamur Herman Geringu , Enkeled Alibajga, Paloqja, Klevis krrici i faros, Strazua me patllake, salianji homo, Aurrel nazist bylykderri nga Elbasani, Lefter hunderr maliq kokexhufka i biri i babait te teqese se kulmakut. Dhe vokshi gerdalla

  2. qytetari says:

    Fytyra maskarenjesh,ku ekspozohet hajduteria,vrasja,injoranca dhe pafytyresia e katundareve te shpelles dhe e skileve te qyteteve,ku dhe vet godinen,ku po ckermiten e kane te vjedhur.
    Vazhdon te jete nje vend i vertete Muti,ku bandat e shpellave,marrin vemendje dhe i paraqesin si parti,kur duhet tu tregohesh vendi prej vitesh.
    Dhe kur u zhduken nga kuvendi,kryeveziri,vazhdonte tja u bente nderet si me pare,duke i ftuar neper tryeza bisedimesh dhe duke u dhene rroga ne menyre te paligjieshme,nga parat e varferise shiptare.
    Megjithse nje zagar rrugesh fshati Salianji,ka shume kohe qe eshte denuar me burg,ai vazhdon te lehe rrugeve i pa trazuar si me pare.
    Dhe asnje reagim nga kampi i kryevezirit Rama,kur ne te njejten ketij te fundit i pelqen ta shpenzoje kohen e kryeministrit i nje vendi me probleme fondamentale, me alabake rrugesh,apo ne wc-tv si syri apo tek eni-legeni

  3. nord.al says:

    “Kush jane emrat”. Emrat nuk jane njerez por emra , pradaj thohet ‘cilet jane emrat”. A e more vesh mor gazetar injorant?

  4. qytetar says:

    Kujt i plasi per ti ditur . Njeri me llum se tjetri !!!!
    Llumi i shoqerise eshte mbledhur bashke ne nje Parti .

  5. Tani, ju shoqa Jozefina, duhet t’më kuptoni. Unë jam i ngarkuar nga partia ime, e cila ecën pa u lëkundur në teorinë Marksiste-Leniniste, dhe këtu dua të bëjë një parantezë,sepse Ju e dini që unë punoj dhe propagandoj këto teori, ka në plan të parë unitetin brenda partisë. Partia e di se cila je. Eshtë e vërtet që ju u larguat nga gjiri i partisë fizikisht, e kjo për faje te kryetarit,po në zemer e kini patur dhe e kini partinë. Partia jonë është zemërgjerë. Ajo të kritikon, por edhe të do. Ndaj për interesa të partisë dhe popullit,Ju, duhet të ktheheni në gjirin e saj. Kontributi Juaj në mbështetje të Sekretarit legjendar,Sali Berisha është i pa mohueshme dhe ai ka dhënë orjentimin që Ju të ktheheni. Qendrimi Juaj ,kundër elementit armik si Taulant Balla, është i vlerësuar, Por më i paharrueshëm për shokun Sali Berisha është qendrimi Juaj ,kundra personave tradhëtarë e komplotist brenda pushtetit tonë “popullor,” si Ina Rama. Ju jo vetëm nuk heshtët të paktën si heshta unë dhe shumë të tjerë,por e aprovat edhe ne sy të popullit me zë e figurë që ajo tradhëtare e komplotiste ishte lavire bulevrdi, si dhe ai kryetari i shtetit një horrë bulevardi. Kur ky horr bulevardi po pranon të kthehet në gjirin e partisë mëmë ,së bashku me Oketën, Biberajn, unë personalisht, si mund të qendroni Ju largë Partisë e cila po u reabiliton ? Markzizëm-Leninizmi na ka mësuar e na mëson që partia të kritikon ,por edhe të do, kur e sheh keq. Partia jonë ka zemër të madhe. Ajo po riabiliton hajdutët e drurëve të arrës, hajdutët e bankave, doganave, e jo ju që pronat i morët me drejtësi ,sepse sa futi dorën moderatorja në vazo,gogla e parë doli me emrin tuaj. Por ajo që Ju u bënë legjendare është “zbulimi” i dokumentit orgjinal për shpalljen e pavarsisë. Pavarsishtë se armiqtë, qoja histirian, qeshën,sepse ai dokument ishte ne arkivat e shteit, Ju mbetet për disa ditë një heroinë edhe në fushën e historisë PO ju e zbuluatë ama!. Ndaj, për nder të parisë, duhet të ktheheni, ashtu si po kthehem edhe unë. Madje nuk është sekret të të thëm se edhe Kastriot Islami ,i cili donte t’na cante kafkat ,ne e pranuam në gjirin tonë,dhe po mendojmë ta pranojmë.
    Ish- deputeti dhe Ministri i jashtëm
    Besnik Mustafaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje