Turqia filloi sot manovra të tjera ushtarake në Mesdheun Lindor që do të zgjasin dy javë, shenjë që tensionet mes Ankarasë dhe Athinës, lidhur me ndarjen e burimeve të gazit në këtë rajon, po vazhdojnë.
Në një njoftim nga qendta informative detare (Navtex) publikuar dje në mbrëmje, marina turke theksoi se do të kryente manovra nga 29 gushti deri më 11 shtator në një zonë që ndodhet në brigjet e qytetit të Anamur (në jug të Turqisë), në veri të ishullit të Qipros.
Ankara kishte njoftuar tashmë se këto manovra do të zhvilloheshin të martën dhe të mërkurën në një zonë që ndodhet më në lindje.
Këto manovra ushtarake po ndodhin në kontekstin e tensioneve të ashpra në Mesdheun Lindor, ku zbulimi i rezervave të mëdha të gazit këto vitet e fundit ka ringjallur një mosmarrëveshje territoriale të vjetër mes Turqisë nga njëra anë dhe Greqisë dhe Qipros nga ana tjetër.
Ankaraja dhe Athina kanë kryer këto ditët e fundit manovra rivale duke ngjallur shqetësimin e vendeve europiane.
Ja argumentat e Turqise:
“Greqia nuk është një shtet arkipelag. Është kundër ligjit dhe juridiksionit ndërkombëtar që ishujt grekë, veçanërisht Meis, të kenë shelf kontinental”, theksohet më tej.
Duke kërkuar të bllokojë të drejtat e ligjshme territoriale detare të Turqisë, Greqia nënshkroi marrëveshje të zonës ekskluzive ekonomike (EEZ) me Italinë më 9 qershor dhe me Egjiptin më 7 gusht.
Ministria e Jashtme turke e ka dënuar këtë të fundit, duke pohuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë kufij detarë me njeri tjetrin dhe se marrëveshja e dates 7 Gusht 2020 është “e pavlefshme”.
Ministria turke ka thënë se zona e shënuar në marrëveshje ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është raportuar në OKB nga ana e Ankarasë.