India regjistron 1.021 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, Brazili 855, Meksika 552

29 Gusht 2020, 10:22Bota TEMA

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.021 vdekje, në Brazil 855 dhe në Meksikë 552, transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 3.463.973, ndërsa me 1.021 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 62.550.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.648.999.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 43.412 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.804.803 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 119.504 me 855 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.976.796.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 552 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 63.146. Ndërkaq, me 5.824 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 585.738.

Deri më tani, në vend janë shëruar 404.667 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

1 komente në “India regjistron 1.021 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, Brazili 855, Meksika 552”

  1. Laberia ime says:

    62 mij persona jane vetem 0000,3% e popullsise qe ka vdekur nga “pandemia” juaj ne indi.. i bie qe te ken vdekur rreth 9 mij veta ne muaj 300 veta ne dite ne nje popullsi me 1 miliard e 400 milion banor..a e dini ju se sa vdesin ne indi per nje vit nga uria apo nga shoqe te shkaktuara nga uria? Ua them une dhe po te doni verifikojeni ..Ne indi vdesi nga uria 2500000 veta çdo vite qe do te thote125000 veta çdo muaj, qe do te thote mbi 4000 veta ne dite mor shk…ta..nqs duhet shpikur ndonje vaksin, eshte “vaksina” kunder urise mor u q..sha pragun…Bill me terrorizem mor prak..ra..un flash me nr jo me krllqe si ju qe kerkoni te tmerroni njerezit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje