30 Gushti- Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve, Balla kujton intelektualin Ukshin Hoti

30 Gusht 2020, 23:21Politika TEMA

Me rastin e 30 Gushtit, ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar intelektualin dhe profesorin e zhdukur, Ukshin Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Sipas Ballës, Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare dhe personave të tjerë të pagjetur është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3298574603521451&id=283447241700884

1 komente në “30 Gushti- Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve, Balla kujton intelektualin Ukshin Hoti”

  1. shqiptari says:

    Postimet i keni te bukura por nga ana tjeter i sherbeni me zell te madh te gjithe armiqve te Shqiperise.Eshte e sigurt se ju vete jeni te sigurte persa kohe i sherbeni grekut dhe serbit por keni shitur interesat kombetare dhe keni dhene ndihmen tuaj ne denigrimin e popullin shqiptar .Nuk e di nese nje shqiptar i mire dhe patriot mund te kaperdije dhe te harroje masakrat serbe dhe greke ne te pafajshem dhe banore autoktone.Si mund te harrohen barbarite e kesaj fare te ndyre qe spastroi etnikisht shqiptaret nga trojet e tyre ne Cameri,Kosove,Mal te Zi ,Maqedoni duke pasur natyrisht edhe ndihmen e Europes KURVE qe gjithmone ka qene indiferente dhe moskokecarese.BOJKOTONI MALLRAT SERBE DHE GREKE nese e doni Shqiperine dhe kombin shqiptar.Eshte e vetmja gje qe na ka ngelur sepse politikanet tane jane frikacake dhe te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje