Steinmeier: Sulmi ndaj Rajhshtagut, sulm në zemër të demokracisë gjermane

30 Gusht 2020, 16:41Bota TEMA

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi ashpër sot sulmin ndaj ndërtesës parlamentare të Rajhshtagut të shtunën në mbrëmje.

“Flamujt e Rajhut dhe tërbimi ekstremist i krahut të djathtë përpara Bundestagut gjerman janë një sulm i padurueshëm në zemër të demokracisë sonë. Ne kurrë nuk do ta pranojmë këtë. Demokracia jonë jeton”, tha Steinmeier.

“Kushdo që është i zemëruar me masat kundër koronavirusit në Gjermani ose dyshon në domosdoshmërinë e tyre mund ta shprehë këtë, edhe në publik, madje edhe me protesta, por mirëkuptimi im përfundon kur protestuesit kapen pas vargonjve të armiqve të demokracisë dhe politikanëve provokatorë”, shtoi ai.

Steinmeier falënderoi oficerët e policisë, të cilët, sipas tij vepruan jashtëzakonisht të kujdesshëm në një situatë të vështirë.

1 komente në “Steinmeier: Sulmi ndaj Rajhshtagut, sulm në zemër të demokracisë gjermane”

  1. Raul says:

    Ky sulm eshte i ngjashem me sulmin e grupit naziskin te komanduar nga kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu kur dogji deren e kryeministrise me molotov vjet ne protestat e dhuneshme te opozites rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje