Një e treta e vajzave të reja në moshën 11 deri 21 vjeç nuk postojnë një ‘selfie’ në rrjetet e tyre sociale pa modifikuar pamjen e tyre. Këtë thotë një studim i kryer së fundmi.
Sipas “The Independent”, sondazhi zbuloi se 33% e të anketuarve fshinin ‘selfiet’ e tyre pasi t’i postonin, nëse nuk do të merrnin sa duhet reagime pozitive.
Gjithashtu se rreth 40% e të anketuarve dëshironin që të dukeshin edhe në realitet si në fotot e tyre në internet.
Rezultatet e studimit nxorën në përfundim se koha e madhe në internet, e shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve joreale të individëve në rrjetet sociale, po përkeqëson gjendjen psikologjike të të rinjve.
Presin deri sa ta lyejne futyren me dy gisht krem.
Kur ngrihen ne mengjes largohesh i tmerruar eshte krejtesisht nje surrat tjeter.
Rrofte kremi