"A mund ta kuptojë i dashuri im nëse jam apo jo e virgjër?", gazetarja shqiptare analizon pyetjen

29 Gusht 2020, 21:15Lifestyle TEMA

Nga Zhaklin Lekatari 

Sado që më ka dala goja nga vendi duke treguar për himenin apo konceptin e virgjërisë, më duket sikur jemi ende në vend.

Inboksi mbushet me pyetje apo me mesazhe të kësaj natyre: “ Jam e virgjër ?”, “Do ta dallojë nëse jam/s’jam ?”, “ Nuk më doli gjak herën e parë ai do më çojë te gjinekologu”. Më thënë të drejtën këto mesazhe me zemërojnë dhe jo sepse nuk e kuptoj ambientin arkaik dhe patriarkal ku jeni rritur dhe rriteni; por nuk arrij të kem asnjë pikë empatie për mungesën e iniciativës, kurajos, vullnetit, luftës, reagimit për të zhbërë këtë realitet, për të qënë vetja, për të kërkuar më shumë për veten.

Prandaj edhe njëherë e kam me merak të ju them që virgjëria është një concept simbolik i lidhur më shumë me mungesën e eksperiencës seksuale sesa me integritetin e një pjese të trupit, himenit. Ky prolog është çelësi i leximit dhe i gjithë shpjegimit që do bëj tani. Ndryshe nga ajo që kemi besuar apo që ende vazhdojmë të besojmë, nuk ka shenja fizike nëpërmjet të cilave mund të themi me siguri që një vajzë është e virgjër. Mbas raportit të parë seksual nuk ka një çarje të himenit dhe jo gjithmonë humbje gjaku, faktorë që në imagjinatën kolektive asociojmë me humbjen e virgjërisë.

Për të sqaruar edhe njëherë argumentin, himeni është një ind që rrethon dhe mbulon pjesërish hapjen vaginale ( hyrjne vaginale), dukja dhe dimensionet e të cilët ndryshojnënga gruaja në grua. Mendoni që janë përshkruar deri tani 7 lloje të ndryshme himenesh (1). Për të bërë një shembull, disa prej tyre kanë formë të rrumbullakët më një hapje në qendër ( himeni anular); të tjerë kanë një formë linerare dhe duket sikur e ndajnë në dy pjesë hyrjne vaginale; disa të tjerë mund të kenë hapje të vogla dhe në raste të tjera megjithëse shumë të rralla nuk ka asnjë hapje dhe për këtë arsye duhet një ndërhyrje kirurgjike sepse përndryshe do kishim problem dhe me gjakun menstrual.

Himeni mundet pak ose shumë, të modifikohet, të zhbëhet me penetrimin e gishtave, me tamponat e brendshëm, me lodra seksuale, aktivitete sportive, varet nga tipologjia e himenit. Jo vetëm nga tipologjia, por dhe nga elasticiteti dhe fleksibiliteti që ka. Për ta bërë më të qartë, himeni që ka një hapje qëndrore është aq elastik sa të modifikohet gjatë penetrimit, ndersa ai me dy hapësira, në njërën prej tyre mund të lejojë pikërishr pentrimin e gishtave, lodrave seksuale apo dhe tamponit.

Imagjinoni që në një studim të bërë mbi vajza të cilat nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale apo penetrim vaginal, të cilat i janë nënshtruar disa analizave për të vlerësuar konditat e himenit, vetëm në 57% të rasteve mjekët ishin të sigurt që himeni ishte i paprekur (2). Këto të dhëna na tregojnë që shumë gra, edhe se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale vaginale, nuk shqafin që himene të dukshme dhe në shumë raste nuk është e mundur të tregosh nëpërmjet një kontrolli nëse vajza ka pasur apo jo raporte me penetrim. Për të forcuar edhe më shumë këtë, në një sondazh nxori në pah që 63% e vajzave dhe grave të intervistuara nuk kishin pasur gjakderdhje në raportin e parë vaginal me penetrim (3).

Prandaj, në këtë pikë është e rëndësishme të nënvizojmë që është e mundur për një grua, që nuk ka pasur eksperienca të tjera seksuale vaginale me penetrim, të mos ketë gjakderdhje ( për shkak të tipologjive të himenit që përmenda më sipër), kështu sikurse është e mundur që një grua që ka pasur eksperienca seksuale, të gjakoset mbas raportit seksual ( gjakderdhja mund të ndodhë për shkak të një gjendje mjekësore ose për shkak të dëmtimeve të vogla të shkaktuara nga gishtat ose objekte të tjera).

Si përfundim e gjithë kjo panoramë mbi himenin dhe karakteristikat e tij mund të përmblidhet në një përgjigje: në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka shenja fizike që tregojnë nëse një grua është apo jo e virgjër.

Mendoj që ka ardhur momenti që të braktisim një herë e përgjithmonë këto ide të gabuara mbi atë çka duhet të ndodhë gjatë raportit të parë sekual me penetrim vaginal. Ky është thjeshtë një vleresim seksist i cili lidh moralin dhe meritat apo vlerat e një gruaje me aftësinë për të vërtetuar “virgjërinë e saj”.(tabu.al)

8 komente në ““A mund ta kuptojë i dashuri im nëse jam apo jo e virgjër?”, gazetarja shqiptare analizon pyetjen”

  1. Plutoni says:

    Po ti kurve je e virgjer ?
    Nese po ,kur dhe ku ka ndodhur ?

  2. Ti mekatar ,
    qe kurr s’u terhoqe ,
    se ngritur Tabu,
    aty ku takohet Adomi me Emma-n
    ne Parajsen e premtuar .?
    Oh ti flak mbi pishtar,
    tiiiiiiiiiiiiii deshir e marre ,
    rrembem ne ate qiell

    ohhh duuu…

    { “Gottes Himmel ”
    läss die geheimnise der vergangeheit begraben
    und tief in unsere Lust versinken …}
    – tha Zoti dhe i largua i trishtuar nga ai stan ?

  3. Dada says:

    Une jam e mendimit qe te behet me ligj ,ne momentin qe te lind vajza mjeku ta prish himenin. Ne kete menyre do te hiqet kjo e zeze qe vajzat i duan te ndershme hahaha se djeme ka ….. te lutem ju qe keni shkruar kete teme dergojeni kete mendimin tim tek ligjivensit. Me kete ligji do jene dakorte te gjithe qytetaret dhe djeme me europiane.

  4. lavdosh says:

    Jam kunder konceptit, por me duket se kjo gazetarja nuk eshte specialiste e fushes te gjykoje mbi himenin
    Perkthimet e google nuk te bejne ekspert

  5. Molla e dijes says:

    A sa bukur! EUREKA! Ja, e gjete edhe ti Zhaklin justifikimin për virgjërinë. Tani e tutje, vajza e gra pallohuni sa të doni, fusni te pusi ça të gjeni, dhe po ju kërkuan ku e keni virgjërinë dhe pse nuk doli gjak, i thoni që keni tipin e himenit (cipën) që hapet e mbyllet pa u çarë, pa u gjakosur, pra që keni lindur me fat. E kështu do e hanë të gjithë idiotët e radhës! Me këtë zbulim o Zhaklin, ti i dhe një shpresë edhe kurvave që të martohen. Por, a mund të hiqesh kot si e virgjër në Shqipëri? A mendon se ka akoma budallenj që e hanë sapunin për djath? Në Shqipëri ku të gjithë merren me thashetheme dhe me hallet e tjetrit, ku edhe muret kanë veshë? Edhe nqs ka burra të tillë, ndoshta e bëjnë nga halli (se mund ta kenë lënë shtatëzanë e pastaj e merr për grua, kujt i plasi për virgjërinë), apo nga interesi. Se qëllon që psh femrat, gratë në Shqipëri, çuditërisht çajnë në karierë shumë shpejt dhe arrijnë poste të larta e kështu “harrojnë” të martohen. Meshkujt sorrollaten të shkretët dhe i ngjisin ato shkallët shumë shumë shumë avash ose hiç fare. Gratë, kujtohen për burrë kur psh venë 35 vjeç supozojmë, dhe hiqen si të ndershme, sikur s’kanë vajtur me asnjë. Pra, kanë arritur gjërat e tjera në jetë, karrierën, një punë të mirë të mirëpaguar, kanë blerë edhe shëpi pse jo, kanë makinë. Tani ju mungon vetëm burri që të kompletohen. Kurse burrit i mungojnë shumë gjëra, supozojmë një punë e mirë, s’ka shtëpi në pronësi, rri me qera që e paguan nga rroga jo e lartë, s’ka makinë etj. Burrit psh nuk i kanë munguar rastet për tu martuar, po kë të merrte? Një grua të ndershme e varfër por që nuk ka pasur ndonjë mbështetje dhe ndoshta është papunë edhe pse mund të jetë vajzë e mirë? Të rrinë të dy si “due cuori in una capanna”? Apo të marri këtë mignottën 35 vjeç që ka çarë me bythë dhe i bie këmbës “o marr edhe burrë, o rashë e vdiqa”!
    Si thua ti Zhak? Më mirë të ndershëm në një kasolle? Apo më mirë jepi nderin kurvës dhe futu kollovar e duro pordhët e saj dhe ndoshta edhe dashnorët e saj “te dollapi”? Për një gjë jam dakord. Që po u bë kulturë kjo punë, që bridh me kë të pëlqejë se ka shumë mundësi që mund të ngecësh diku, atëherë meshkujt nuk kanë nga ja mbajnë se të gjitha do jenë njësoj. Pastaj diferenca do jetë kush ka gruan më të bukur apo më të pasur, apo kush ka pasur dashnorë më pak! Në këtë moment vijmë te shprehja: burrat nën hije lozin e kuvendojnë, pika që s’ju bie se gratë ua pallojnë!

  6. Bazarhesap says:

    Kjo jo vetem qe eshte sh sh sh kurve,po ka qene edh nje peciste e ndyre!

  7. xhoxhi says:

    Po çfarë rëndësi ka je apo jo e virgjër?Sot deri sa të martohen bashkëjetojnë me disa meshkuj që do të thotë askush nuk mer vajzë të virgjër.Puna sot është që edhe pas martesës prap nuk je i sugurt se ta dreth apo jo gruaja sepse kur ka shkuar me disa me ndonjë edhe do shkojë përsëri.Pastaj sot ku ka familje?Martohen sot ndahen pas një jave.Kjo është jeta sot jetë e pakuptimtë fare,

  8. Mira says:

    .Ky problem duhet te marre fund dhe te gjitha vajzat dhe prinderit e tyre te rrine te qete. Kjo eshte nje plage e shqerise sone. Duhet me ligj qe ne momentin e lindjes se vajzes te prishet himeni nga mjeket. Ne kete menyre merr fund njehere e mire kjo plage te djemeve te ” ndershem”. Ju gazetare qe e trajtoni shume mire kete fenomen ngrihe zerin te shkoj ne parlament ,kot mundoheni ti mbyshin mendjen jo keshtu apo ashtu himeni. Thjeshte shkurt kjo te mare fund qe ne momentin e lindjes duke hequr flksimin e djemeve dhe clirimin e vajzave dhe prindeeve. Me kete inisiative do te jene 100% e qytetareve. Mbyllim nje plage.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje